Aktualitet

'Ejani po zihen...' Dj telefonoi komisariatin, jo policët e pranishëm! Efektivi largoi Vatën nga Ksamili ia dorëzoi çiftit turk

'Ejani po zihen...' Dj telefonoi komisariatin, jo policët

“Ejani në “Principotes”, disa turistë po zihen, ka edhe të plagosur”. Kjo ka qenë telefonata që zgjoi policinë e Vlorës dhe të Sarandës në orën 05:15 minuta të mëngjesit të 18 gushtit, ku u vra 20 vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes. Telefonata sipas burimeve nga grupi hetimor është bërë nga një djalë që po performonte si DJ atë natë. Policia njoftoi arrestimin e 11 personave për ngjarjen, mes tyre 3 shtetas nën uniform, dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.

Mësohet se Mendes, që përshkruhet si shtatlartë nga të pranishmit dhe hetuesit, ka debatuar për një vajzë, ku i pari që ka ndërhyre ka qenë shqiptaro-britaniku, njohje e pronarit të lokalit, David Gjana që posedon edhe mbiemrin Heurtvent. Gjana që rezulton lidhje familjare me pronarët e lokalit, qëlloi me grushta dhe situata ka agravuar me përfshirjen e disa personave që merrnin pagesa si truproje apo staf shërbimi në lokal, të cilët kanë ndërhyrë, ku më aktivi ka qenë Sokrat Vata që përdorte edhe mbiemrin Lipan. Ky i fundit bashkë me Gjanën akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë ç’ka ndihmoi grupin hetimor të dilte edhe në konkluzione paraprake. Sherri fizik zhvendoset në zonën e plazhit, aty ku Vata tërheq Mendes dhe e qëllon me thikë 20 vjeçarin disa herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“E vrava me thikën që kishte vetë për vetëmbrojtje, nuk ishte arma ime. Kërkova të mbahej qetësi pasi kishte dhe klient të tjerë, turistët ishin nën efektin e alkoolit”. Raportohet të ketë dëshmuar para hetuesve, 29 vjeçari.

Policët e pranishëm nuk ndërhynë

Syri Televizion mëson disa detaje rreth dinamikës së ngjarjes dhe rolit të personave që u prangosën apo shpallën në kërkim pas krimit.

I pranishëm dyshohet të ketë qenë edhe pronari i lokalit Bekim Bulica që është shpallur në kërkim, i cili pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj (punonjës i policisë së kufirit në Gjirokastër), Luciano Seferi (punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi që të gjithë në pranga tashmë. Ata kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Polici e largoi nga vendi i krimit

Madje Matushaj dyshohet se ka larguar Vatën me makinën e tij deri në qendër të Ksamilit, ku i është dorëzuar dy shtetasve turq për ta dërguar drejt Tiranës dhe vetë rikthehet në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë edhe kamarierët e lokalit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani janë përfshirë në konflikt, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë fakt ata u arrestuan me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Pasi krimi pati pasojën e një jete të humbur, dhe disa të lënduar lehtë, një pjesë e tyre marrin arratinë. Policia kishte sinjalizime se Vata mund të ishte larguar drejt Tiranës me pronarin e lokalit, por informacioni rezultoi jo i vërtetë, teksa kontrolli me imtësi i çdo mjeti, zbuloi makinën që drejtohej nga shtetasja Ezgi Perlak, 31 vjeçe dhe pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, të dy me shtetësi turke. Policia kontrolloi bagazhin e mjetit ku poshtë një valixheje, fshihej ai që kërkohej, Sokrat Vata me rekorde kriminale në Britaninë e Madhe, i dyshuari kryesor për vrasjen. Policia i arreston të 3 këta shtetas, ku turqit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.

Ata kanë pretenduar në dëshminë paraprake, se e kanë mik 29 vjeçarin dhe e frekuentojnë prej kohësh “Principotes”, madje të riun e kishin paguar disa herë si truproje personale. Ata u shprehën se nuk kishin dijeni që portugezi ishte vrarë, por policia i mori me rezerva këto deklarime, sa kohë e fshehën në bagazh mikun e tyre.

Në lokalin “Principotes”, në momentin e krimit kanë qenë edhe shoqërues të viktimës, që kanë deklaruar se nuk kanë kuptuar asgjë, madje nuk e kanë parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar kur ka mbërritur policia./Syri.net

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë