KAVAJË- Kryeministri Edi Rama foli sot për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Vorë, ku sipas tij ky qytet po transformohet. Rama tha se vlera e pronës në ketë qytet është rritur dhe do të rritet edhe më shumë me integrimin në BE.
Ai shtoi se në më pak se 60 ditë duhen marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste. Më tej tha se në 11 maj qytetarët me votën e tyre duhet t'i japin opozitës një "Noc Rrok madhështor".
"Duhet t'ju them edhe një, në fund, se ishim me kryetarin dhe me deputetin për të parë këto zhvillimet këtu dhe ju e shihni që Vora po bëhet një qytet tjetër. Unë nuk e harroj kur kam ardhur atë natë, që kishte rënë tërmeti, ishte një tmerr edhe një frikë e madhe si do të zgjidhet kjo punë. Ndërkohë që, njerëzit ishin dëshpëruar komplet. Kishin dalë të gjithë nga shptëpitë, sot janë 400 e ca që janë futur nëpër shtëpia janë dhe rreth 50 të tjerë që familje që kanë rezultuar në nevojë, po që nuk i kanë bërë aplikimet në kohë, atëherë, se kemi nga kjo kategori dhe në Tiranë dhe vende të tjera. Por, faktikisht, edhe apartamentet e reja, edhe infrastruktura e re, edhe shkollat e çerdheve dhe kërkesat private për ndërtime, edhe qeratë këtu janë rritur, që do të thotë njerëz që kanë apartamentet, i japin dhe shtëpitë, i japin dhe me qira, kur kanë dhe mundësi tjetër vlera e pronës të të gjithëve ju është rritur, edhe do rritet edhe më shumë, dhe kini parasysh momentin që hyn Bashkimi Europian sipas asaj që ka ndodhur te të gjithë vendet e tjera prona dyfishohet. Gjëja e parë që ndodh është prona dyfishohet.
Kështu që, unë besoj që jemi shumë të qartë se çfarë duhet bërë tani 60 ditë, 60 e pak ditë sa janë, duhet me marrë çdo votë për Partinë Socialiste, çdo votë. Mundësia që rezultati i arritur që ka qenë shumë pozitiv për hir të vërtetës të bëhet dhe më i thellë është reale, se gjithmonë ka mundësi për më mirë, po edhe për faktin që ju keni bërë një punë shumë të mirë me votuesit në emigracion. Dhe në qoftë se do t'i bashkojmë bashkë këto energji, do bëhet një rezultat i jashtëzakonshëm. Kështu që, unë ju falënderoj edhe një tjetër për gjithë punën që keni bërë. Ju lutem të fokusoheni dhe të bënim maksimumin në këto 60 ditë që në 11 maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë, për Partinë Socialiste, por edhe një merak tjetër ta nxjerrim në 11 maj, se e kam atë merak. Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thosha “noc rroku, noc rroku”, më vijnë ca profile fallco aty, edhe më shkruajnë “noc rrokun do të marrësh, noc rrokun do të marrësh”. Në 11 maj, ne duhet t'i prezantojmë atyre një noc rrok madhështor, domethënë duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre t'u çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë: Çfarë i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun.", u shpreh kryeministri Rama.