Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Pesë persona janë proceduar penalisht për zaptim dhe ushtrim të aktiviteteve tregtare pa regjistrim.
Rastet janë konstatuar në lagjet “11 Janari”, “Uji i Ftohtë” dhe “10 Korriku”. Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.
Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, 5 shtetas, për zaptim të hapësirës publike dhe për ushtrim të aktiviteteve tregtare pa u regjistruar.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të kontrolleve në terren për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe për verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarive tregtare, kanë konstatuar 5 raste në shkelje.
????Në lagjen “11 Janari” u konstatua se:
1️⃣ Shtetasi E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
2️⃣ Shtetasi I. D. ushtronte aktivitetin tregtar të llojit “Fast Food”, po ashtu në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
????Në lagjen “Uji i Ftohtë” u konstatua se:
3️⃣ Shtetasi K. B. ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë i pajisur me NIPT dhe pa kasë fiskale.
4️⃣ Shtetasi E. F. ushtronte po të njëjtin aktivitet, i papajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe pa kasë fiskale.
????Në lagjen “10 Korriku” u konstatua se:
5️⃣ Shtetasi M. I., 64 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme, i papajisur me lejen përkatëse dhe me punonjës të paregjistruar.
Për të pesta rastet nisi procedimi penal ndaj shtetasve E. H., 32 vjeç, I. D., 58 vjeç, K. B., 39 vjeç, E. F., 46 vjeç dhe M. I., 64 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.