Aktualitet

"Paga është pjesë e statusit kushtetues"/ Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe përshkallëzojmë masat

"Paga është pjesë e statusit kushtetues"/
 

TIRANË- Gjyqtarët i kanë vendosur ultimatum qeverisë për zhbllokimin e pagave, duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ata theksojnë se problemi nuk lidhet vetëm me çështje financiare, por është diçka që prek drejtpërdrejt pavarësinë dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor.

Magjistratja Alda Sadiku, teksa lexoi një nga kërkesat, paralajmëroi se nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë menjëherë për zbatimin e vendimit dhe zhbllokimin e pagave, gjyqësori do të përshkallëzojë masat. Sipas saj, kjo mund të çojë në kufizimin e përkohshëm të veprimtarisë gjyqësore, duke u fokusuar vetëm te çështjet urgjente që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Deklaratë e Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve

"Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore, pasi shqyrtoi situatën e krijuar dhe qëndrimet institucionale të mbajtura gjatë këtyre ditëve, deklaron sa vijon:

Situata e krijuar nuk përbën një mosmarrëveshje të zakonshme financiare dhe as një konflikt për privilegje. Ajo prek drejtpërdrejt autoritetin e Kushtetutës, forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe funksionimin e rregullt të gjykatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026 është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim. Asnjë organ shtetëror nuk mund t’i pezullojë, kushtëzojë ose neutralizojë efektet e tij me akt administrativ, me interpretim financiar apo me mosveprim.
Pas datës 31 korrik 2026, formula e shpallur antikushtetuese nuk mund të vazhdojë të zbatohet. Mosveprimi i ligjvënësit brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese nuk e ringjall normën e shfuqizuar dhe nuk krijon vakancë në mbrojtjen që neni 138 i Kushtetutës i njeh pagës së gjyqtarit. Garancia kushtetuese nuk mund të vihet në pritje deri në një vendimmarrje të ardhshme dhe as të varet nga vullneti i organit që administron fondet publike.

Vendimi nr. 435, datë 26 gusht 2026, i Këshillit të Lartë Gjyqësor është akti i organit kushtetues përgjegjës për administrimin e sistemit gjyqësor, i miratuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çdo kundërshtim ndaj tij duhet të ndiqet vetëm me mjetet dhe përpara organeve që parashikon ligji. Derisa të ndryshohet ose të shfuqizohet në rrugë ligjore, ai prodhon pasoja dhe duhet të zbatohet. Thesari nuk ka kompetencë të kryejë kontroll kushtetues apo gjyqësor mbi të dhe nuk mund të shndërrohet nga mekanizëm ekzekutimi, në mekanizëm pezullimi.

Edhe nëse pretendohet se ekziston një çështje për t’u zgjidhur lidhur me pagën pas datës 31 korrik 2026, kjo nuk mund të përdoret si shkak për të bllokuar detyrimet e prapambetura. Për to, paragrafi 110 i vendimit nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë zgjidhje të shprehur. Një detyrim i përcaktuar për një periudhë të përfunduar nuk mund të mbahet peng nga debati për një periudhë tjetër. Ai duhet të ekzekutohet pa vonesë dhe pa u kushtëzuar nga miratimi i një ligji të ri.

Bllokimi i pagave ka prekur njëkohësisht gjyqtarët dhe administratën gjyqësore. Sekretarët gjyqësorë, kancelarët, nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të gjykatave, janë pjesë e domosdoshme e funksionimit të drejtësisë dhe nuk mund të mbajnë mbi familjet e tyre pasojat e një mosmarrëveshjeje që nuk e kanë krijuar. Lënia e tyre pa pagë cenon dinjitetin njerëzor e profesional, dëmton funksionimin e gjykatave dhe, në fund, kufizon shërbimin e drejtësisë ndaj qytetarit. Pagesat e administratës gjyqësore nuk janë pjesë e qëndrimit refuzues të Ministrisë së Financave dhe degëve të thesarit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Paga e gjyqtarit është pjesë e statusit kushtetues dhe garanci konkrete e pavarësisë në ushtrimin e funksionit. Ajo nuk është favor i ekzekutivit, shpërblim që jepet sipas vlerësimit të tij apo instrument për të shprehur miratim ose pakënaqësi ndaj vendimmarrjes gjyqësore. Mbrojtja e kësaj garancie nuk i shërben vetëm gjyqtarit; ajo mbron qytetarin, i cili ka të drejtë të gjykohet nga një gjyqtar i pavarur nga çdo pushtet tjetër. Buxheti i shtetit është instrument financiar i Republikës dhe duhet të sigurojë funksionimin e të gjitha pushteteve të saj. Mungesa e planifikimit, nevoja për rishpërndarje fondesh ose vështirësi të tjera administrative nuk mund ta kthejnë një detyrim kushtetues e ligjor në detyrim fakultativ. Në një shtet kushtetues nuk është Kushtetuta ajo që përshtatet me buxhetin; është buxheti që duhet të mundësojë zbatimin e Kushtetutës.

Përballë kësaj situate, Mbledhja e Përgjithshme vlerëson se nuk ka më vend për shtyrje, interpretime që relativizojnë detyrimin apo zgjidhje të pjesshme që e lënë gjendjen të vazhdojë. Rivendosja e ligjshmërisë kërkon veprime të menjëhershme, të plota dhe të verifikueshme nga institucionet përgjegjëse. Për këtë arsye,

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve kërkon:

Zhbllokimin e menjëhershëm dhe pagesën pa asnjë vonesë të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore;
Zbatimin e plotë të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, të vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të urdhrave të nëpunësve autorizues të gjykatave, për aq kohë sa këto të fundit janë në fuqi;

Sikurse organet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kanë njohur dhe ekzekutuar detyrimet ligjore, duke zbatuar referencën e pagës sipas parametrave ligjorë të konfirmuara nga vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi nr. 435, datë 26 gusht 2026 i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve pret nga Ministria e Financave dhe organet në varësi, që të mos zbatojnë vetëm detyrimet ligjore që gjyqtarët kanë por edhe të drejtat e tyre;

Fillimin e menjëhershëm të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura sipas zgjidhjes së përcaktuar në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, si një detyrim kushtetues i cili nuk varet nga miratimi i ligjit të ri;
Miratimin pa vonesë të kuadrit të ri ligjor, në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nenin 138 të Kushtetutës, garancitë kushtetuese të statusit të magjistratit dhe pas një konsultimi real me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë;
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të refuzojë të pranojë çdo propozim dhe zgjidhje ligjore, që nuk garanton paprekshmërinë e pagës dhe përfitimeve të tjera të ligjshme të gjyqtarëve, në parametrat ligjorë të konfirmuara nga vendimi nr. 15/2026 i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi nr. 435, datë 26 gusht 2026 i Këshillit të Lartë Gjyqësor;
Ndalimin e çdo praktike administrative që pengon funksionimin financiar të gjykatave ose vendos gjyqtarët dhe administratën gjyqësore përpara pasigurisë së përsëritur për pagën e tyre;
Marrjen e përgjegjësive institucionale nga çdo organ që, sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka kompetencë për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera dhe për të rivendosur menjëherë gjendjen e ligjshme;
Ndërmarrja e çdo lloj mjeti ligjor me natyrë administrative, civile dhe kushtetuese që bën të mundur ekzekutimin me efekt të menjëhershëm të listëpagesave të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, në zbatim të vendimit nr. 435, datë 26.8.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe urdhrave të titullarëve të gjykatave respektive;

Ndërmarrja e të gjitha iniciativave për adresimin e situatës me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me Komisionin Evropian, instancat e tjera ndërkombëtare si dhe përfaqësitë diplomatike të huaja, të angazhuara në mbështetjen dhe monitorimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi në Shqipëri;
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve i kërkon Presidentit të Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, të angazhohet për respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe garantimin e statusit të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore;

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve i kërkon Presidentit të Republikës monitorimin me rigorozitet të projektligjit të propozuar nga deputetët e Kuvendit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016”, me qëllim që propozimet për ndryshime të ligjit të jenë në përputhje me frymën, standardet dhe detyrimet që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026 dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe efektiv të tij;
Në rast se nuk veprohet menjëherë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore.

Këto kërkesa nuk janë objekt negocimi, sepse nuk burojnë nga një interes i çastit dhe as nga një pretendim i pakonfirmuar. Ato burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Dialogu institucional është i nevojshëm për të përcaktuar mënyrën e zbatimit, por nuk mund të përdoret për të shtyrë, relativizuar apo vënë në diskutim vetë detyrimin për zbatim.

Gjyqtarët e Republikës do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me respekt të plotë për Kushtetutën e ligjin. Kjo përgjegjësi nuk nënkupton heshtje përballë cenimit të garancive të pushtetit gjyqësor. Vetëpërmbajtja e gjyqtarit është virtyt institucional; ajo nuk mund të interpretohet si pranim i paligjshmërisë apo si dorëzim përballë saj.

Mbledhja mbështet përdorimin e të gjitha mjeteve kushtetuese dhe ligjore për rivendosjen e ligjshmërisë dhe kërkimin e përgjegjësisë, duke ruajtur në çdo rast paanshmërinë e gjyqtarëve dhe të gjykatave që mund të thirren për shqyrtimin e këtyre çështjeve. Reagimi ynë do të jetë në një zë të vetëm, i matur në zgjedhjen e mjetit dhe i vendosur deri në zbatimin e plotë të ligjit.

Mbledhja e Përgjithshme u bën thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës që t’i japin menjëherë fund kësaj gjendjeje dhe të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore. Vazhdimi i bllokimit pas këtij qëndrimi të përbashkët nuk mund të konsiderohet më një paqartësi teknike: ai do të përbënte vijim të vetëdijshëm të një situate që cenon autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Gjyqësori nuk kërkon epërsi ndaj pushteteve të tjera dhe nuk pranon nënshtrim ndaj tyre. Kërkon vetëm atë që Kushtetuta urdhëron: që secili pushtet të ushtrojë kompetencat e veta, të respektojë kufijtë e tjetrit dhe t’u bindet vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese.

Kushtetuta nuk negociohet. Vendimi përfundimtar nuk pezullohet. Detyrimi ligjor nuk mbahet peng. Pagat duhet të zhbllokohen dhe vendimi duhet të zbatohet menjëherë.

Tiranë, 10 shtator 2026".

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë