
Një debat i ri është hapur në Kuvend lidhur me procesin e votimit të marrëveshjes për huanë prej “302 milionë dollarësh”, pasi rezulton se vetëm një pjesë e deputetëve që votuan ratifikimin e saj kishin akses dhe ishin konsultuar me dokumentin.
Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit për konsultimin e marrëveshjes janë firmosur nga vetëm 27 deputetë nga 140 anëtarë të Kuvendit.
Nga këta, 8 deputetë të opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe Ekonomisë, nuk morën pjesë në votimin në seancë plenare, pasi kundërshtuan zhvillimin e seancës brenda së njëjtës ditë duke e konsideruar atë antikushtetuese.
Për rrjedhojë, sipas këtij informacioni, vetëm 19 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste që kishin nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit morën pjesë në votimin për ratifikimin e marrëveshjes.
Deputetët që rezultojnë të kenë pasur akses në dokument janë: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi dhe Admir Kadeli.
Sipas kritikëve të këtij procesi, fakti që shumica e deputetëve kanë votuar pa pasur akses paraprak në marrëveshje ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe mënyrën e shqyrtimit parlamentar të dokumentit.
Ndërkohë, mazhoranca ka mbrojtur procedurën e ndjekur, duke argumentuar se marrëveshja është trajtuar sipas rregullave të përcaktuara dhe se informacioni i kufizuar lidhej me natyrën konfidenciale të dokumentit.
Skandali, vetëm 19 nga 74 deputetët që votuan ratifikimin e marrëvesjes për huanë 302 milion dollar, rezultojnë se janë konsultuar me marrëveshjen.
55 deputetë votojnë pa ditur se çfarë po votojnë.
Sipas informacionit zyrtar të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit i kanë nënshkruar vetëm 27 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 deputetë gjithësej. Nga këto janë 8 deputetë të opozitës, anëtar në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim në seancë plenare më pas, për shkak se kanë konsideruar që mbledhja e senacës Brenda të njëjtës ditë është antikushtetuese.
Për pasojë, vetëm 19 deputetë të Grupit Parlamentar të PS, konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi, Admir Kadeli.