Aktualitet

10% akses, 90% pengesa! A mund të bëhet politika më e barabartë për gratë?

10% akses, 90% pengesa! A mund të bëhet politika më e
 

Nga Skerdi Topalli

”Është shumë e rëndësishmë që gratë të mbështeten me financime të drejtpërdrejta. Shumë shpesh ne paragjykohemi kur kërkojmë mbështetje financiare, sidomos nga bizneset private” – shprehet 25 vjeccarja e cila kandidoi për deputete për qarkun e Beratit, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. E angazhuar në Partinë Socialiste falë platformës “Deputeti që duan”, ajo tha se sfidat në një fushë të dominuar kryesisht nga burrat, nuk janë të pakta. Kjo bëhet edhe më e ndjeshme kur bëhet fjale për financimin. “Vihet re një mungesë serioziteti në mënyrën se si trajtohen kërkesat tona dhe shpesh nuk merremi seriozisht vetëm se jemi gra” - shprehet më tej ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, pjesëmarrja e grave dhe vajzave si kandidate për deputete mbeti në nivelin minimal të kërkuar nga ligji, duke reflektuar sfida të vazhdueshme në përfaqësimin gjinor në politikë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara në korrik 2024, parashikojnë që 1 në 3 kandidatë të zgjedhur nga listat e hapura të jetë grua, por pjesëmarrja e tyre vazhdon të përballet me pengesa të mëdha strukturore dhe financiare.

“Ka një mungesë serioziteti në mënyrën se si trajtohen kërkesat tona dhe shpesh nuk merremi seriozisht vetëm sepse jemi gra” – shprehet 25 vjeccarja që këtë vit kandidoi për herë të parë. “Ndihma financiare shtetërore do të ishte një garanci për të barazuar mundësitë mes kandidatëve burra dhe gra, sidomos për ato që vijnë nga zona rurale”- shton ajo, duke theksuar nevojën për mbështetje institucionale të barabartë.

Në vitin 2021, nga 140 deputetë gjithsej, 48 ishin gra, pra rreth 34% e parlamentit. Megjithatë, në nivel kandidature, gratë përbënin vetëm 29% të listave shumëemërore të partive. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, nga 141 kandidatë për kryetar bashkie, vetëm 17 ishin gra, pra vetëm 12% e totalit.

Prej më shumë se një dekade në Shqipëri, aktivistja Raquel Hernandes Peña, eksperte për barazinë gjinore dhe bashkëdrejtuese e Rrjetit të grave “Barazi në Vendimmarrje”, ka ndjekur nga afër betejat e grave në politikën shqiptare. Ajo thekson se kuota gjinore, e futur që në vitin 2008, ka ndikuar pozitivisht në rritjen e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore, por mbetet një mjet i pamjaftueshëm për fuqizimin e tyre real.

“Kuota gjinore ka rritur pjesëmarrjen e grave në politikë, por funksionon vetëm për listat e kandidatëve, jo për rezultatet e zgjedhjeve. Për shumë kohë partitë thjesht paguanin gjobën për mosrespektimin dhe vijonin listat pa gra” thotë ajo.

Peña sjell në vëmendje problemet me mungesën e transparencës në shpërndarjen e fondeve publike për partitë. Një studim i organizatës “Barazi në Vendimmarrje” zbuloi se vetëm 10% e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishin pasur realisht akses në fondet publike të partive politike.

“Një nga arsyet pse gratë nuk kanë një zë të fortë në partitë politike është se forumet e tyre funksionojnë me zero buxhet. Ato nuk kanë mundësi të organizojnë aktivitete apo të ndërveprojnë me votuesit gjatë gjithë vitit” – sqaron më tej Peña.

“Paratë janë pushtet. Dhe nëse forumet e grave funksionojnë me zero buxhet, ato nuk kanë asnjë fuqi reale për të ndikuar apo kërkuar vend në listat e kandidatëve” - shprehet ajo. Sipas saj, mungesa e transparencës në shpërndarjen e fondeve publike i prek të gjithë kandidatët, por ndikon veçanërisht gratë, të cilat shpesh janë më të reja dhe me rrjete më të vogla mbështetjeje.

Për të adresuar këtë pabarazi, organizata “Barazi në Vendimmarrje” ka propozuar një nismë konkrete: 10% e fondeve publike që shteti u jep partive politike të kalojë direkt në llogaritë e forumeve të grave. Këto fonde do të mund të përdoren për trajnime, aktivitete me komunitetin dhe nisma politike. Peña thekson se kjo nuk është një formë privilegji, por një mënyrë për të ndërtuar një proces më demokratik dhe më të barabartë për të dyja gjinitë.

“Shteti të nisë ta demokratizojë mënyrën si shpenzohen fondet publike nga partitë. Në vend që t’u shkojë vetëm drejtuesve të partive, një pjesë e fondeve duhet të shkojë aty ku ka më shumë nevojë, te forumet e grave dhe të rinjve” - përfundon ajo.

Ky mekanizëm është zbatuar tashmë në disa vende si Franca, Meksika dhe Paraguaji. Edhe Mali i Zi është një nga vendet e Ballkanit që ka implementuar një kuotë të ngjashme për financimin e forumeve të grave. Edhe pse projektligji është futur në Parlamentin e Shqipërisë, ai nuk është votuar ende, pasi u paraqit në një moment kur legjislatura po mbyllej. Peña thotë se do të ripropozohet në sesionin e ardhshëm, por sfida më e madhe deri atëherë mbetet mungesa e fuqisë së vetë forumeve të grave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë