Bota

Pezullimi i vizave të emigrimit/ 75 kongresmenë amerikanë letër Rubios: Vendim skandaloz dhe diskriminues, duhet ta tërhiqni

Pezullimi i vizave të emigrimit/ 75 kongresmenë amerikanë
 

SHBA- 75 kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio lidhur me pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Me anë të letrës, kongresmenët kanë shprehur haptazi shqetësimin e tyre, duke kërkuar tërheqjen e këtij vendimi. Në letër thuhet se, ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës, që prek gati 40% të të gjitha vendeve të botës. 

Kongresmenët shkruajnë se pezullimi do të prekë të afërmit e shtetasve amerikanë dhe një sërë kategorish të tjera, teksa shtojnë se kjo mund të ndikojë te pothuajse gjysma e emigrantëve të ligjshëm. Kongresmenët gjithashtu kanë shprehur edhe shqetësimi për ndikimin te zgjedhësit, pasojat sociale e ekonomike duke shkaktuar më shumë dëme sesa dobi.

“Ju shkruajmë për të dënuar fuqimisht vendimin tuaj të njëanshëm për të pezulluar lëshimin e të gjitha vizave të emigracionit për 75 shtete. Ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës suaj, që prek gati 40% të të gjitha vendeve të botës. Është gjithashtu tronditëse që një ndryshim kaq drastik politikash, i cili prek qindra mijëra njerëz çdo vit, u njoftua jo vetëm përmes një postimi në Tëitter, por edhe pa ofruar asnjë informacion domethënës mbi vetë pezullimin.

Meqenëse kjo politikë zbatohet për të gjitha vizat e emigracionit, ajo prek të afërmit e shtetasve amerikanë, si dhe të gjitha vizat e sponsorizuara nga familja, punëdhënësit, punonjësit fetarë, programin e diversitetit dhe vizat për rezidentë që kthehen. Sipas Departamentit të Shtetit, këto 75 vende përbënin rreth 243,671 viza emigracioni në vitin fiskal 2023, 280,015 në vitin fiskal 2024 dhe 189,583 nga tetori deri në maj të vitit fiskal 2025. Ekspertët thonë se pezullimi i pacaktuar do të refuzojë pothuajse gjysmën e të gjithë emigrantëve të ligjshëm gjatë vitit të ardhshëm. Një analizë e vizave të lëshuara gjatë tre viteve të fundit tregon se personat nga vendet e prekura përbëjnë 40–45% të të gjitha vizave të emigracionit.

Distriktet tona kongresionale përfaqësojnë individë nga të gjitha vendet e listuara në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Kjo politikë diskriminuese do të ketë një ndikim shkatërrues për zgjedhësit tanë. Ajo do të ndajë familje dhe do t’i pengojë ato të ribashkohen, do t’u bllokojë individëve ndjekjen e ëndrrës amerikane, do të ngadalësojë rritjen e bizneseve të vogla dhe do të minojë aftësinë e organizatave fetare për të ndërtuar dhe mbajtur komunitetet e tyre. Me pak fjalë, kjo politikë është e prapambetur, e vjetëruar dhe shkakton shumë më tepër dëm sesa dobi," thuhet në letër.

Gjithashtu, brenda 20 shkurtit të këtij viti, kongresmenët i kanë vendosur afat administratës që t’iu kthejë përgjigje për disa pyetje

1. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se “administrata Trump po i jep fund abuzimit të sistemit amerikan të emigracionit nga ata që do të përfitonin pasuri në kurriz të popullit amerikan.” A disponon administrata të dhëna që mbështesin këtë pretendim për të justifikuar këtë politikë?

2.Cili është justifikimi ligjor për veprimin e Departamentit?

3. Sipas Departamentit të Shtetit, ky pezullim është i nevojshëm për të siguruar që emigrantët nga këto vende të mos bëhen barrë publike. Barra publike ka qenë prej kohësh një arsye për papranueshmëri sipas Ligjit për Emigracionin dhe Kombësinë, dhe agjencitë, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, dinë si të kryejnë vlerësime individuale të aplikantëve për të përcaktuar nëse ka gjasa të bëhen barrë publike. Pse administrata tani ka nevojë për një pezullim të përgjithshëm për të gjithë aplikantët?

4. Duke qenë se ju besoni se kjo politikë do t’u kursejë para amerikanëve, edhe pse vendi ynë përfiton nga emigracioni neto, a kanë kryer departamentet tuaja një analizë kosto-përfitim të kësaj politike? Nëse po, kërkojmë që analiza t’i dorëzohet Kongresit.

5.Njoftimi i Departamentit të Shtetit thotë se ai “po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara ose të bëhen barrë publike.” Kur mendon departamenti se do të përfundojë ky “rishikim” dhe nëse do të shtohen përjashtime të tjera në këtë politikë?

Sipas Departamentit të Shtetit, lista e vendeve të prekura përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antiguan dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamasin, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Birmaninë, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Luçian, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë