Aktualitet

'U ngjitëm zbathur...'! Ivanka Trump rrëfen si zbuloi Ishullin e Sazanit: Për mua s'është biznes, po lexoj shkrimtarët shqiptarë

'U ngjitëm zbathur...'! Ivanka Trump rrëfen si

SHBA-Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka rrëfyer në një podcast me David Senra në episodin e titulluar “Ivanka Trump në ndërtimin e një jete autentike”, për ishullin e Sazanit, si u njoh me vendin, arkitekturën e resortit dhe përpjekjen për të kuptuar më mirë vendin ku po investon. 

Trump rrëfen se ishte në varkën e një miku bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner kur e zbuluan ishullin dhe tregon se u ngjitën zbathur deri në majë dhe mbetën të mahnitur. Nga ajo ditë vajza e Trump deklaron se u mbeti në mendje dhe me kalimin e kohës vendosën për projektin në Sazan. Sipas saj, projekti kërkon kujdes dhe përmbajtje për mbrojtjen e tokës dhe për të nuk është thjesht një biznes.  

“Po punoj me bashkëshortin tim për një projekt të jashtëzakonshëm në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante, madje mendoj se edhe kjo është pak ta thuash. Është një ishull privat me sipërfaqe 1400 hektarë në zemër të Mesdheut. Ishim në varkën e një miku dhe ndaluam për të notuar. Në fakt, kështu e zbuluam. Notuam drejt ishullit, u ngjitëm zbathur deri në majë dhe mbetëm të mahnitur. Ai vend na ka mbetur në mendje që prej asaj dite. Me kalimin e viteve krijuam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij dhe për ta transformuar, por me shumë kujdes dhe përmbajtje, sepse toka është aq e bukur sa arkitektura duhet të integrohet plotësisht me të, pothuajse të lindë prej saj. Në fakt, për mua nuk është as biznes, pavarësisht përmasës së projektit. Përveç ishullit, kemi edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si një biznes. Është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i gjithë udhëtimeve të mia dhe i reflektimeve të shumta mbi mënyrën se si dua të jetoj dhe si mendoj se gjithnjë e më shumë njerëz duan të jetojnë”-shprehet Ivanka Trump.

Ivanka Trump deklaron se nuk do të ndërtohet thjesht një monument, por një hapësirë ku njerëzit duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe projekti mund të marrë kohë më shumë se një dekadë për t'u ndërtuar. Ivanka rrëfeu gjithashtu se po përpiqet të kuptojë Shqipërinë përmes syrit të shkrimtarëve më të mirë të vendit tonë. 

"Në fund të fundit, ata nuk po ndërtojnë thjesht një monument. Po krijojnë një hapësirë me të cilën njerëzit duhet të ndërveprojnë. Ata duhet të jetojnë aty, të martohen aty, dhe nëse është hotel, ai bëhet shtëpia e tyre për një periudhë kohe. Nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një hapësirë e bukur, por jo funksionale. Për mua, ajo nuk është një kryevepër, sepse nuk është menduar deri në fund. Kur arrin të bashkosh një arkitekturë me kuptim, të bukur dhe të menduar mirë me një hapësirë shumë funksionale, atëherë krijon diçka të veçantë. Një nga gjërat që dua tek pasuritë e paluajtshme është se janë diçka konkrete në një botë ku gjithnjë e më shumë gjëra nuk janë të tilla. Ti sheh rezultatin e viteve të tëra pune. Për të sjellë në jetë një projekt të tillë duhen vite, ndonjëherë edhe më shumë se një dekadë. Po lexoj shkrimtarët më të mirë shqiptarë dhe po përpiqem ta kuptoj vendin përmes syve të tyre. Letërsi artistike, libra jo-fiction, gjithçka. Zhytesh në përvojën dhe realitetin e jetuar që këta vëzhgues të mëdhenj të së vërtetës arrijnë të përcjellin dhe kështu afrohesh më shumë me vendin. Nuk mund të imponohesh mbi një vend apo një kulturë. Duhet fillimisht ta kuptosh atë, në mënyrë që të bësh diçka në një mënyrë të bukur, delikate dhe me kuptim. Kjo është qasja që kam ndaj gjithçkaje. Dëgjoj shumë njerëz dhe përpiqem të rrethohem me njerëz që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin’-deklaroi ajo.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1.4 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Qeveria e Shqipërisë, në janar të vitit 2025, miratoi kërkesën e Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik. 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë