TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm", deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiçi ja hedhin fajin BE-së për vonesat e integrimit dhe nuk respektojnë standardet dhe shtetin e së drejtës. Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se ide të tilla si "Ballkani i Hapur" janë përdorur për të shmangur angazhimet e vërteta ndaj vlerave europiane dhe për të mbuluar mungesën e vullnetit politik për reforma reale.
"Dua të them se Partia Popullore Europiane po ofron një ndihmë të madhe. Presidenti Ëeber, ka qenë në asamblenë e fundit politike dhe ai tha se, do të dërgojë një mision fakt gjetës në Shqipëri. David McAllister po jep ndihmesën e vet. Pra ne jemi të inkurajuar sepse misioni i tyre faktmbledhës do të jetë me shumë rëndësi për të hedhur dritë për rastet tona konkrete dhe për ti pasqyruar në Bruksel.
Padyshim ka një lodhje prej zgjerimit, sepse sa më tepër të zgjerohet BE-ja, aq më i vështirë bëhet edhe menaxhimi. Por nuk është ky shkaku i vonesave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e vështirë që ka qenë një çast kur lindi ideja për ti ofruar një partneritet Ballkanit Perëndimor, por zgjati shumë pak, dhe Procesi i Berlinit synonte që ti afronte sa më pranë BE-së.
Problemi është se autokratët e rajonit, filluan me projekte të reja. Shpeshherë ne mendonim se as Rama dhe as Vuçiç nuk ishin të interesuar për integrimin. Ata shanin dhe hidhnin fajin lodhjes dhe shpikën ‘Ballkanin e Hapur’. Kërcënuan opsione të tjera, dhe nuk respektuan parimin thelbësor të integrimit në BE, që nuk është lodhja e BE-së e cila kishte ngadalësuar procesin e integrimit të Ballkanit.
Ne e dimë që nuk është një proces i shpejtë, por është një proces i pandalshëm. Ishte një proces që vijonte.
Këta persona duke ngritur tezën e lodhjes europiane dhe duke fajësuar europianët për procesin e ngadaltë, i lejuan vetes që të mos shqetësoheshin për parime dhe standarde. Ata këtë rrugë ndoqën. Unë mendoj se asnjë nuk duhet të ua verë veshin atyre për çështje të lodhjes.
Patjetër që ka probleme. Brenda një familje të madhe dhe të zgjeruar, patjetër që ka probleme dhe nuk e mohon kush, por Ballkani nga një vend luftërash është kthyer në një protektorat krimi. Ballkani vetë ka problemet e tij dhe nuk mund të fajësojë të tjerët për luftërat që kaloi, as për protektoratin kriminal që është kthyer. Kështu që në gjykimin tim është që të mbajmë idenë e respektimit të standardeve dhe shtetit të së drejtës. Kjo është vlera më thelbësore," tha Berisha.