Aktualitet

Goditja e shpërndarësve të drogës në Sarandë. “Boraqi” i shpëtoi policisë për vite të tëra. Kush janë të tjerët

Goditja e shpërndarësve të drogës në Sarandë.

I konsideruar si një nga shpërndarësit më të fuqishëm të kokainës në Sarandë, pas vite të tëra ndjekje, më në fund ka rënë në pranga 49-vjeçari Altin Arapi alias Altin Demiri, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Edhe pse në këtë këtë operacion nuk janë kapur bashkëpunëtorë direkt të tij, burime thonë se prej vitesh ai është skeduar së bashku me të paktën dy persona të tjerë, njeri prej të cilëve i arrestuar më parë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se policia prej vitesh e ka pasur nën mbikqyrje, por e ka pasur shumë të vështirë ta vendosë në pranga Arapin, pasi sipas të njëjtave burime, shpesh ka pasur dyshime se ai kishte informacion dhe përkrahje nga bashkëpunëtorë të ngushtë brenda strukturave policore dhe ishte një hap para çdo operacioni. Madje një operacion i dështuar ndaj tij konsiderohet ai i 20 janarit 2022, kur policia tentoi ta arrestonte me sasi droge, por nuk i gjeti asgjë dhe kreu një arrestim të sforcuar për kundërshtim të forcave të policisë pasi gjatë tentativës për t’a kontrolluar, bëri rezistencë duke thyer edhe celularin e tij.

Më pas emri tij është përfolur në ngjarjen e majit 2025, kur një e mitur 15-vjeçare, shkoi e intoksikuar me 5 gram kokainë në Spitalin e Sarandës. Një ndër personat e marrë në pyetje për këtë çështje ishte edhe Altin Arapi.

Të vetmen herë kur Altin Arapi është arrestuar nga policia nën posedim lëndësh narkotike, ka qenë rreth 8 vite më parë, kur së bashku me dy persona të tjerë nga Saranda, u kap në Tiranë me një sasi të vogël kokaine dhe qëndroi për disa muaj në burg.

Ndërkohë një tjetër ngjarje kur është përfolur emri i tij, ka ndodhur në janar të vitit  2021, kur policia kreu një shoqërim blic në Delvinë dhe mori në pyetje një shtetas, pasi kishte siguruar informacion se do të konfliktohej me Altin Arapin dhe për këtë mori masa parandaluese.

Të arrestuarit e tjerë me precedentë

Me precedentë penalë rezultojnë edhe disa të arrestuar të tjerë në kuadët të operacionit “Vjeshta” të zhvilluar në Sarandë.

Feliks Filija, 27 vjeç, i njohur si shoku i Elvis Çaushllarit  alias Vis Korçari, i arrestuar në vitin 2020 në Elbasan për “vrasja me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja  pa leje”.

Medi Myftaraj, 35 vjeç, arrestuar në shtator 2017 në Skrapas pasi rezultonte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Vlorës për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe gjatë kontrollit të banesës në momentin e kapjes ju gjetën 0.5 kg “cannabis sativa”. Ndërsa në mars 2023 është arrestuar në Ksamil me një sasi lëndë narkotike “cannabis sativa”.

Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, ekstraduar nga Gjermania në 2016 pasi rezultonte i dënuar  nga Gjykata e Fierit me 7 vjet burg për  “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Me precedentë edhe në Sarandë për “kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Devis Saliaj, 22 vjeç, plagosur me thikë në 6 qershor 2025 në vendin e quajtur “Ekualipsi” në Sarandë. Arrestuar në shtator 2023 në zonën  e Kodrës së Diellit në Tiranë në kuadër të një që shpërndante “cannabis sativa” dhe “kokainë”. Arrestuar sërish në Tiranë në dhjetor 2025.

Erjon Dido, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Macistja”, arrestuar në tetor 2018 në Sarandë me një sasi lëndë narkotike “cannabis sativa”, proceduar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në dhjetor 2024 në kuadër të një grupi.

Dhimitri Terolli, 33 vjeç, njohur me pseudonimin “Miçp evgjiti”, rezulton përdorues i lëndëve të forta narkotike. Terolli është arrestuar disa herë nga policia kryesisht për  “vjedhje” dhe në një rast për “plagosje të lehtë  me dashje”, ku i dëmtuar ka qenë një tjetër përdorues droge.

Nazif Refitaj, 24 vjeç, i arrestuar në vitin 2021 në Patos për “vjedhje e kryer në bashkëpunim ”.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë