Aktualitet

Vrasja në tentativë e Aleksandër Prendit/ SPAK zbërthen celularët e anëtarëve të grupit ‘Bajri', foto me armë, tufat me euro dhe femra, ja çfarë u gjet në telefona (PAMJET)

Vrasja në tentativë e Aleksandër Prendit/ SPAK zbërthen

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, të cilët akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit. Sipas dosjes hetimore, nga zbërthimi i disa telefonave celularë është zbuluar veprimtaria kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë. 

Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët Prokuroria e Posaçme i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Në dosje zbulohet gjithashtu, se në galerinë e telefonit të tij, shfaqet edhe një foto e një muri, ku janë ekspozuar armë. Po ashtu edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar. Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, autoritetet kanë rënë në gjurmët e të përfshirëve përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetin social “TikTok”, si edhe nga materialet e sekuestruara në telefonat e të dyshuarve. Hetimet tregojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për çështje të trafikut të drogës, ndërsa në dosje përmenden emra të njohur të botës së krimit në Shkodër. Nga shkëmbimi i zjarrit janë dëmtuar disa mjete të blinduara, ndërsa SPAK ka dokumentuar lëvizjet dhe armatimin e grupit kriminal përmes provave filmike dhe ekspertimeve teknike.

Referuar te dhenave te siguruara nga rrjeti "Tik-tok", te pandehurit jane konstatuar ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe te shtetasit Safet Bajri e persona te tjere. Edhe nga akti i ekspertimit te telefonit sekuestruar ne datën 12.12.2024, ne ambientin tip bar, i ndodhur ne zonën e quitur Tregu i Lire, në Dobraç, por qe i perket shtetasit Sabjan Troshani, vella i te pandehurit Samuel Troshani, eshte siguruar e njejta video. Ky ambient, nga hetimet e kryera, frekuentohet nder te tjera dhe nga shtetasi Safet Rustemi dhe lidhjet e tij te aferta shogerore. 

Nga këqyrja e telefonit te sekuestruar që i perket të pandehurit Izmir Sakica janë konstatuar foto dhe video te shumta armesh te llojeve dhe kalibrit te ndryshëm. Ne fotot dhe videot e mëposhtme shfaqet i pandehuri Izmir Sakicaj, ne disa raste i shogëruar me persona te tjere, teksa gjuan me armë. 

Ne videon me date krijimi 28.07.2024, e cila shte registruar ne ambientin tip bar ge ndodhet ne Dobras dhe qe frekuentohet nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Rustemi etj., shfaqen disa persona dhe evidentohet me interes fakti se ne mur jane varur disa arme te gjata. Ne videon e datës 21.11.2024, shfagen dy shtetas, nje mashkull, i cili eshte i pandehuri Samuel Troshani dhe nje femer, e paidentifikuar.  Dy shtetasit shfaqen ne video teksa gjuajne me arme zjarri, të tipit pistolete. Gjithashtu jane konstatuar shuma te konsiderueshme parash, me origine te paligishme.

Duke qenë pjese e nje grupi kriminal te perfshire ne veprimtari kriminale, qe konsiston kryesisht në kryerjen e veprave te dhunshme kunder shëndetit apo jetes se personave, nën perdorimin e armëve të zjarrit, të pandehurit ne datën 23.08.2024 rreth orës 17.00 te pasdites janë nisur së bashku me persona të tjerë te paidentifikuar deri tani, me tre mjete te blinduara, nga zona e Dobracit në drejtim te fshatit Rranxa, ne Njesinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejes, zone ka kishte banesën i pandehuri Aleksandër Prendi, bazuar ne deklarimet e dhina nga i pandehuri në datën 24.08.2024. Të pandehurit kanë qenë te armatosur dhe kanë shkuar ne këtë zonë, me gëllim vrasjen e të pandehurit Aleksander Gezim Prendi. Motivi besohet te jete i lidhur me mosmarreveshje te krijuara per shkak te lëndeve narkotike. Ne kohën qe ata kanë kaluar në këte zonë, janë gilluar me arme zjarri nga i pandehuri Aleksandër Gezim Prendi, i cili gjithashtu provohet te kete gene i armatosur, por te kete kuptuar arsyen pse te pandehurit janë gendur aty. 

Ndermjet tyre ka patur shkembim zjarri, ku nuk ka të dhena per dëmtime te shëndetit te personave te perfshire ne kete ngjarje apo personave te tjere, por vetëm dëmtime të mjeteve me te cilët keta te pandehur kanë gene duke levizur.

Pavaresisht se nuk shtë bere e mundur identifikimi i te gjithe personave pjesë e grupit kriminal që ka marre pjesë ne vendin e ngjarjes, provohet ge i pandehuri Aleksander Prendi te kete gelluar te paktën ne drejtim te dy ose me shumë personave, me qillim vrasjen e tyre, vrasje e cila ka mbetur ne tentative per shkaqe te pavarura prej te pandehurit, duke konsumuar kështu verën penale "Vrasjes në rrethana te tjera cilësuese" kunder dy ose me shume personave, mbetur ne tentative

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, fshati Rranxa, në Njësinë Administrative Bushat njihet si zonë e te pandehurit Aleksandër Prendi dhe familjarëve e tij, Andrea Prendi dhe Pjetir Dragoti (Prendi) (vëllezërit) dhe ndodhet rreth 21 km larg Dobraçit, që njihet si zonë e të pandehurve Izmir Edmond Sakicaj, Samuel Zamir Troshani dhe Franko Gjergji Leka 

Kështu, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, eshtë demtuar një makinë e blinduar, tip Audi A8, ngjyrë blu e errët, me targa gjermane SWAG276, e cila është gjetur në vendngjarje, ne gjendje të fikur, e cila rezulton të ketë genë në përdorim të paktën nga i pandehuri Izmir Sakicaj, referuar gjobave të marra për këtë mjet. Nga keqyrja e mjetit ka dëmtime të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjithashtu, nga gjuajtjet me armë zjarri eshte demtuar dhe makina e blinduar tip Audi A8, ngjyrë e zezë, me targë AA021RU, automjet i cili eshtë në pronësi të pandehurit Franko Leka. Ky mjet është larguar prej ketij të fundit nga vendi i ngjarjes drejt një servisi ne pronësi të shtetasit Tonin Ejlli, ku eshtë edhe sekuestruar si prove materiale. Nga keqyrja e tij ka demtime të shkaktuara nga gjuajtja me armë zjarri.

Në vendngjarje, nga hetimet rezulton se ka qenë dhe një mjet e blinduar tip Mercedes Benz S600 me targe AB857LV, i cili ishtë konstatuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me makinën Aud A8 me targa AA021RU, dhe është ndaluar nga sherbimet e policisë në datën 03.09.2024, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, është gjetur e dëmtuar dhe makina tip BMW me targë AB216LL, e cila sipas te dhënave tê përftuara nga hetimet, rezulton te ketë qenë në përdorim, e marrë me qera nga i pandehuri Aleksander Prendi, i cili sipas logimeve të numrit te telefonit në përdorim të tij, por edhe nga te dhënat e rezultuara nga akti i ekspertimit të telefonit të shtetasit Arsen Ceni, ka qenë personi i cili ka qelluar.

SPAK i ka mbyll hetimet dhe ka marrë të pandehur tre anëtarët e grupit ‘Bajri’, Samuel Troshanin, Izmir Sakicën dhe Franko Lekan. Ndërkohë, Aleksander Prendi, është anëtari i katërt, nga grupi rival, ku tre të pandehurit, akuzohen se kishin planifikuar ta vrisnin.

Pavarësisht se ishte objektivi i sulmit, edhe Aleksandër Prendi është vënë nën akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë provuar pas një sërë hetimesh të kryera në zonë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit të kaluar, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.

Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër./

 

Open Youtube

Deleted video

Deleted video

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale