“Radikale e vetëdijshme, funksionare neofashiste”, analiza e DW: Kush është Giorgia Meloni? Nuk ka dalë nga hiçi, prej vitesh përgatitet për t’u bërë kryeministre - Aktualitet
Aktualitet

“Radikale e vetëdijshme, funksionare neofashiste”, analiza e DW: Kush është Giorgia Meloni? Nuk ka dalë nga hiçi, prej vitesh përgatitet për t’u bërë kryeministre

Ekstremistët e djathtë të “Fratelli d‘Italia” kryesojnë me 22 përqind sondazhet, nga katër përqind në vitin 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet e para grua kryeministre e Italisë.

Një pllakatë dhe një kurorë e vyshkur të kujtojnë në Via della Scrofa në Romë, jo larg selisë së parlamentit në qendrën historike, luftëtarin e rezistencës antifashiste Alberto Marchesi. Më 1944 ai u ekzekutua nga SS gjermanë në shpellat Adreatine. Kjo pllakë përkujtimore ndodhet majtas portës së madhe me harqe në palazzo-n e lyer me të verdhë. Majtas saj ndodhet një pllakatë fare e vogël peçiklasi, që tregon selinë e partisë neofashiste “Fratelli d’Italia” në këtë ndërtesë. Një koinçidencë e habitshme kjo e këtyre pllakatave pranë njera-tjetrës.

Në Via della Scrofa 39 që nga viti 1946 kanë pasur selinë partitë neofashiste. Fillimisht lëvizja MSI, pas saj aleanca kombëtare dhe tani Fratelli d’Italia, që është emërtuar sipas vargut të parë të himnit kombëtar të Italisë. Giorgia Meloni, kryetarja e partisë, i ka kushtuar shumë rëndësi të qendruarit në këtë ndërtesë historike, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit e ish-udhëheqësit fashist Benito Mussolini. Ajo sipas të dhënave të veta ka një qendrim të përcaktuar ndaj historisë: vazhdimisht në intervista Meloni thotë, se „diktatori Mussolini ka „qenë një personalitet i shumëanshëm”. Nën Mussolinin ka pasur edhe gjëra të mira, vazhdon të jetë edhe sot mendimi i disa italianëve.

Pak distancë

Meloni nuk ka një distancim nga fashizmi. Në autobiografinë e saj ajo shkruan, se është e vetëdijshme, që politikisht po ecën në një fushë të minuar: “Ne jemi fëmijë të historisë sonë. Të të gjithë historisë sonë. Si për të gjitha kombet e tjera rruga jonë është ajo që ne kemi përshkuar, komplekse, shumë më e ndërlikuar, nga sa ne duam ta tregojmë.” Vetëm kultin e udhëheqësit të fashizmit e refuzon kryetarja e partisë, shkruan ajo më tej. Një simbol i fashistëve është vazhdimisht i pranishëm, kur Giorgia Meloni p.sh. jep konferenca shtypi në selinë e partisë.

Pas saj qendron logoja e Frateli d’Italia: një flakë e stilizuar me ngjyrat italiane. Kjo flakë e përjetshme në kuptimin figurativ flakëron në varrin e Mussolinit.

“Unë s’kam asgjë, për t’u shfajësuar në jetën time. Por në një nga tre diskutime televizive më këkrohet të flas për historinë dhe jo për politikën aktuale. Kjo nuk është e drejtë.”

Jo më përshëndetje romake

Në përgatitjet për fushatën e kaluar elektorale Giorgia Meloni i pati udhëzuar anëtarët e partisë së saj në mbledhjet e brendshme që të mos bëjnë më deklarata ekstreme, të mos i referohen më fashizmit dhe në radhë të parë të mos përdorin më „përshëndetjen romake”, “përshëndetjen hitleriane” me dorën e djathtë të shtrirë.

Partia që së shpejti mund të nxjerrë kryeministren nga radhët e veta, duhet të dalë prej skajit ekstrem për t’u pozicionuar në „qendrën e djathtë”.

Tek e fundit Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 25 shtator do të krijojë një koalicion qeverisës me partitë e djathta „Lega” nën Matteo Salvinin dhe “Forza Italia”, e drejtuar nga Silvio Berlusconi. Synimi i saj është pra një koalicion me fasadën e së djathtës qytetare.

“Që Meloni ka arritur kaq shumë në Itali, kjo ka të bëjë me të gjithë ata, që e zbukurojnë atë. Që nga mediet, që insistojnë ta përkufizojnë Salvinin dhe Melonin si qendra e djathtë, e deri tek Berlusconi e Grillini, që e kanë sjellë atë në pushtet, e po ashtu edhe e majta e çorientuar, që e ka nënvleftësuar dhe legjitimuar atë”, mendon gazetarja spanjolle, Alba Sidera, e cila prej vitesh trajton temën e së djathtës në Itali.

“Meloni nuk ka dalë nga hiçi. Prej vitesh ajo përgatitet për t’u bërë kryeministre.”

Funksionare neofashiste

Giorgia Meloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u antarësua në „frontin e rinisë” të partisë neofashiste MSI, për të dhënë një shenjë kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali. Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian. Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë. Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit. Përpara dhjetë vjetësh Giorgia Meloni themeloi partinë “Fratelli d‘Italia”, kryetare e së cilës është që nga viti 2014. Më 2020 ajo mori edhe kryesinë e grupit të partive europiane “ECR”, ku bën pjesë ndër të tjera edhe partia polake PiS.

Populizëm puro

Italien I Politikerin I Giorgia Meloni

Me sloganin populist „Së pari Italia dhe italianët!” Meloni do të hyjë tani në fushatën elektorale. Ajo kërkon më shumë të mira sociale për familjet, më pak burokraci europiane, ulje taksash, ndalimin e imigracionit. Ajo dëshiron të rinegociojë kontratat e BE-së dhe antarësimin e Italisë në bashkimin monetar në zonën e euros. Abortet refuzohen prej saj, po ashtu si edhe martesat për të gjithë. Një sekretare për gjuhë të huaja nga profesioni ajo nuk ka përvojë në fushën e ekonomisë dhe politikës së jashtme. Gjatë gjithë karrierës së saj ajo ka punuar vetëm si deputete dhe funksionare partie.

Radikale e vetëdijshme

Ndaj kritikave të forta lidhur me personin e saj në kampin politik të së majtës, Giorgia Meloni reagon e shpenguar në një artikull në Facebook. Shkrimtarja Ginevra Bompani tha në intervistën për televizionin La7, “Meloni është e matufepsur …ajo është e rrethuar nga nazistët.” Meloni e sulmuar iu përgjigj në Facebook, se i vjen keq që gjithmonë e paraqesin „si gruaja e zezë”.

Kundërshtarët e saj janë thjeshtë janë të dëshpëruar, që ajo është kaq e suksesshme. Është qesharake, thotë ajo, të më vendosësh mua në kontekst me Mussolinin, Hitlerin apo Putinin. “Unë në fakt mbështes Ukrainën”, thotë Meloni. Në një intervistë televizive ajo u rekomandoi kritikëve të saj, që të marrin si shembull Francën apo Gjermaninë. Atje partitë populiste të djathta janë të suksesshme dhe askush nuk ka bërë skandal për këtë. “Përse duhet të funksionojë ndryshe në Itali?” Në Gjermani Meloni i referohet partisë AfD, që ndonëse ka humbur elektorat në zgjedhjet e fundit është e përfaqësuar me dhjetë përqind.

Në Europë kryetarja e “Fratelli d’Italia” synon që Italia të drejtojë për ta reformuar BE-në në një union ekonomik më të çlirët. Presidenti i Francës Emmanuel Macron është dobësuar, pasi i mungon shumica në parlament. Kancelari gjerman Olaf Scholz është i pasigurtë, u shpreh së fundi në një intervistë me RAI-n, Giorgia Meloni. Scholz nuk ka të njëjtën forcë si paraardhësja e tij Angela Merkel, thotë ajo. Ndaj ajo lë të kuptohet, se synon të japë drejtimin. Meloni është e martuar me një gazetar televizioni, i cili tregon kujdes për të krijuar imazhin e saj të ri serioz.

DW

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë