Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ REL: A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

Ngërçi politik në Kosovë/ REL: A bartinä

KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash në lidhje me një varg vendimesh që i mori së voni, ndërsa ndaj pjesëtarëve të saj u dorëzuan kallëzime penale për mbajtjen e funksioneve të dyfishta.

Pasi një aktgjykim i vitit të kaluar i Gjykatës Supreme e cilësoi të kundërligjshëm ushtrimin e dy funksioneve, janë shtuar pikëpyetjet nëse ata mund të hetohen edhe penalisht. Çfarë thonë ekspertët ligjorë, cilat vepra penale mund të hyjnë në konsideratë dhe deri ku shtrihet përgjegjësia e një qeverie në detyrë?

Me gjithë aktgjykimin e vitit 2025 të Gjykatës Supreme të Kosovës se ushtrimi i dy funksioneve është i kundërligjshëm, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej javësh është edhe deputet. Ngjashëm, ministra në detyrë janë aktualisht edhe anëtarë të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Teksa Qeveria në detyrë e Kosovës u përball me kritika për gjoja tejkalim kompetencash për shkak të disa vendimeve të fundit, janë ngritur pikëpyetje edhe nëse pjesëtarët e saj duhet të bartin përgjegjësi penale për veprimet e tyre.

Derisa deri më tani ata nuk janë prekur, kallëzimet e reja penale, të dorëzuara nga kundërshtarët e tyre politikë këtë javë, dhe aktgjykimi i gjykatës më të lartë në sistemin e rregullt ligjor të vendit kanë krijuar kushte për hetimin e tyre, sipas ekspertëve ligjorë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Dorëzimi i kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale ndaj pjesëtarëve të Qeverisë në detyrë s’është diçka e re. Një gjë e tillë ndodhi edhe në marsin e 2026-tës. Dhe, deri më tani asgjë s’ka ngjarë pas kallëzimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Tash, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca bënë kallëzime të ndara penale ndaj ministrave në detyrë dhe vendimeve të tyre.

Ekspertë ligjorë thonë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri dhe ministrat në detyrë “me dashje” po marrin vendime që mund të përbëjnë vepër penale e për të cilat duhet të bartin përgjegjësi, duke qenë të vetëdijshëm se Kushtetuta e Kosovës dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme ua ndalojnë ushtrimin e funksioneve të dyfishta, dhe se Ligji për Qeverinë ua kufizon kompetencat.

Sipas tyre, prokurorët duhet të provojnë se, përmes vendimeve që marrin, duke ushtruar dy funksione, qeveritarët në detyrë po e shkelin detyrën zyrtare.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se qëllimi është element “esencial dhe i rëndësishëm” për prokurorët për ta nisur një hetim penal ndaj tyre.

“Pas aktgjykimit të Supremes, vazhdimi i funksionit të këtyre dy detyrave, marrja e vendimeve, dhe për rrjedhojë fakti se vendimet kanë ndikim, për mua përmbushet elementi i qëllimit, i cili është element vendimtar i kategorisë së veprave penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit”, shprehet Bajraktari për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata Supreme e rrëzoi më 2025 një udhëzim administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke gjykuar se ai ishte i paligjshëm, sepse Murati po ushtronte dy funksione - të deputetit dhe të ministrit. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, argumenton për Radion Evropa e Lirë se mbajtja e pozitës së kryeministrit dhe ministrave, nga persona të cilët janë betuar si deputetë, nuk përmbush elementet e veprës penale të moszbatimit të vendimeve gjyqësore.

Megjithatë, sipas tij, mbajtja e pozitës së kryeministrit dhe ministrave në detyrë, nga individë të betuar si deputetë, i përmbush “të gjitha elementet e figurës së veprës penale” të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Miftaraj shton se kryeministri dhe ministrat në detyrë, me vendimet e kohëve të fundit, kanë keqpërdorur detyrën dhe kanë shkelur kompetencat, duke “i sjellë përfitime vetes dhe personave të tjerë, disa nga të cilët publikisht [njihen si] persona të afërt me partinë, si dhe kanë dëmtuar persona të tjerë përmes veprimeve kundërligjore”.

Bajraktari e mbështet argumentin e Miftarajt, duke theksuar se në Kodin Penal mund të ketë elemente përmes të cilave konstatohet shpërdorimi i detyrës zyrtare. Ai beson se Prokuroria do të nisë hetime për këtë rast.

Kodi Penal parasheh dënim me burgim prej një deri në tetë vjet për një zyrtar që i tejkalon kompetencat e tij. Prokuroria Speciale nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po i shqyrton kallëzimet penale, dhe nëse do të nisë hetim penal ndaj kryeministrit dhe ministrave në detyrë.

As Qeveria në detyrë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me kallëzimet penale ndaj saj, dhe pyetjes nëse anëtarët e saj po i tejkalojnë kompetencat. Por, ajo është arsyetuar më herët se nuk mund ta ndalojë punën për shkak të tranzicionit politik.

Ligji për Qeverinë përcakton se një qeveri në detyrë ka kompetenca të kufizuara. Në mënyrë të qartë ndalohet marrja e vendimeve të rëndësishme. Sipas këtij ligji, një qeveri në detyrë mund t’i zbatojë vetëm aktivitetet e domosdoshme, të planifikuara në planin vjetor dhe në Ligjin për Buxhetin.

Në javët e fundit, Qeveria Kurti - në detyrë që nga shpërbërja e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, muaj më parë - ka marrë vendime për emërimin e individëve në pozita të larta drejtuese edhe pas zgjedhjeve.

Ajo ka emëruar një komision të pranimit për pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në atë të Ministrisë se Shëndetësisë.
 Po ashtu, ka ngritur komisione të ngjashme edhe për poste të tjera, përfshirë atë të drejtorit ekzekutiv për Thesarin e Kosovës. Përveç emërimeve, Qeveria në detyrë ka marrë edhe vendime që prekin pronën publike, duke ndarë tokë dhe parcela për shfrytëzim./REL

kosove ngërçi politik në kosovë

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë