Aktualitet

Detajet/ Plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë, sherri dyshohet se nisi për një borxh të pashlyer

Detajet/ Plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë, sherri dyshohet se

Një borxh i pashlyer dyshohet se qëndron në themel të konfliktit mes Elvis Zirkës, 22 vjeç, dhe Sokol Zekës (Troka), 28 vjeç, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën “Medar Shtylla”, ku i riu mbeti i plagosur me armë zjarri dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, konflikti mes dy personave nuk është i momentit, por dyshohet se ka nisur më herët. Shkak mendohet të jetë një shumë parash që 28-vjeçari Zeka i kishte marrë borxh 22-vjeçarit, por që nuk ia kishte kthyer.

Gjatë dëshmisë së dhënë për grupin hetimor, Elvis Zirka ka deklaruar se njihej prej kohësh me Sokol Zekën dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur vlerën e shumës së dhënë dhe as arsyen për të cilën i kishte huazuar paratë. Hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë që përplasjet mes dy personave të kenë nisur jashtë territorit shqiptar, përpara se konflikti të përshkallëzohej në plagosjen me armë zjarri në Tiranë.

Ndërkohë, Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, vijon të jetë në kërkim. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh