Aktualitet

“Shqipërinë e gjeta këtu”, fjalimi i fundit i ambasadorit shqiptar në Shkup Denion Meidani në Ditën e Pavarësisë

“Shqipërinë e gjeta këtu”, fjalimi i fundit i

Në një fjalim të shoqëruar me emocione, referenca historike dhe mesazhe për bashkimin kombëtar, Meidani bëri të ditur se mandati i tij diplomatik në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt përfundimit. Me këtë rast, ai ndau edhe disa nga kujtimet dhe vlerësimet e tij për periudhën e kaluar në Shkup.

Në nisje të fjalës, ambasadori u ndal te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke rikujtuar kontributin e 40 burrave që, në kushte të vështira historike, nënshkruan aktin që shënoi krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Meidani theksoi se identiteti shqiptar nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por përfaqësohet nga historia, kultura, gjuha dhe arritjet e shqiptarëve në të gjitha trojet dhe në mbarë botën.

Gjatë fjalimit, ai solli në vëmendje personalitete të shquara të historisë dhe kulturës kombëtare, mes tyre Skënderbeun, Nënë Terezën, Çajupin, Faik Konicën, Ismail Kadarenë dhe Vaçe Zelën, si dhe emra të njohur të kohëve moderne që kanë kontribuar në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Një vëmendje të veçantë ambasadori i kushtoi edhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe integrimit të përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria e do Maqedoninë e Veriut të fortë, të begatë dhe pranë saj në tryezën e Evropës. Suksesi i njërit është edhe suksesi i tjetrit. Fqinjësia jonë është një derë që rri hapur. Miqësia jonë është buka që ndajmë kur hyjmë brenda”, u shpreh Meidani.

Projektet dhe arritjet gjatë mandatit në Shkup

Në fjalën e tij, ambasadori bëri edhe një bilanc të punës gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, duke renditur disa prej nismave të realizuara në bashkëpunim me institucionet e të dy vendeve.

Ndër projektet e përmendura ishte zbatimi i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me synimin për të lehtësuar lëvizjen mes dy vendeve.

Ai veçoi gjithashtu shpërndarjen e Abetares së unifikuar në shkollat shqipe, bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe rinisë, bursat dhe kuotat për studentët shqiptarë në universitetet e Shqipërisë, si dhe rinovimin e Shtëpisë-Muze të Alfabetit në Manastir.

Në listën e projekteve të përmendura ishin edhe mbështetja për Bibliotekën “Linkest”, rritja e përfaqësimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në aktivitetet e zhvilluara në Tiranë, përfshirë Samitin e Diasporës, si dhe projekti i shkollës në Nerovë.

Meidani shprehu mirënjohjen për institucionet e Maqedonisë së Veriut, kolegët e tij diplomatë dhe të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë shoqëruar gjatë mandatit, duke vlerësuar veçanërisht kontaktet me qytetarët dhe bashkatdhetarët.

“Erdha me një listë takimesh. Po iki me një listë miqsh. Urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika. Këto ura i ndërtuat ju. Unë pata nderin t’i kaloj bashkë me ju”, deklaroi ambasadori, njofton TS.

“Shqipërinë e gjeta këtu”

Pjesa më prekëse e fjalimit iu kushtua shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Meidani tregoi se përvoja e tij në Shkup i kishte dhënë një kuptim tjetër lidhjes me shqiptarët e këtyre trojeve.

“Kur erdha në Shkup, mendoja se po ju sillja Shqipërinë. Në fakt, Shqipërinë e gjeta këtu. E gjeta te fëmijët që ma dhuruan flamurin në vizatimet e tyre. E gjeta në rrugët tuaja, të veshura kuq e zi në çdo festë tonën. E gjeta te mësuesja që e nis çdo mëngjes orën e mësimit në shqip”, u shpreh ai.

Në përfundim, ambasadori iu drejtua shqiptarëve me thirrjen për të ruajtur gjuhën, flamurin dhe unitetin kombëtar. Ai theksoi se brezat e rinj duhet të vazhdojnë trashëgiminë e lënë nga të parët dhe ta çojnë atë më tej.

Fjalimin e tij të fundit si ambasador në Shkup, Meidani e përmbylli me urimet për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë, duke nënvizuar se, pavarësisht përfundimit të mandatit diplomatik, miqësitë dhe lidhjet e krijuara do të mbeten.

FJALA E AMBASADORIT

Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Shkup

I nderuar Zëvendëskryeministër, z. Sali,
Të nderuar ministra,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore,
Të nderuar kolegë ambasadorë,
Të dashur miq nga Presheva,
Të dashur bashkatdhetarë,
Zonja dhe zotërinj,

Kam folur disa herë nga kjo foltore në Ditën e Flamurit.

Sot flas për herë të fundit si Ambasador i Shqipërisë në Shkup.

Fjalët e fundit janë gjithmonë më të vështirat.
Prandaj sot do t’i them me zemër, ashtu siç më vijnë.

Njëqind e katërmbëdhjetë vjet më parë, në Vlorë, dyzet burra nga të gjitha trojet shqiptare vunë emrin poshtë një dokumenti prej pak rreshtash.

Shqipëria, shkruan ata, do të ishte „e lirë dhe e mosvarme”.

Ushtri nuk kishin.
Thesar nuk kishin.
Asnjë fuqi e madhe nuk i kishte njohur ende, dhe pjesa më e madhe e vendit ishte nën ushtri të huaja.

Kishin një flamur, një vendim dhe fjalën e dhënë.

Për atë vendim vunë peng jetën, pasurinë dhe nderin.

Atë ditë, flamuri u ngrit në një ballkon të vogël në Vlorë.
Dhe që atëherë nuk ka zbritur më.
Ka ndërruar duar, breza e kufij, dhe sot është këtu, mes nesh.

Miq nga e gjithë bota më kanë pyetur shpesh:
Çfarë është Shqipëria?

Harta ka një përgjigje të shkurtër:

28.748 kilometra katrorë.

Zemra ka një përgjigje disi më të gjatë.

Shqipëria është guri i Vunoit, që e mban shtëpinë e gjyshes time mbi det prej shekujsh dhe që as era, as kripa, as koha nuk e tundën dot.

Shqipëria është shpata e Skënderbeut, atij jeniçeri shqiptar musliman që krishterimi e shpalli hero.

Shqipëria është duart e Nënë Terezës. Ajo lindi këtu, në Shkup, në vitin 1910, dhe i tregoi botës se një grua e vogël me sari të bardhë mund të jetë fuqi e madhe.

Shqipëria është malli i Çajupit, që e këndoi mëmëdheun nga Egjipti.

Është pena e Konicës, që e mbrojti atdheun nga Brukseli e nga Bostoni me të vetmen armë që kishte: fjalën.

Është Kadareja, që e nxori shqipen nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës dhe e vuri në raftet e bibliotekave të botës.

Është zëri i Vaçe Zelës, që edhe sot na ngre në këmbë.

Është Prizreni i vitit 1878, ku u lidh besa jonë.

Janë njëmbëdhjetë burrat e Manastirit, që më 1908 i dhanë gjuhës sonë një alfabet.

Është Dedë Gjo Luli, që e ngriti këtë flamur mbi Tuz.

Është Ferid Murati, djali i një emigranti nga Gostivari, që mori Çmimin Nobel.

Është Luiza Gega, kampione e Evropës, që kur vrapon ajo, vrapojmë të gjithë bashkë me të.

Është Dua Lipa, që mbush stadiumet e botës dhe nuk harron kurrë ta thotë nga vjen.

Është Mira Murati, vajza nga Vlora, që sot u mëson makinave të mendojnë.

Është mjekja shqiptare në një spital të Evropës dhe Mevlan Ademi, studenti i Tetovës, që e kërkon të drejtën e tij me argument dhe me dinjitet.

Është Berat Gjimshiti, djali nga Lugina e Preshevës, që mban në krah shiritin e kapitenit të Kombëtares kuqezi.

Shqipëria është një vend që sot negocion anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kur tridhjetë e pesë vjet më parë nuk guxonte as ta ëndërronte.

Dhe është nëna pranë djepit, që na e mësoi gjuhën kur nuk guxonte të na e mësonte askush tjetër.

Shqipëria është një vend i vogël në hartë.
Por miq, shqiptaria është e madhe sa zemra e çdo shqiptari, kudo që rreh.

Zonja dhe zotërinj,

Burrat e Vlorës fituan mosvarësinë.
Brezi ynë ka një detyrë tjetër, po aq të madhe: të ndërtojë ndërvarësinë mes të barabartëve.

Liria e njërit mbetet e brishtë.
Liria e të gjithëve bëhet e pathyeshme.

Prandaj e festojmë këtë ditë këtu, në Shkup, mes miqve.

Gjeografia na bëri fqinj.
Miq na bëri zgjedhja jonë.

Shqipëria e do Maqedoninë e Veriut të fortë, të begatë dhe pranë saj në tryezën e Evropës.

Suksesi i njërit është edhe suksesi i tjetrit.

Fqinjësia jonë është një derë që rri hapur.
Miqësia jonë është buka që ndajmë kur hyjmë brenda.

Të dashur miq,

Mandati im në Shkup po mbyllet.
Çdo mandat mbaron me një dorëzim detyre.
Por disa gjëra, megjithatë, nuk dorëzohen dot.

Unë, nga kjo përvojë, marr me vete shumë.

Marr me vete kufirin.

Aty ku dikur ndaleshim dy herë, punuam që të ndalemi një herë, me „One Stop Shop” në të gjitha pikat kufitare mes vendeve tona. Dhe besoj se do të vijë dita kur në atë kufi nuk do të ndalemi më fare.

Marr me vete Abetaren e unifikuar.

Që shkoi cep më cep, shkollë më shkollë, dorë më dorë. E kam parë gëzimin e fëmijëve kur e hapin për herë të parë. Ai gëzim më ka shpërblyer për çdo rrugë të bërë.

Marr me vete të rinjtë.

Që i patëm gjithmonë të parët në radhë: studentët e drejtësisë me provimin e jurisprudencës, dhe urat e bashkëpunimit që ngritëm mes tyre dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Këshillit Kombëtar të Rinisë e unioneve studentore të Shqipërisë.

Të rinjtë tanë sot njihen, punojnë dhe ëndërrojnë bashkë.

Marr me vete kuotat në universitetet e Shqipërisë, bursat për studentët dhe marrëveshjet mes universiteteve, instituteve, Bibliotekës dhe Arkivit.

Marr me vete Manastirin.

Shtëpia-Muze e Alfabetit, aty ku shqipja mori shkronjat e saj, sot është e rinovuar plotësisht. Mbështetëm edhe Bibliotekën „Linkest”, që libri shqip të ketë gjithmonë shtëpinë e vet.

Marr me vete zërin tuaj në Tiranë.

Tirana zyrtare ju pa më nga afër dhe ju dëgjoi më shpesh. Në Samitin e Diasporës, patët vendin dhe fjalën tuaj në çdo panel.

Dhe marr me vete Nerovën, me shkollën e saj.

Gjej rastin të falënderoj nga zemra banorët, prindërit, mësuesit dhe çdo dorë sipërmarrësi që ndihmoi. Shumë prej jush sot në këtë sallë.

Pati edhe nga ata që dyshuan te ne.
I falënderoj edhe ata, sepse dyshimi i tyre na bëri më kokëfortë.

U pa se për të ecur përpara nuk duhen raketa.
Mjafton një klasë, një abetare dhe fjala e mbajtur.

Falënderoj institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kolegët ambasadorë, për derën e hapur gjatë këtij mandati.

Mbi të gjitha, falënderoj njerëzit që takova këtu.

Erdha me një listë takimesh.
Po iki me një listë miqsh.

Urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika.
Këto ura i ndërtuat ju.
Unë pata nderin t’i kaloj bashkë me ju.

Të dashur bashkatdhetarë,

Fjalën e fundit e kam për ju.

Kur erdha në Shkup, mendoja se po ju sillja Shqipërinë.
Në fakt Shqipërinë e gjeta këtu.

E gjeta te fëmijët që ma dhuruan flamurin në vizatimet e tyre.

E gjeta në rrugët tuaja, të veshura kuq e zi në çdo festë tonën.

E gjeta te mësuesja që e nis çdo mëngjes orën e mësimit në shqip.

Të dashur veteranë, ju e mbajtët këtë flamur kur për ta mbajtur duhej guxim.

Të dashur të rinj, juve ju duhet vetëm ta doni.

Ata e ruajtën që të mos binte.
Ju çojeni aty ku ata nuk arritën dot.

Burrat e Vlorës vunë peng jetën, pasurinë dhe nderin.

Neve askush nuk na e kërkon jetën.
Na kërkohet shumë më pak, prandaj s’kemi asnjë arsye të mos e japim.

Sot, në 114-vjetorin e Pavarësisë, japim besën:

Se këtë gjuhë do t’ua lëmë fëmijëve më të pasur se ç’e gjetëm;

Se këtë flamur do ta mbajmë lart, pa ia ulur askujt të tijin;

Se kudo që të jemi, do të jemi bashkë.

Ky mandat i ka pasur të gjitha shijet.

Ka pasur të ëmbla, ka pasur të kripura, ka pasur edhe ndonjë spec djegës.

Ka qenë edhe kështu, edhe ashtu.

E megjithatë, nuk do ta ndërroja me asnjë tjetër.

Shkupin do ta mbaj në zemër, për gjithçka më dha.

Dhe nuk po ju them lamtumirë, se larg nuk po shkoj.
Do të jem vetëm pesëdhjetë minuta pranë.
E kur të mbarojë rruga e bekuar kufirit, edhe më pak.

Detyrat ndërrohen.

Miqtë mbeten.

E flamuri kuqezi na mbledh sërish, kudo që të jemi.

Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!

Rroftë miqësia mes popujve tanë!
Rrofshin shqiptarët, kudo që janë!
Shqipërisë iu rrittë ndera!

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë