Aktualitet

Zbardhet DINAMIKA e vrasjes në Durrës/ 30-vjeçari denoncoi sot se i ati ishte larguar me një grua të panjohur, djalit tjetër i dërguan mesazh se ...

Zbardhet DINAMIKA e vrasjes në Durrës/ 30-vjeçari denoncoi sot
 

DURRËS- Policia përmes një reagimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj,  babë e bir i kanë shkëputur kontaktet. 

Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.

Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë babanë dhe e kishte hedhur në një pus. Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.

Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit E. B. u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

esmerald balla enver balla vrasje ne durres

Open Youtube

"Do jesh i papunë pas 11 majit", gazetari “frikëson” Lelën: Eja se të gjejmë punë tek...

"Do jesh i papunë pas 11 majit", gazetari “frikëson” Lelën: Eja se të gjejmë punë tek...

“Non-grata e Berishës, guri i fundit i dominos”, Hitaj: SHBA nuk ka..., ndërhyn Lubonja

“Me kë më ngatërron mua?” Sherri mes Lubonjës dhe Hilës për Sazanin

Non-grata e Berishës/ “Rama do lundrojë i qetë..”, Lubonja: Ja arsyet pse u kthye me Trump

“Do mbetesh pa punë pas 11 Majit”, debate me tone të ashpra Lela-Hitaj: Mos guxo me...

“Për një krodhe buke latë nam!”, ndizen debatet të ashpra mes Lubonjës-Hilës për investimet

"Berisha pret lajm të mirë nga SHBA", Lela habit me deklaratën: Non-grata para zgjeedhjeve do...

"S'pyeten specialistët, vendos vetëm Rama", Hila debat me Lubonjën: Dalin ca si puna jote që...

“Me kë më ngatërron mua?!”,Lubonja-Hila sherr në 'Open' për investimin e Sazanit: Po na shitet vendi

“U dha qyl”/ Lubonja-Lelës për investimin amerikan, Sazani, politik apo strategjik?,debate në ‘Open’

“S’ka BE pa investime amerikane”, Hila për Sazanin: Ja çfarë ndodh nëse bëhet ky projekt

Lubonja sulmon Ramën: Po e jep Sazanin për pazare politike, Trump është...

“Marrëdhënie qoke”, Lela për investimin në Sazan: Rama ka mirëpritur këdo kush troket

“Gjyq partive të reja, nëse s’marr 36 mijë vota, largohem nga politika”, Shehaj thumbon gazetarët

Shabani: Shqiptarët jashtë do votojnë ndryshimin. Shehaj: E vështirë të parashikohet…

Shabani: Jemi një alternativë e re për ndryshimin. Nevoja historike e do që partitë të jenë bashkë

OSBE dhe ODIHR rekomandojnë monitorim me shkallë të gjerë për zgjedhjet 2025

Shabani: Mazhoranca po abuzon me administratën, diaspora shqiptare do të votojë ndryshimin

Shehaj: Do të bëjmë Konventën tonë të parë në Itali. Ndryshimi ka nevojë për punë dhe ndryshim

Shabani: Në fokusin tonë shtresa e mesme! Duam të kthejmë meritokracinë në vend

"Po i bëni gjyq partive të reja" Shehaj thumbon gazetarët: Po përçani opozitën dhe përforconi Ramën

A mund të fitojë një parti e vogël zgjedhjet? Shehaj: Duhet kohë të forcohet, kur të behem...

"Nëse nuk marrim 36 mijë vota, unë largohem nga politika!" Shehaj: Kemi mbështetje 10% të popullsisë

“Sistemi dypartiak i vështirë të thyhet”/Zekthi:Të gjitha partitë të bashkohen,t’i kërkojnë PD-së...

"Nuk i doni 400 mijë votat e Berishës? Pse nuk bashkoheni me të?" Shabani: S’kam asgjë kundër...

"Ke ardhur për të më ndërprerë? Kush ta dha fjalën?" Gazetari debat me Shehaj-n: Nuk jemi në kafe

Pse nuk bashkëpunoni me PD dhe Partinë e Lirisë? Shabani flet hapur:Synojmë të marim drejtimin e ...

"Rama duhet të ikë, Berisha nuk duhet të vijë," Shabani: Duhet të kemi njerëz të lirë të çojmë...

A do të mbahen primaret? Bardhi: Mund të sjellin përçarje, inati brenda PD më i madh se ai ndaj PS

Bardhi kundër Berishës: Nuk e quaj SPAK kriminal, pavarësisht kostove që marr në PD

Sa votues të diasporës do të ketë Partia Demokratike? Bardhi: Mbajnë familjet këtu, do të kemi...

Zgjedhjet e 11 Majit/ “Lufta ime është me Ramën”, Bardhi me deklarata të forta, Kikia: A i trembeni…

“Hiqni dorë, s’ju shkon demkracia”, Kikia-Bardhit: Mos humbni kohë, PD u 'shpartallua' kur...

“Zgjati vetëm 3 minuta”, Bardhi zbulon prapaskenat në ‘Open’: Ja ç’ndodhi kur kallëzova në SPAK

“Përdori makinën e ‘kokës’ së laboratorit të ‘Xibrakës’”,Bardhi: Pse çështja s’ka shkuar në gjykatë?

“Shkoj vetë në burg nëse…” Bardhi paralajmëron. Debat me Kikinë në ‘Open’

“Rama e quajti klloun shpifjesh”, Bardhi i përgjigjet në ‘Open’: S’më tremb

“S’ka asnjë hendek mes meje dhe...", Baçi: Ja ç'tha lideri i PD, Bardhi zbulon lidhjen me Berishën

“SPAK s’di si u fut kokaina në ‘Xibrakë’”, pas pezullimit të çështjes Bardhi habit me deklaratat

Rama apo Bardhi?/ Deputeti i PD sqaron kallëzimet në SPAK ndaj Ballukut e Olsi Ramës

“I dha çertifikatë virgjërie”, Gazment Bardhi: Deklaratën e Olsi Ramës se dimë kush e ka shkruajtur

“Rama i ka çuar Dumanit njerëz për të mbyllur Xibraken”, akuza e fortë e avokatit të Bardhit

“U përfshinë kokat e kokainës”, Sulo: ‘Xibraka’ dosje e nxehtë. Leka: Rama s’do padisë sepse...

“Shpiku për Berishën, i përmendi babën”, Leka debat me Këshilltarin e PD: Pse s’dorëhiqet Bardhi?

“Fotoja s’ishte në dosje”,‘Xibraka’/Ish-prokurori ngre dyshimet: Grupi i vëzhgimit pretendoi për...

“Shpifje, luftë politike për Ramën”, dosja e ‘Xibrakës’ ndez debate mes Lekë-Becit

“Kemi babanë tënd”, Logu i kthehet Lekës: Elozhe komunisti, debate të forta në ‘Open’ për ‘Xibrakën

Detaje te reja nga vrasja e Kristian Markut,gazetarja zbulon lidhjen me ekzekutimin e Martin Bardhit

SPAK pezullon dosjen, Leka: Pse nuk u përballën avokatët e Bardhit-Ramës?, Beci: Kurth i...

“Për denoncimin e Ballukut thanë...”, Gazetarja-Logut: Pse nuk e kallëzuat Olsi Ramën për...