Aktualitet

Boçi në Fier: Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi, pushteti vendor duhet tu rikthehet qytetarëve

Boçi në Fier: Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi,

FIER- Në Fier u zhvillua sot takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, organizata joqeveritare dhe deputetë. Në fjalën hapëse, bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, theksoi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar në përfaqësim, në ofrimin e shërbimeve dhe në garantimin e autonomisë vendore.

Boçi deklaroi se Fieri ka qenë një nga qarqet që nuk e ka pranuar ndarjen territoriale të vitit 2014 dhe se ekzistojnë kërkesa legjitime për një riorganizim të ri administrativ. Sipas tij, një reformë territoriale nuk mund të ndërtohet në zyrat e qeverisë apo mbi variante të paracaktuara politike, por duhet të bazohet tek dëgjimi i qytetarëve dhe nevojat reale të komuniteteve.

Ai kujtoi se projekti fillestar i reformës së vitit 2014 parashikonte 46 njësi vendore, por më pas u ndryshua në 61 bashki “për arsye politike”, duke e cilësuar atë një “hartë politike” dhe jo një reformë në funksion të qytetarëve.

Boçi ngriti shqetësimin se reforma ka sjellë dobësim të përfaqësimit lokal dhe mungesë të llogaridhënies, ndërsa diferencat në shërbime mes qendrave urbane dhe zonave rurale janë thelluar. Duke iu referuar edhe raporteve të SIGMA-s, ai theksoi se qytetarët në zonat rurale marrin shërbime më të dobëta dhe më larg standardeve të kërkuara.

Në fjalën e tij, ai lidhi problematikat e pushtetit vendor edhe me fenomenin e shpopullimit dhe emigracionit, duke argumentuar se mungesa e një pushteti vendor efikas ka ndikuar në largimin e qytetarëve nga zonat rurale dhe nga vendi.

Boçi kritikoi gjithashtu mungesën e decentralizimit real dhe autonomisë financiare për bashkitë, duke theksuar se hendeku mes bashkive të mëdha dhe atyre të vogla është thelluar pas reformës së vitit 2014.

Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve që diskutimi të mos shihet si një debat politik, por si një proces për t’i afruar pushtetin vendor qytetarëve dhe për të ndërtuar bashki më funksionale, me kompetenca të qarta dhe autonomi financiare reale.

Luçiano Boçi: Faleminderit të dashur qytetarë të Fierit, të nderuar deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe organizatave joqeveritare.

Është kënaqësi që gjendemi bashkë në këtë diskutim. Jo bashkë me Partinë Socialiste, por bashkë me ju qytetarët. Ne kemi piketat tona, të cilat nuk ngjasojnë me ato të PS-së.

Sot jemi në qarkun e Fierit, një nga qarqet më të mëdha në Shqipëri, me potencial të jashtëzakonshëm bujqësor, historik dhe industrial. Fieri ka qenë një nga qarqet që nuk e ka pranuar ndarjen territoriale të vitit 2014, pasi këtu ka kërkesa për një ndarje të re administrativo-territoriale. Ne jemi këtu për t’i dëgjuar këto kërkesa, të cilat janë legjitime dhe të domosdoshme.

Një reformë territoriale nuk realizohet në zyrat e qeverisë dhe nuk mund të jetë një vendim i paracaktuar politik, siç ndodhi kur u hodhën variante të gatshme. Kjo reformë nuk mund të ndërtohet vetëm teknikisht nga një komision me përbërje teknike dhe politike. Teknikët mund ta kishin shumë të lehtë ndërtimin e një harte, por ajo do të ishte e pamjaftueshme nëse qytetarët nuk do të dëgjoheshin.

Unë mendoj se mendimet tuaja do të dëgjohen dhe do të merren parasysh, sidomos nga ana jonë si Parti Demokratike.

Kjo sallë ka tension dhe e kuptoj pse. Ne e dimë që reforma territoriale e vitit 2014 dështoi. Sfida nuk është krahasimi me periudhën para saj, por me objektivat që ajo kishte vendosur për veten. Reforma e vitit 2014, një ditë përpara votimit në Kuvend, kishte 46 njësi vendore dhe më pas u bë me 61 për arsye politike. Pra, ishte një hartë politike.

Kjo është një nga arsyet pse Partia Demokratike e ka kundërshtuar vazhdimisht, sepse ne dimë që kjo reformë ka dështuar në shumë nivele, sidomos në nivelin e përfaqësimit. Shumë komunitete janë larguar nga përfaqësimi dhe pushteti vendor nuk është më një instrument llogaridhënieje.

Më parë, llogaridhënia vinte nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarin. Sot ka një diferencë shumë të madhe, e vërtetuar edhe nga raportet e SIGMA-s, mes shërbimeve që ofrohen pranë qendrave urbane dhe atyre në zonat rurale. Shërbimet nuk janë në standardin që duhet të ishin dhe kjo ka sjellë pasoja të forta për zonat rurale. Fieri e vuan një gjë të tillë.

Shpopullimi ka prekur si veriun ashtu edhe jugun e vendit. Natyrisht në Shqipëri kemi migracion të brendshëm, por shumë qytetarë po largohen edhe jashtë vendit dhe kjo lidhet edhe me mungesën e një pushteti vendor efikas. Një pushtet vendor funksional do të ofronte më shumë për qytetarët.

Në Fier situata është e njëjtë. Lexova një statistikë që tregonte se lindshmëria ka rënë ndjeshëm, sidomos në këtë qark.

Pas reformës së vitit 2014, bashkitë e mëdha kishin më shumë të ardhura, ndërsa bashkitë e vogla më pak. Ky hendek është thelluar, sepse qeveria nuk ofron modelin gjerman të financimit vendor, por vetëm një përqindje të vogël të GDP-së. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e pushtetit vendor.

Sot kemi një demokraci të rrënuar në pushtetin lokal, pasi mungon autonomia financiare dhe decentralizimi real. Kërkesat kryesore të Europës lidhen me mjedisin, korrupsionin dhe raportin mes Parlamentit dhe ekzekutivit, jo vetëm me pushtetin vendor. Këto dëgjesa zhvillohen për t’ia afruar pushtetin vendor qytetarëve.

Ajo që ekziston sot në Shqipëri është tensioni territorial. Njerëzit duan të riformatojnë territorin dhe kërkojnë bashki të forta, funksione të qarta, kompetenca të qarta dhe autonomi financiare reale.

Ndarja e vitit 2014 ishte politike dhe jo në funksion të qytetarëve. Ka tension sepse opozita u la jashtë procesit dhe sepse janë hedhur variante që synojnë rritjen e numrit të bashkive në Fier dhe në gjithë Shqipërinë. Bashkitë e mëdha mund ta kenë zgjeruar territorin, por kanë larguar dhe zbehur pavarësinë lokale.

Prandaj, të dashur miq, kërkoj që mendimet dhe fjalët tuaja të mos jenë në raport me politikën, por me qytetarin. Duhet sinqeritet dhe guxim për t’i dhënë Shqipërisë një pushtet vendor real, që i shërben jetës së qytetarëve dhe përmirësimit të jetës së tyre, në mënyrë që ata të qëndrojnë në territoret ku banojnë.

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale