Aktualitet

Shteti i kapur nga oligarkët: Paratë e shqiptarëve të varfër shkojnë për rezidencën e Samir Manes

Katërvjeçari i fundit i qeverisë “Rama 2”, me shumë gjasa nuk do jetë lufta kundër informalitetit, por vënia në funksion e gjithë strukturave të shtetit, të cilët do bëjnë kontrolle formaliteti, që ti japin “një dorë” biznesmenëve që fitojnë miliarda në vit. Këtë nuk e themi ne, këtë e tha ai vetë publikisht.

Shqetësimi i kryeministrit Edi Rama, nisi pasi konstatoi se miliarderët më të mëdhenjtë të vendit janë prekur nga “kriza e madhe”, përfundim të cilin e arriti pasi zbuloi, se “oligarkët” nuk po organizojnë më asnjë festë, nuk po hedhin më asnjë fishekzjarre, por vetëm po ankohen prej banditëve me shapka, çanta dhe kapele, pra punonjësit e doganave, tatimeve, inspektoriateve, etj, që për katër vjet janë administruar nga vetë ai. Rama vdes për festa dhe kur kuptoi se oligarkët nuk e ftonin më, ai u bë xhind.

Mendimi i parë që i erdhi në mend ishte ti ftonte vetë të gjithë biznesmenët në kryeministri, tu shtroi një gosti, tu bëj presion strukturave mbikqyrëse, që të mos guxojnë kurrsesi t’i trokasin në derë, se do kenë punë me të. Por që t’ju a thjeshtonte akoma më shumë punën miliarderëve, e mos t’i prishej terezia fare, Rama vuri në dispozicion Mon Kukaleshin.

Për çdo hall e çdo problem u tha kryeministri biznesmenëve: “Çdo ministër do të ngrejë telefonin, duke filluar nga ministri i financave (Arben Ahmetaj), që duhet të jetë në dispozicionin tuaj.”

E që e gjithë ftesa të ishte më e besueshme, Rama ftoi biznesmenët VIP: “Me shpenzimet tona, kemi organizuar edhe një koktejl duke qenë se ju kohët e fundit nuk keni bërë koktejle, se keni pasur probleme financiare, ndaj jeni të ftuar ta shijoni bashkë me ne.”

Por kryeministri duhet të jetë pak i sinqertë me fjalët: Me “shpenzimet tona…”, sepse shpenzimet nuk ishin aspak të tij, sepse për koktejlin nuk pagoi Rama, por gostia u shtrua sërish pa miratim nga taksapaguesit shqiptarë, shumë prej të cilëve nga varfëria as që e njohin fjalën “koktejl”.

Natyrisht oligarkëve të koktejlit të përballur me “vështirësi” financiare, as që u bie ndërmend se kush i paguan banketet dhe ahengjet, deria sa të kenë qeverinë që i mbështet dhe i ndihmon me miliarda, që edhe këpucët e shtrenjta të mos prekin baltë kur të hedhin këmbët në trojet e falura.

Fjala me “shpenzimet tona”, është çelsi magjik që përdor kryeministri duke futur tek “tonat” qeverinë, popullin dhe oligarkinë, pra shpenzimet janë gjithmonë “tonat”. Kjo ishte edhe arsyeja që kryeministri fal e dorovit pa i’u dridhur syri.

I ftuari më i rëndësishëm, Samir Mane, zotërues i kompanisë Balfin Group, e ka kuptuar më mirë se cilido, se çfarë donte të thoshte kryeministri me “vështirësi financiare”, duke i kujtuar paratë dhuratë nga qeveria nëpërmjet FZHZH-së dhe bekimin e tij.

Sa për dijeni të taksa paguesve shqiptarë, që ndoshta pak ose aspak nuk e dinë, në muajin korrik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), një institucion shtetëror bordi i të cilit është plotësisht nën kontrollin e qeverisë, i dha Manes, njërit prej oligarkëve të kudondodhur i parave tona, një fond prej 1.2 miliard lekësh për rikonstruksionin e rrugës që të çon tek fshati i tij privat “Green Coast”, i projektuar me vila, për blerës miliarder në zonën e Palasës.

Ky fond është një “koktejl” që qeveria i’a shtroi vetëm para pak muajsh miliarderit Samir Mane, që sigurisht edhe një herë do të paguhet nga xhepi jonë, ndërsa zona e zaptuar prej tij do mbetet një kujtim i largët për shqiptarët, si një prej plazheve publike më të bukur të rivierës Shqiptare.

Por pas gjithë këtyre bëmave ka diçka që të shokon: Mos vallë banketi u shtrua për t’u thënë Vipave, se tani që jeni në “vështirësi” nuk është nevoja të paguajnë asgjë, e nëqoftëse shteti i’u vjen tek dera e biznesit rriheni dhe përzejeni. Apo për t’ua përsëritur se shteti jam unë, thesi jam unë dora vetë dhe i vetëm?! Qoftë larg, por më duket sikur kjo histori është prapa derës!

Më keqardhje, por tashmë shqiptarët po binden se Rama nuk ndryshon shumë nga ish miku i tij Ilir Meta, vetëm është pak më tepër qejfli festash, e për një copë “ftesë”, ai ka për borxh tu fali oligarkëve gjithë Shqipërinë, sigurisht në kurriz të shqiptarëve, jo të xhepit të tij!/Pamfleti.com

Shteti i kapur nga oligarkët: Paratë e shqiptarëve të varfër shkojnë për rrugë në "fshatin rezidencë" të Samir Manes

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë