Aktualitet

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 funksionarë të shtetit

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike,

Gjashtë funksionarë publikë në Elbasan janë vënë nën masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet e ndihmës ekonomike, e cila sipas hetimeve i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 12.5 milionë lekësh të reja.

Gjykata ka caktuar masat “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim nga ushtrimi i detyrës” ndaj gjashtë personave, të cilët mbanin funksione si administrator shoqëror, postier, drejtor drejtorie në bashki dhe specialistë në nivel rajonal. Ata akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Hyrjes së paautorizuar kompjuterike”.

Hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari në prill 2025, i cili ngriti dyshime për parregullsi në përfitimin e ndihmës ekonomike. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në një njësi administrative të qarkut Elbasan ishin futur në skemë familje që nuk plotësonin kushtet ligjore për të përfituar. Sipas Prokurorisë, funksionarët e dyshuar kanë bashkëpunuar për të mos administruar dokumentacionin e nevojshëm, për të rritur në mënyrë fiktive numrin e përfituesve dhe për të lejuar shpërndarjen e padrejtë të fondeve publike.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit ”Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga nenet 234, 242 të KPP, ndaj gjashtë funksionarëve të shtetit, A.Ç, N.B, A.Ç, G.S, L.K, M.K, përkatësisht me detyrë Administrator Shoqëror, Postier, Drejtor Drejtorie në Bashki, specialistë në Drejtorinë Rajonale, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Hyrje e paautorizuar kompjuterike” e parashikuar nga neni 248 dhe 25, 135, 186/2 , 192/b i Kodit Penal.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve do të dërgohet për gjykim pasi i është njoftuar akuza dhe kanë marrë statusin e të pandehurit. Hetimet mbi procedimin penal nr.395, datë 24.04.2025, nisën mbi bazën e kallëzimit të një qytetari i cili pretendonte se abuzohej me skemën e ndihmës ekonomike, duke marrë shkas nga rasti i familjarëve të tij.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim më Seksionin për hetimin e krimit ekonomik/financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kryen një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, duke nxjerrë në pah abuzimet me fondet shtetërore sa i përket skemës së ndihmës ekonomike, në nivele nga Njësia administriative-Qytet-Qarku Elbasan. Hetimi është shtrirë vetëm në një Njësi Administrative të qarkut Elbasan, për periudhën Tetor 2024-Korrik 2025 dhe ka rezultuar një dëm ekonomik përafërsisht në vlerën 12 500 000 (dymbëshjetë milion e pesëqind mijë) lekë të reja. Kjo ka ardhur si pasojë e përfshirje në skemën e ndihmës ekonomike pa të drejtë të familjeve përfituese që nuk plotësonin kriteret ligjore për përfitim. Pas fillimit të hetimit penal, numri i familjeve përfituese është ulur, konkretisht nga 320 familje përfituese në 110 familje.

Në kuadër të këtij procedimi penal u arrit të provohet se funksionarët shtetërorë në bashkëpunim midis tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos administruar dokumentacionin e kërkuar, duke rritur fiktivisht numrin e familjeve përfituese, duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprave që lidhen me krimet financiare në sferën publike dhe private si dhe i bën thirje shtetasve që të denoncojnë çdo lloj akti apo abuzim me detyrën të çdo funksionari publik me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë