Aktualitet

Vodhi shtëpinë e xhaxhait, kurthi që u përdor për zbulimin e nipit, Leonardo Sinani pas zhdukjes së 27 mln lekëve

Vodhi shtëpinë e xhaxhait, kurthi që u përdor për
 

TIRANË- Identifikimi i Leonardo Sinanit, 26-vjeçarit që mesnatën e 14 Gushtit 2026, vodhi 27 milion lekë nga shtëpia e xhaxhait të tij, Durim Sinani, është mundësuar duke përdorur një kurth hetimor nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Që në fillimet e para, kur xhaxhai i tij ka bërë denoncimin në komisariatin Nr.6 në Tiranë, Sinani ka qënë i dyshuar, por grupi i hetimit nuk kishte prova, që ta akuzonte direkt atë për vjedhjen.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Sinani pasi ka vjedhur banesën e xhaxhait tij, është rikthyer sërish aty dhe ka gjetur policinë, xhaxhain dhe djalin e xhaxhait, të cilët siç ka deklaruar ai i ka gjetur në një gjendje të dëshpëruar. Më pas ai është larguar me një makinë, të cilën policia në bazë të pamjeve filmike, e ka identifikuar se është përdorur në vjedhje nga njëri prej 4 personave që morën pjesë në vjedhjen e 27 milion lekëve dhe bizhuterive me vlerë 5 milion lekë.

Kjo makinë është fshehur në ambientet e një serivisi në zonën e “Astirit” në Tiranë. Policia dhe prokuroria i kanë kërkuar 26-vjeçarit Leonardo Sinanit, të tregonte vendndodhjen dhe dorëzonte makinën, por ai ka filluar të japë justifikime të ndryshme që ja kishte dhënë një shoku. Ky shok i tij, është shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje, duke deklaruar se nuk kishte marrë asnjë makinë prej Leonardo Sinanit.

Nisur nga kjo situatë policia, ka bërë arrestimin e Leonardo Sinanit duke e akuzuar fillimisht për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Por vetëm 24 orë pas arrestimit, Leonardo Sinani, është liruar, duke krijuar për të një perceptim “shpëtimi” nga ndjekja penale. Gjatë kohës që ai është mbajtur në dhomat e shoqërimit në polici është përgjuar në bashkëbisedim me persona të tjerë të shoqëruar si të dyshuar për këtë vjedhje.

Sinani, ka biseduar se kishte mundur ti fshihej vjedhjes së banesës së Xhaxhait të tij, pasi akuzohej vetëm për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Por nga ana tjetër veç këtyre përgjimeve, njëri nga bashkëpunëtorët e tij në vjedhjen e banesës së xhaxhait të Leonardo Sinanit, i arrestuari Kleand Tomja, kishte vendosur të bashkëpunonte me policinë, duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, planin e ndërtuar nga Sinani, mënyrën e futjes brenda në banesë, ndarjen e lekëve në zonën e stadiumit “Air Albania” dhe fshehjen e makinave në një servis në zonën e “Astirit” në Tiranë.

E gjitha ka qenë një kurth hetimor, që policia dhe prokuroria e Tiranës, i kishin ngritur të dyshuarit kryesor të kësaj vjedhje, Leonardo Sinani. Ditën e arrestimit, Sinani është nxjerrë nga qelia dhe thirrur në zyrën e oficerit të policisë në komisariatin Nr.6 në Tiranë, duke i komunikuar urdhrin e lirimit.

Por pikërisht, sapo i është komunikuar urdhri i parë, 26-vjeçarit Sinani, oficerët i kanë komunikuar dhe një urdhër të dytë, duke e arrestuar pasi ndaj tij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij,  Mark Hila, Antonio Budini dhe Kleand Tomja ishte lëshuar një urdhër arrestimi pasi akuzoheshin për “Vjedhje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Tashmë, Leonardo Sinani, Mark Hila dhe Kleand Tomja janë arrestuar dhe mbyllur në burg nga gjykata e Tiranës. Ndërsa bashkëpunëtori i tyre Antonio Budini nga Lezha vijon të jetë në kërkim. Siç ka mësuar gazetari Elton Qyno, kallëzuesi Durim Sinani, me profesion “Kasap” mbrëmjen e 14 Gushtit 2026, kishte shkuar në ambientet e një lokali në fshatin Ibë të Tiranës, për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Mes shumë personave, familjarë dhe miq që kishte ftuar, Sinani në këtë mbrëmje kishte thirrur dhe djalin e vëllait të tij, nipin Leonardo Sinani. Por paralelisht me prezencën e tij në këtë festë familjare, Leonardo Sinani, ka organizuar dhe koordinuar së bashku me 3 persona të tjerë, një skenar kriminal me qëllim vjedhjen e shtëpisë së xhaxhait të tij, Durim Sinani.

Në këtë plan kriminal, Leonardo Sinani, ka futur dhe 3 shokët e tij Kleand Tomja, Mark Hila dhe Antonio Budinin, të cilëve ju ka dhënë të gjitha orientimet dhe lëvizjet që duhet të bënin teksa ai ishte në festën e xhaxhait të tij.

Durim Sinani ka treguar se gjatë orës që ai ka qenë në lokal dhe që po festonin, ka parë nga telefoni se kamerat e shtëpisë, nuk po punonin. Është shqetësuar pak, pasi nga një kamerë kishte ngelur në telefon pamje filmike ku dukej një person jashtë portës së shtëpisë, por ka menduar se nuk kishte ndonjë gjë serioze.

Pasi kanë mbaruam darkën rreth orës 01:00 janë kthyer në shtëpi dhe ka konstatuar se brenda në shtëpi kishin hyrë hajdutë dhe kishin vjedhur paratë dhe bizhuteri. Në katet e dytë dhe të tretë kishte më shumë rrëmuje dhe dy dyert e brendshme ishin hapur me forcë dhe kishin prishur bravën e derës.

Në të gjithë shtëpinë ka parë rrëmujë, sende në tokë të hedhura dhe sirtarë të nxjerra jashtë të kontrolluara, kuti bizhuterie bosh të hedhura në dysheme. Më tej shton se ka shkuar tek dhoma në kuzhinën e katit të tretë ku kishte vendosur paratë e familjes dhe të biznesit, të cilat nuk i ka gjetur tek kutia që ndodhej sipër një tavoline.

“...gjithashtu dhe tek dy dhomat e gjumit, të tij dhe djalit kishin vjedhur bizhuteri, dhe rreth 2 milion lekë të djalit, në total më kishin vjedhur shumën 27 milion lekë dhe bizhuteri floriri në vlerën 5 milion lekë...”-ka treguar në polici Kasapi, Durim Sinani

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë