Bota

Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit. Nga policët te bankierët, pse po arrestohen tani zyrtarët që dikur ishin të paprekshëm?

Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes

Ende pa e marrë pushtetin Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve të 25 tetorit, kanë nisur të rihapen raste të pazgjidhura dhe të fillojnë hetime të reja. Në mesin e të arrestuarve janë edhe rreth 20 zyrtarë policorë, përfshirë disa drejtues të lartë të policisë. Disa prej tyre dyshohen për keqtrajtim të studentëve pas protestave të mbajtura pak më shumë se një vit më parë.

“Më në fund fle e qetë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolina Sinxheliç, studente e Fakultetit të Shkencave Politike.

Ajo e kishte akuzuar zyrtarin e lartë policor, Marko Kriçak, për kërcënime me përdhunim dhe brutalitet policor, pas një proteste kundër Qeverisë. Kriçak dhe nëntë pjesëtarë të tjerë, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO), janë në paraburgim deri në 30 ditë.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiçit pësoi humbje, duke i dhënë fund sundimit të saj 14-vjeçar, të karakterizuar nga autoritarizmi.

Lista Studentore, e cila doli nga protestat dyvjeçare kundër Qeverisë, fitoi 140 mandate në Kuvendin e Serbisë, ndërsa lista e Vuçiçit siguroi 103 mandate. Ndër kërkesat kryesore të Listës Studentore ishin lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe funksionimi i institucioneve në përputhje me përgjegjësitë e tyre.

Pse disa raste u mbajtën në sirtarë?

Ndërsa festimet në rrugë ende nuk kishin përfunduar, në Serbi nisi rihapja e rasteve të mëparshme dhe fillimi i hetimeve të reja. Dy ditë pas zgjedhjeve, Prokuroria e Lartë Publike formoi një komision prej pesë anëtarësh për të kontrolluar punën e të gjitha 87 prokurorive në Serbi.

Në koordinim me këtë komision, nisën disa procedura të rëndësishme, përfshirë hetimet për brutalitetin policor ndaj studentëve pas protestave të gushtit të vitit 2025.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë prokurori i lartë publik, Goran Illiç, i cili drejton komisionin. Sipas tij, hetimet po zhvillohen nga prokuroritë përkatëse.

I pyetur përse këto raste nuk ishin hetuar më herët, Illiç tha se kishte pasur pengesa në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë.

“Ka pasur pengesa të konsiderueshme nga policia, por edhe nga vetë prokurorët, të cilët i mbanin disa raste në sirtarë, ndonëse, siç po shihet tani, ato mund të procedoheshin. Pengesa ka pasur edhe nga gjykatat”, tha Illiç.

“Këtë e kam konstatuar nga rastet që kemi arritur t’i shqyrtojmë deri më tani”, shtoi ai.

Viteve të fundit, organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar vazhdimisht se prokuroritë në Serbi kanë cenuar të drejtat e qytetarëve, duke mos i ushtruar kompetencat e tyre ose duke i keqpërdorur ato. Duke folur për punën e komisionit, Illiç tha se tani është krijuar një klimë më e favorshme brenda prokurorive për ndjekjen e veprave penale.

“Nuk ka më pengesa për të ndjekur penalisht personat që kanë kryer vepra penale, pavarësisht pozitave që mbajnë apo nëse kanë qenë të afërt me pushtetin e mëparshëm”, tha ai.

“Synimi ynë është që kjo qasje të vazhdojë edhe pasi Qeveria e re ta marrë pushtetin. Shpresojmë se do t’ia dalim”, shtoi Illiç.

Rasti i studentëve të keqtrajtuar në garazhin e Qeverisë së Serbisë

Policët e arrestuar dyshohen se kanë keqtrajtuar dhe torturuar disa persona në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, më 14 gusht 2025, pas një proteste kundër pushtetit. Sipas dyshimeve, ata kanë përdorur dhunë dhe kërcënime, duke u shkaktuar dhimbje të mëdha dhe vuajtje të rënda studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Qëllimi dyshohet të ketë qenë nxjerrja e informacioneve prej tyre, frikësimi dhe ndëshkimi i paligjshëm. Në mesin e nëntë të dyshuarve është edhe komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste, Igor Zhmiriç, i cili, kur ndodhi ngjarja, ishte zëvendëskomandant i Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO).

I akuzuari kryesor, Marko Kriçak, ish-shef i JZO-së dhe aktualisht drejtues i Policisë Kriminale, u dërgua më herët në paraburgim për një rast tjetër. Atij dhe shefit të Shërbimit për Luftimin e Krimit, Boshko Sekulloviç, iu caktua paraburgimi pas një kallëzimi të ish-shefit të Policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, lidhur me veprimet e tyre në hetimin e një vrasjeje në një restorant në Beograd.

“Pas gjithçkaje që ka ndodhur në vend gjatë dy vjetëve të fundit, madje edhe më gjatë, duket pothuajse e pabesueshme që ata janë arrestuar”, thotë studentja Nikolina Sinxheliç. Më 14 gusht 2025, në garazhin e Qeverisë së Serbisë u dërgua edhe studenti i fizikës, Dushan Cvetkoviç, i cili thotë se policët e kishin rrahur si në rrugë, ashtu edhe brenda garazhit.

“Arrestimet e tanishme janë dëshmi se sistemi mund të funksionojë, edhe pse pushteti ende nuk ka ndryshuar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“S’u desh gjë tjetër veçse Partia Përparimtare Serbe t’i humbiste zgjedhjet, që ata të mos ndienin më presion dhe të nisnin t’i trajtonin këto raste, në mënyrë që të vihej pak drejtësi”, shprehet studenti.

Prokuroria e Parë Themelore Publike në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë hetimit të këtij rasti, ishte përballur me pengesa nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucione të tjera. Sipas Prokurorisë, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë dhe Drejtoria për Shërbime të Përbashkëta të Organeve Shtetërore nuk ia kishin dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë nga garazhi.

Më 1 tetor 2025, Prokuroria ishte njoftuar se regjistrimet nuk mund t’i dorëzoheshin, pasi ato fshiheshin automatikisht pas 30 ditësh.

“Duke qenë se pamjet i kishim kërkuar që në ditën e gjashtë pas ngjarjes, është e qartë se organet përgjegjëse kanë pritur qëllimisht të kalonte afati i ruajtjes së tyre dhe vetëm më pas na kanë kthyer përgjigje”, tha Prokuroria.

Prokuroria bëri të ditur se vetëm pas disa kërkesave dhe urgjencave, më 23 korrik 2026, Sektori i Kontrollit të Brendshëm dorëzoi një raport që përmbante deklaratat e policëve të denoncuar. Por, sipas saj, raporti nuk sqaronte se kush e kishte urdhëruar ndërhyrjen e njësisë policore dhe nëse policët kishin dorëzuar raport për përdorimin e forcës pas operacionit.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se kishte marrë deklaratat e dhjetë personave të dëmtuar, të cilat i kishte dokumentuar në formën e shënimeve zyrtare.

Kush tjetër u arrestua?

Pas dy vjetësh u arrestuan edhe tetë zyrtarë të Policisë Kriminale, nën dyshimin se kishin keqtrajtuar dhe torturuar Dalibor Dragijeviçin, i cili vdiq më 7 prill 2024, gjatë kohës që mbahej në polici në Bor, në lindje të Serbisë. Në atë kohë, Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar se Dragijeviç kishte vdekur në ambientet e policisë dhe se mjeku përgjegjës për konstatimin e vdekjes kishte vlerësuar se ajo kishte ndodhur nga shkaqe natyrore.

Prokuroria e Lartë Publike në Nish kishte lëshuar edhe më herët urdhra për arrestimin e personave të dyshuar për vdekjen e Dragijeviçit, por Sektori i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk i kishte zbatuar ato.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse nuk ka vepruar deri më tani në këtë rast.

Dalibor Dragijeviç ishte arrestuar nën dyshimin se kishte ndihmuar vëllain e tij, Dejan Dragijeviç, ta zhvendoste trupin e dyvjeçares Danka Iliq, për vrasjen e së cilës akuzohen Dejan Dragijeviç dhe Sërgjan Jankoviç. Trupi i vajzës së zhdukur nuk është gjetur kurrë, ndërsa rasti ende nuk ka marrë epilog gjyqësor. Nën dyshimin për dhënie dhe marrje ryshfeti, në lidhje me votimet, është arrestuar edhe drejtori i burgut të Zabelës.

Paraburgim i është caktuar edhe drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Serbisë. Ai dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, ka transferuar dhe konvertuar pasuri në vlerë prej të paktën 650 mijë eurosh, duke qenë në dijeni se ajo kishte prejardhje nga veprimtaritë kriminale.

Në mesin e personave të cilëve u është caktuar paraburgim deri në 30 ditë, është edhe pronari i Alta Bankës, Davor Macura.

Macura, i cili ka lidhje të afërta me pushtetin në largim, akuzohet se ka nxjerrë më shumë se 380 milionë euro nga thesari i bankës.

Alta Bankës i është revokuar licenca e veprimtarisë dhe, pak kohë më pas, ndaj saj ka nisur procedura e falimentimit.

Nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në paraburgim ndodhet edhe sekretari krahinor për Politikë Sociale, si dhe drejtuesi i Administratës për Ekonomi të qytetit të Novi Sadit, i dyshuar për neglizhencë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Pushteti ekzekutiv pa mjete presioni

Katarina Golluboviç, kryetare e organizatës joqeveritare Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut (YUKOM), thotë për Radion Evropa e Lirë se vala e arrestimeve është rezultat i bindjes së njerëzve brenda institucioneve, se kërkesave të studentëve duhet t’u jepet përgjigje urgjente.

Por, sipas saj, arrestimet lidhen edhe me përpjekjet e individëve brenda strukturave të caktuara për t’u rreshtuar në anën e atyre që kanë kërkuar nga institucionet të veprojnë kundër shkeljeve të ligjit.

Një ditë pas zgjedhjeve, përfaqësuesit e Listës Studentore i kërkuan kryeprokurores publike të Serbisë, Zagorka Dollovac, që prokuroritë të veprojnë urgjentisht, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin, për rastet me interes publik.

Ata kërkuan, gjithashtu, dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, dhe zëvendësit të tij, Miodrag Markoviç, duke i akuzuar se, përmes trajtimit selektiv të rasteve, kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në prokurori.

Lista Studentore kërkoi ndërmarrjen e masave për të përcaktuar edhe nëse zyrtarët e prokurorisë, veçanërisht Stefanoviç dhe Markoviç, duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprimet ose mosveprimet e tyre.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, e drejtuar nga Stefanoviç, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me kritikat se ka shmangur trajtimin e disa rasteve për shkak të presionit politik.

Sipas kryeprokurores së Serbisë, Zagorka Dollovac, pas zgjedhjeve janë hequr pengesat politike dhe institucionale që më parë kanë penguar punën e prokurorive.

Këtë qëndrim ajo e bëri të ditur pas takimit me kryeprokuroren e Holandës, Sju Prener, më 5 nëntor. Golluboviç, nga organizata YUKOM, thotë se pushteti i mëparshëm ka ushtruar presion mbi disa prokurorë, duke i penguar të hetonin raste të caktuara.

Sipas saj, pas humbjes në zgjedhje, ai nuk e ka më të njëjtën mundësi për të ndikuar në punën e tyre.

“Edhe pse Qeveria e re nuk është formuar ende, kërkesat janë të qarta. Për shumë raste tashmë janë dorëzuar kallëzime penale dhe prova, të cilat tani po shqyrtohen”, thotë Golluboviç. Ajo vlerëson se duhet të hetohet edhe përgjegjësia e prokurorëve që më parë nuk kanë vepruar, përfshirë mundësinë e nisjes së procedurave disiplinore ndaj tyre.

Zyra e kryeprokurores Dollovac nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se përse komisioni për shqyrtimin e punës së prokurorive u formua vetëm pas zgjedhjeve.

Edhe vetë Dollovac ishte kritikuar për heshtje dhe mungesë veprimi në raste të caktuara. Megjithatë, kohëve të fundit, edhe ajo ishte përballur me kritika dhe presion nga pushteti në largim./REL

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë