Aktualitet

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Jam përdoues i lëndëve narkotike, nuk e di si ka ndodhur ngjarja

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për
 

TIRANA- Dëshmia e 31-vjeçarit Kejdi Banaj, i cili u arrestua dy javë më parë pasi u kap me 4 pistoleta të tipit “Glock” në automjetin e tij është zbardhur. Ai u arrestua teksa udhëtonte në drejtim të Sarandës. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se është përdoues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e mban mend si ka ndodhur ngjarja.

Në lidhje me armët e gjetura në automjetin me të cilin po udhëtonte, ai ka thënë se personi që i kishte futur sendet në automjet ishte 26-vjeçari me iniciale E.S., të cilin thotë se e njihte prej shumë vitesh. Më tej, ai ka thënë se me E.S. ka 20 vite që e njeh dhe do ikin në Sarandë për të gjetur një shtëpi dhe për të bërë disa ditë plazh.

Kejdi Banaj: Unë jam përdoues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e di fare se si ka ndodhur ngjarja. Mua më morën te shtëpia më çuan aty dhe s’kam ditur fare. Nuk kam qenë i vetëdijshëm në rastin konkret se si ndodhi ngjarja, vazhdoj që mos të jem i kthjellët. Unë kam deklaruar të gjithë të vërtetën.

Më mori E.S. Kam 20 vjet që e njoh. Më ka ardhur dhe më ka thënë do ikim në Sarandë të gjejmë një shtëpi të bënim ca ditë plazh. Ai ishte me nusen dhe fëmijën. Kishim kohë pa u takuar. Nusen e tij e lamë në Elbasan, shkuam në Tiranë, ai mori një porosi dhe e futi në makinën time, ndërsa vetë mori një makinë tjetër.

Rrugës ndodhi çfarë ndodhi, mua më kapën, ai iku se ishte para me makinë. Kur më kanë kapur atëherë kam kuptuar çfarë kam pasur në makinë. Qesen e zezë që la tek makina ime e mori ai me kunatin e tij në Tiranë dhe unë nuk e dija çfarë kishte aty. Erdhi më takoi papritur, kisha 4 vjet pa e parë. Në fillim më kërkoi tek babai, atij ia mori numrin e telefonit, pastaj më takoi mua. 

Më herët, përpara oficerëve të policisë, Banaj kishte rrëfyer një tjetër dinamikë të ngjarjes, duke treguar edhe se si ishte vendosur qesja me armë në makinën e tij. Ai ka bashkëpunuar me grupin hetimor, duke dorëzuar kodin e aksesit të telefonit dhe duke dhënë të dhëna për bashkëpunëtorët e dyshuar.

Pjesë nga dosja hetimore: Ai ka deklaruar se banon në Tiranë, ku ka një zyrë imobiliare në Astir. Në datë 14.07.2026, rreth orës 13:00, te biznesi i tij ka shkuar një shtetas i quajtur E., mbiemrin nuk ia mban mend, djali i “M…”, që qëndron në “Rrugën e Kavajës”, për të kërkuar atë. Ai nuk ishte, ka takuar babanë e tij dhe i ka marrë numrin e telefonit, e ka marrë në telefon dhe i ka shkuar poshtë shtëpisë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Për këtë mund të verifikohen telefonatat në telefonin e tij personal me kod 2580. I ka kërkuar që t’i gjente një apartament dhe makinë me qira në Sarandë.

U nisën të tre bashkë dhe me kunatin e tij, emrin nuk e di, për në Sarandë me një makinë. Në datë 15.07.2026, rreth orës 08:00, i ka thënë që të shkonin për të marrë diçka në Tiranë dhe do ta paguante 150 euro për të bërë shoferin. Makinën ia la dikujt dhe mori makinën “Citroen”, me targa AB 302 SF, se ku nuk e di.

U nisën dhe, kur shkuan në Tiranë, ndaluan ngjitur te “Hotel I…”, në autostradë te “Qafa e Kasharit”, ku doli nga makina me kunatin e tij, morën një qese të zezë te ferrat dhe erdhi te makina, e futi mbrapa sediljes te këmbët dhe i tha të shkonte për në Sarandë. Ai mori një automjet “Skoda”, ngjyrë gri, që ia kishin lënë aty, dhe se ai e dinte që kishte sende të kundërligjshme, armë në makinë, por i mendonte lodër.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë