Aktualitet

Analiza: Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje, por pse?

Analiza: Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në

Më shumë se çdo i treti i burgosur në Kosovë është nën moshën 30-vjeçare. Të dhënat, të publikuara në fund të prillit në kuadër të Indeksit të Pjesëmarrjes së Rinisë, tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të të rinjve në shërbimin korrektues në të gjithë rajonin. Për Ferid Murselin nga organizata Demokracia për Zvhillim (D4D) - që grumbulloi të dhënat zyrtare për Kosovën për këtë raport - këto shifra nuk tregojnë vetëm për sistemin penal.

“Në vendin tonë, çdo ditë themi që ‘ky vend ka rini’, ‘rinia është e ardhmja’, por në fakt kjo tregon saktë se ku qëndron rinia, qoftë në dimensionin politik, social ose ekonomik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Burgjet po reflektojnë një problem më të thellë social”

Përveç shkallës së lartë të të rinjve në burgje, Kosova renditet dobët edhe në tregues të tjerë që lidhen me jetën e të rinjve. Rreth 35 për qind e të rinjve në Kosovë janë jashtë arsimit, punës dhe trajnimeve - niveli më i lartë në rajon. Kosova ka, po ashtu, shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së të rinjve në fuqinë punëtore. 

“Është një numër shumë i lartë”, thotë Murseli. “Nëse ke papunësi të madhe, atëherë ka gjasa më të mëdha që të rinjtë të jenë të përfshirë në faktorë negativë”.

Ai argumenton se institucionet duhet të investojnë më shumë në reforma arsimore, orientim në karrierë, shkolla profesionale dhe aktivitete komunitare për të rinjtë.

“Duhet të ketë më shumë qendra rinore funksionale, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike, në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen alternativa pozitive”, thotë Murseli.

Edhe sociologia Donika Gashi nga Instituti Musine Kokalari e sheh këtë statistikë si pasojë të faktorëve më të thellë socialë.

“Kjo shifër nuk mund të lexohet thjesht si çështje kriminaliteti, por si simptomë e pasigurisë ekonomike, dështimit arsimor dhe margjinalizimit social”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. 

Sipas saj, shumë të rinj hyjnë në konflikt me ligjin pasi nuk arrijnë të gjejnë punë të qëndrueshme, mbështetje psikologjike ose shërbime komunitare.

“Nëse një i ri nuk është në punë, nuk është në arsim dhe nuk sheh rrugë për përparim, sistemi e takon shumë vonë, kur ai tashmë ka hyrë në konflikt me ligjin”, thotë Gashi.

“Të rinjtë trajtohen si numra”

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë nëse ka ndonjë plan për ta trajtuar këtë fenomen, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Ngjashëm, as Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk i ka dhënë REL-it leje për vizitë në Qendrën Korrektuese për të Mitur, që ndodhet në Lipjan.

Gjatë një vizite para disa viteve, dy të rinj kishin treguar për jetën e tyre brenda mureve të këtij institucioni, në izolim. 

Të dy mezi prisnin lirimin dhe kthimin në shoqëri, por psikologia Fjolla Ibrahimi kishte lënë të kuptohet se ai kthim mund të mos jetë shumë mikpritës.

“Sfidat kryesore që hasin ish të burgosurit në riintegrim, janë mospërputhshmëria me personat e tjerë në rrethin ku ata do të jetojnë, gjetja e një pune permanente, e cila sjell të ardhura, shëndeti i tyre mendor pas daljes nga burgu, si dhe paragjykimi, i cili vjen nga të tjerët”, kishte thënë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Efektet negative që sjell izolimi i të rinjve në një kohë të rëndësishme për zhvillimin e tyre, si në adoleshencë, bëjnë që organizata amerikane Juvenile Law Center të kërkojë zhdukjen e institucioneve të tilla për të mitur.

Kate Burdick, avokate në këtë organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se izolimi, kontrolli i vazhdueshëm dhe shkëputja nga mbështetja familjare ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin emocional të të rinjve.

“Po flasim për fëmijë dhe të rinj, truri i të cilëve ende është në zhvillim. Kjo është një periudhë kur ata kanë nevojë për mbështetje, jo për trauma shtesë”, thotë Burdick.

Sipas saj, edhe në institucionet ku nuk ka dhunë fizike, vetë ndarja nga familja dhe komuniteti është problematike.

“Ata trajtohen si numra dhe shkëputen nga njerëzit që përbëjnë identitetin dhe mbështetjen e tyre”, thotë Burdick. “Pyetjet që dëgjojmë më shpesh janë: ‘Si mund të flas më shumë me nënën time?’ ose ‘Si mund të mos e humbas ditëlindjen e motrës?’”.

Sipas saj, alternativa më efektive janë programet komunitare, mentorimi, terapia dhe drejtësia restauruese.

“Kërkimet tregojnë se alternativat ndaj burgimit janë më efektive në uljen e recidivizmit sesa izolimi i të rinjve në institucione”, thotë Burdick.

Kosova nuk mban statistika për shkallën e recidivizmit në vend.

Sistemi më shumë ndëshkues sesa parandalues?

Sipas Donika Gashit, në letër, Kosova ka politika parandaluese. Por, në realitet, thotë ajo, sistemi vazhdon të funksionojë ndryshe.

“Kjo do të thotë se institucionet aktivizohen pasi dëmi ka ndodhur: policia, prokuroria, gjykata dhe më pas sistemi korrektues”, thotë ajo.

Parandalimi i vërtetë, sipas Gashit, duhet të ndodhë shumë më herët: në shkolla, familje, qendra për punë sociale dhe shërbime të shëndetit mendor.

“Duhet të kalojmë nga logjika ‘ta dënojmë’ te logjika ‘ta ndërpresim ciklin’”, thotë Gashi.

Ajo argumenton se për veprat më pak të rënda, sidomos për kryesit për herë të parë, duhet të përdoren më shumë masa alternative, si puna në dobi të komunitetit, trajtimi i varësive dhe kthimi në arsim.

“Drejtësia nuk përfundon me shqiptimin e dënimit, por me sigurimin që personi të mos e përsërisë më të njëjtën vepër”, thotë ajo./REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale