Analiza

Analiza/ “Nga tregtia te Irani…”, Valbona Zeneli: Takimi Trump-Xi dhe sfida e re për Bashkimin Europian

Analiza/ “Nga tregtia te Irani…”, Valbona Zeneli: Takimi
 

Takimi shumë i pritur midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping pasqyron një interes të përbashkët: stabilizimin e një marrëdhënieje gjithnjë e më të dominuar nga rivaliteti tregtar, konkurrenca teknologjike dhe tensionet gjeopolitike. Për dy ekonomitë te mëdha globale që së bashku bëjnë pothuajse gjysmën e prodhimit botëror, një de-përshkallëzim ka logjikën e vet strategjike, edhe pse për motive te ndryshme nga secila pale. Të gjithe synojnë të fitojnë kohë, të reduktojnë vulnerabilitetet dhe të forcojnë rezistencën e ekonomive të tyre.

Kjo tentativë normalizimi do të ketë pasoja të rëndësishme për Bashkimin Europian, do te riformësoje rrjedhat e tregtisë globale dhe ekuilibrat e rendit ekonomik ndërkombëtar.

Por tensionet mbeten të thella dhe palët janë gjithnjë e më të preokuupara nga sfida me te medha strategjike. Kriza iraniane ka shtuar një shtresë të re kompleksiteti në një marrëdhënie tashmë të mbushur me fërkime, megjithëse thellësisht e ndërvarur. Kina varet nga Irani si partner energjetik, dhe Uashingtoni ka sanksionuar se fundmi pesë rafineri kineze të akuzuara për importin e naftës iraniane, ndërsa Pekini eshte pergjigjur duke invokuar ligjin kundër sanksioneve dhe duke paralajmëruar kompanitë kineze të mos zbatojnë masat amerikane.

Hipoteza e një marrëveshjeje tregtare “Phase II” duket e limituar, duke pasur parasysh se marrëveshja e mëparshme “Phase I” e mandatit të parë Trump ka mbetur kryesisht e parealizuar. Në mungesë të sinjaleve konkrete të një dialogu të qëndrueshëm në nivel të lartë ndermjet dy administrative në muajt që i kanë paraprirë takimit, një marrëveshje me shtrirje të gjerë duket jo e mundshme.

Prej vitesh, presidenti Trump synon të reduktojë deficitin tregtar të ShBA dhe të korrigjojë disekuilibrat strukturorë në marrëdhëniet ekonomike me Kinën, duke akuzuar Pekinin për praktika tregtare të padrejta, të konsideruara ndër shkaqet kryesore të rënies së sektorit prodhues amerikan. Megjithatë, pavarësisht tarifave, sanksioneve dhe negociatave të përsëritura, nuk ka prova të një ndryshimi strukturor në modelin ekonomik kinez. Në vitin 2025, Kina ka regjistruar një suficit tregtar prej pothuajse 1,2 trilionë dollarësh, rreth 20% e Prodhimit te Brendshem Bruto-së së saj, i mbështetur edhe nga diversifikimi drejt tregjeve alternative ndaj atij amerikan.

Arritja e një marrëveshjeje “të drejtë” në këtë kontekst do të ishte e vështirë. Skenari më i mundshëm është një zgjatje e armëpushimit të brishtë të arritur në tetor 2025, një marrëveshje taktike, e kufizuar por me rëndësi strategjike, që synon të frenoje tensionet tregtare dhe të ruajë kanalet e dialogut për negociatat e ardhshme. Samiti Trump-Xi mund të perfundoje edhe me njoftime ekonomike të targetuara si, blerje kineze të produkteve bujqësore ose avionëve amerikanë, premtime më të gjera bashkëpunimi dhe përparim në konceptin e “Bordit të Tregtisë” për menaxhimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Më e ndërlikuar mbetet çështja e një “Bordi të Investimeve”, e penguar nga një mosbesim i thellë i ndërsjellë.

Në planin strategjik, divergjencat mbeten të thella, në veçanti mbi Iranin. Varësia kineze nga nafta iraniane mbetet një burim i rëndësishëm tensionesh midis dy vendeve, ndërsa presidenti Trump do të kërkojë të bindë Xi-n që të përdorë ndikimin e Pekinit mbi Teheranin për të favorizuar negociatat bërthamore dhe për të garantuar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit. Por Kina ka pak stimuj të ushtrojë presion mbi Iranin në mënyrën e dëshiruar nga Uashingtoni, pavarësisht kostove ekonomike të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme. Madje, ajo mund të shohë avantazhe strategjike në një angazhim të zgjatur amerikan në Lindjen e Mesme, një front që tërheq vëmendjen larg konkurrencës në Indo-Paqësor.

Cilat janë implikimet për Europën? Brukseli zyrtar dhe kryeqytetet europiane kanë një interes të fortë në stabilizimin e marrëdhënieve sino-amerikane, si për arsye gjeopolitike ashtu edhe për sigurinë ekonomike. Paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme ushqen presione ekonomike mbi Europën përmes kostove më të larta të energjisë, ndërprerjeve të rrugëve tregtare, inflacionit dhe humbjes së konkurrueshmërisë industriale.

Në planin tregtar, BE-ja po përjeton tashmë pasojat e shkëputjes tregtare midis ShBA dhe Kinës. Me ashpërsimin e kufizimeve amerikane mbi importet kineze, një pjesë gjithnjë e në rritje e eksporteve të Pekinit është ridrejtuar drejt tregut europian, duke thelluar çekuilibrat tregtarë dhe duke rritur presionin konkurrencial mbi industritë europiane. Në vitin 2025, deficiti tregtar europian me Kinën ka arritur pothuajse 360 miliardë euro, me eksportet kineze drejt BE-së pothuajse dyfishin e eksporteve europiane drejt Kinës. Një shtrëngim i mëtejshëm i masave amerikane ndaj importeve kineze rrezikon të amplifikojë këtë çekuilibër, duke e shndërruar Europën në destinacionin kryesor të mbiprodhimit kinez. Paralelisht, marrëveshjet e mundshme të “tregtisë së menaxhuar” që ridrejtojnë blerjet kineze drejt mallrave amerikane mund të dëmtojnë drejtpërdrejt eksportuesit europianë. Megjithatë, një marrëveshje e mundshme tregtare midis ShBA dhe Kinës mund të krijojë kushtet dhe shtysën për rifillimin e negociatave midis BE-së dhe Kinës, pas ngrirjes së CAI-t në vitin 2021.

Në frontin e lëndëve të para kritike, varësia europiane nga Kina për tokët e rralla, magnetët e përhershëm dhe mineralet strategjike, thelbësore për industritë e gjelbra, dixhitale dhe të mbrojtjes, mbetet një pikë e brishtë strategjike. Marrëveshjet e mundshme sino-amerikane në këtë sektor mund të ofrojnë lehtësim të përkohshëm, duke përfshirë zgjatjen e tetorit 2025, por nuk zëvendësojnë një strategji afatgjatë. Critical Raw Materials Act (Akti për Lëndët e Para Kritike) dhe koordinimi transatlantik shkojnë në drejtimin e duhur, por reduktimi i varësisë nga Pekini do të kërkojë vite investimesh dhe zhvillimi industrial me synime te qarta.

Rezultatet konkrete të samitit Trump-Xi do të mbeten ndoshta të kufizuara, dhe asnjë marrëveshje tregtare nuk do të ndryshojë thellesisht dinamikat strukturore të modelit ekonomik kinez. Megjithatë, ShBA dhe BE-ja ndajnë interesin për të menaxhuar konkurrencën strategjike me Kinën përmes një forme bashkëjetese pragmatike, duke mbajtur të hapura kanalet e komunikimit për të shmangur përshkallëzimet e padëshiruara.

Sfida kryesore për BE-në është të bëhet një aktor aktiv në konkurrencën gjeopolitike, të pajiset me një strategji të qartë ndaj Kinës dhe të investojë në konkurrueshmërinë e vet industriale e teknologjike, dhe jo thjesht të përshtatet me rregullat e lojës të shkruara nga të tjerët./ Artikulli është botuar si editorial tek Il Messaggero

*Dr. Valbona Zeneli eshte eksperte e larte e Atlantic Council dhe anëtare e bordit këshillimor të Decode39

Open Youtube

Deleted video

Deleted video

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale