Aktualitet

Zgjedhjet e 9 majit 2027, Pjerin Ndreu konfirmon rikandidimin për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë

Zgjedhjet e 9 majit 2027, Pjerin Ndreu konfirmon rikandidimin për një

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka bërë të ditur arsyet që e kanë shtyrë të hyjë sërish në garë nën siglën e PS, duke e cilësuar rikandidimin si një përgjegjësi për të vijuar projektet e nisura dhe për të çuar më tej zhvillimin e qytetit dhe njësive administrative.

Në argumentimin e tij, kryebashkiaku ka bërë një bilanc të dy mandateve në drejtimin e bashkisë, duke krahasuar gjendjen financiare dhe infrastrukturore që, sipas tij, gjeti në vitin 2019 me situatën aktuale. Ndreu rendit mes arritjeve rritjen e buxhetit nga 12.7 milionë në 33–34 milionë euro të parashikuara për vitin 2027, shlyerjen e borxheve, rritjen e investimeve dhe ndërhyrjet në infrastrukturën rurale, turizëm, ujësjellës dhe kanalizime.

Ai thekson se mbeten ende projekte për t’u përfunduar dhe sfida për t’u përballuar, ndërsa shpreh besimin se mbështetja e qytetarëve dhe puna e skuadrës që e shoqëron do t’i japin mundësinë të vijojë drejtimin e bashkisë edhe për katër vite të tjera.

Në mesazhin e tij, Ndreu nuk ka lënë pa përmendur as kritikët, duke deklaruar se bashkia do të vijojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, edhe atyre që nuk e mbështesin. Ai e mbyll postimin me një mesazh ironik për kundërshtarët: “Ata që nuk na duan, do të duhet të na durojnë edhe katër vite të tjera… duke punuar!”.

Postimi i plotë: Disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj!

Më 9 maj do të rikandidoj për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë, sepse kemi arsye të forta për të vazhduar dhe përgjegjësi edhe më të mëdha për të përmbushur!

Mandati i parë, 2019–2023, ishte një betejë me vështirësi të jashtëzakonshme.

Trashëguam një bashki me:

  • 4.6 milionë euro borxhe.
  • 1200 punonjës, ku më shumë se gjysma nuk paraqiteshin në punë.
  • 12.7 milionë euro buxhet, 65% e të cilit vinte nga granti i qeverisë.
  • Pagesa anormale qerash.
  • 67% të buxhetit për paga dhe vetëm 17% për investime.
  • Situate alarmante e mbetjeve, sidomos ne bregdet.
  • infrastrukture urbane dhe rurale ne gjendje te renduar.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës u përballëm me tërmetin, më pas me pandeminë dhe krizën e tregjeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Por nuk u dorëzuam! Nuk u ankuam! U përballëm dhe punuam!

Sot, pas gati 8 vitesh, Lezha flet me shifra, jo me fjalë!

  • Buxheti për vitin 2027 parashikohet të arrijë 33–34 milionë euro, nga 12.7 milionë që ishte në fillim. Shifër që s’ka nevojë për koment! 0 Borxhe!
  • 65% e buxhetit sigurohet nga të ardhurat tona dhe vetëm 35% nga qeveria.
  • 59% e buxhetit shkon për investime.
  • 60% e investimeve realizohen në zonat rurale.
  • Jemi ndër 4 bashkitë më të mira për projektet me donatorë.
  • Mbi 250 km rrugë rurale, përfshirë projektet në vazhdim.
  • Ndër bashkitë më të mira në vend për menaxhimin e mbetjeve.
  • Hapa cilësorë në turizëm, sport, çështje sociale, art, kulturë dhe trashëgimi kulturore.
  • Përmirësime të rëndësishme në ujësjellës, kanalizime dhe në 900 km kanale ujitëse e kulluese.

Nga një bashki që mezi përballonte shpenzimet, në një bashki që investon, zhvillohet dhe projekton të ardhmen!

Nuk po zgjatem më shumë. Nuk pretendoj se kemi bërë gjithçka dhe as se gjithçka është perfekte. Por kush e njeh Lezhën e vitit 2019 dhe sheh Lezhën e sotme, e kupton ndryshimin!

Kemi ende shumë për të bërë! Kemi projekte të mëdha në zbatim, punë të nisura që duhen përfunduar dhe sfida të reja që kërkojnë përkushtim e përgjegjësi.

Dhe mbi të gjitha, kemi një skuadër të jashtëzakonshme djemsh e vajzash lezhjanë, socialistë, demokratë e pa parti, që punojnë së bashku me një përkushtim të pashoq. Kjo është forca jonë!

E di që ka shumë që nuk na pëlqejnë. Por ka edhe më shumë që na besojnë, na mbështesin dhe na japin forcë të ecim përpara!

Pikërisht këtij besimi i detyrohemi më shumë punë, më shumë rezultate dhe më shumë përgjegjësi!

Mandati i tretë nuk është kërkesë për një privilegj. Është angazhim për të përfunduar atë që kemi nisur dhe për ta çuar Lezhën edhe më përpara!

Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që nuk na duan. Sepse Bashkia është e të gjithëve dhe puna jonë u përket të gjithëve!

Ndërsa ata që nuk na duan, do të duhet të na durojnë edhe katër vite të tjera… duke punuar!

Më 9 maj, le të flasin qytetarët! Ne kemi çfarë të tregojmë dhe dimë çfarë kemi ende për të bërë!

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë