Mix 2 Mix

"Parashqevia e harroi Shqipërinë, por Shqipëria kurrë Parashqevinë", reagimet mbi rikthimin pas zhdukjes disavjeçare të artistes

"Parashqevia e harroi Shqipërinë, por Shqipëria kurrë

TIRANË- Rikthimi i Parashqevi Simakut pas zhdukjes së saj prej disa vitesh, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Ishte një video e postuar nga një kanal televiziv amerikan që shfaqte një grua të pastrehë, e cila u bë zanafilla që më pas zbuloi legjendën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jetonte në SHBA. Reagimet kanë qenë të shumta edhe për mënyrën sesi ajo u bë edhe njëherë e njohur dhe bujën që u shkaktua me historinë e saj. 

Pedagogia Jonila Godole shkruan se Parashqevia si para vitit 1990 dhe pas këtij viti i këndonte partisë. Sipas Godoles, artistja e mori famën në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe qëndrimin e duhur ndaj partisë.

Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë.

Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin.

Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen... Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.

Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja.

Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk u largokan dot nga mendja dhe zemra e adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës.

Gazetarja Dalina Buzi ka shprehur po ashtu mendimin e saj lidhur me zhdukjen dhe rikthimin e këngëtares shqiptares, për të cilën thotë se në Amerikë prezantohej me emrin Vivian Simaku. Në opinion të postuar në Anabel, Buzi shkruan se ishte vetë artistja e cila zgjodhi të shkëputej totalisht nga Shqipëria. Gazetarja kujton një takim të sajin me Parashqevinë në vitin 2003, ku artistja nuk kishte pranuar të jepte intervistë për të dhe as nuk kishte pranuar të fliste shqip.

Buzi shprehet se në gjykimin e saj, çështja qëndron se Parashqevia fluturoi më lart se ç’duhet dhe refuzoi të prekte tokën dhe për më tepër, refuzoi të ndjente edhe tokën mëmë. Sipas gazetares ishte po vetë artistja, ajo që e fshiu Shqipërinë sepse mendoi se do e pengonte, por e kërkoi qiellin e Amerikës si një yll shqiptar. Por Dalina gjithashtu shprehet se nuk di asgjë për historitë dhe sfidat e saj personale të tjera në familje dhe me shëndetin mendor që po ashtu mund të kenë pasur ndikim të madh që shkoi në atë gjendje që u gjet.

Meqënëse u hap tema e gjendjes së Parashqevi Simakut, mua më vjen vërtet keq, po Parashqevia dikur zgjodhi të bënte shkëputje totale nga Shqipëria. Në 2003-shin, unë shkoj në SHBA si gazetare e Top Channel, për të ndjekur presidentin e atëhershëm, Alfred Moisiun, në një seancë të OKB-së në New York dhe shfrytëzova kohën për të intervistuar këngëtarët shqiptarë që jetonin atje (Anita Bitri, Aurela Gace, Merita Halili, Gëzim Nika dhe Parashqevi Simaku).

Parashqevia kishte nje live në një lokal të vogël. Shoqërohej nga ish-bashkëshorti. Disa vite më parë ajo kishte nxjerrë një album nën emrin ‘Vivian Simaku’ me diçka të tipit 'new age-etno' të cilin unë e kisha blerë me qejf. (Më falni nëse nuk e kujtoj a ishte album, apo ajo ishte pjesë e një albumi me artistë të ndryshëm.)

Afrohem t’i flas Parashqevisë dhe ajo ma kthen anglisht. Refuzonte të fliste shqip edhe pse e sjellshme dhe e ëmbël, siç e kishte komunikimin. Flet diçka me burrin e saj dhe më thotë që "për momentin do këndoj". I them që "kam ardhur që nga Shqipëria" etj., por asaj s’i bëhej vonë.

E marr në telefon prapë, se normalisht ajo do bënte lajm në Shqipëri, dhe më tha tekstualisht: “Menaxheri im nuk do që të flas”. Menaxheri ishte i shoqi. Kur kthehem në Shqipëri, ia tregoj shefave në ‘Top’, që madje e shtuan si tekst në dokumentar edhe pse unë isha kundër.

Gjithsesi, Parashqevia mund të quhej delirante nga shumë, por ajo ndoshta e vetme në një shtet të madh dhe nën hipnozën e të shoqit (mendoj të dy kishin hipnotizuar njëri-tjetrin), e projektonte veten vetëm për tregun amerikan dhe donte të hynte e të prezantohej aty si amerikane. Dy vjet pasi iku, ajo u kthye në Shqipëri me Robertin dhe fliste shqip me dialekt amerikan. 2 vjet!!! (Arbëreshët e flasin më mirë shqipen.)

Dëshira e saj për t’u asimiluar tërësisht, ishte gati ekstremiste. Të qenit idhull dhe 'seks simbol' në Shqipëri dhe përplasja me një pandjeshmëri të showbizz-it amerikan për artistë të huaj; besimi ndoshta i tepërt tek i shoqi i saj pa ndonjë background menaxhimi dhe shumë më pak i kualifikuar dhe jo aq i suksesshëm sa e shoqja, ishin ndoshta goditjet e para për të. Madje dikush më ka thënë që kur erdhi në Shqipëri, ajo pretendonte se dasma e saj do të transmetohej dhe në CNN.

Natyrisht në vitet ’90-të, artistët shqiptarë nuk kishin dhe aq shumë informacion për Amerikën. Parashqevia e cila u prit në fillim nga komuniteti amerikan si ZOTI, madje u derdhën shumë $$ për të ndihmuar karrierën e saj, kishte të gjitha të drejtat në botë PËR TË ËNDËRRUAR DHE PËR TË NDJEKUR ËNDRRËN.

Por 29 vjeç, me dialekt dhe me biografi jo shumë tërheqëse për tregun amerikan dhe ndoshta NË KOHËN E GABUAR, ajo nuk mund të bëhej ‘the POP Star’, një vend i rezervuar për amerikanë, kanadezë dhe anglezë.

Çështja është që Parashqevia, në gjykimin tim, fluturoi më lart se ç’duhet dhe refuzoi të prekte tokën dhe për më tepër, refuzoi të ndjente edhe tokën mëmë. E shfrytëzoi pak lidhjen e saj me Shqipërinë në albumin 'etno', në fund të viteve ’90-të (e bleva në USA atë album), por ndoshta ajo vazhdonte të kërkonte atë YLL që kishte në vendlindje.

Fatkeqësi ta them, por duke marrë parasysh dhe eksperiencën time personale, Parashqevia me tre emra (Vivian dhe tani Simaku) është viktimë e rrëzimit të saj nga fluturimi i gjatë mbi re dhe ndoshta nga besimi i tepërt në njerëz që kërkuan ta formatonin në diçka që vështirë të bëhej pas 29 vitesh në një vend të izoluar komunist.

Ajo e fshiu Shqipërinë sepse mendoi se do e pengonte, por e kërkoi qiellin e Amerikës si një yll shqiptar. Ky është një konstatim i imi, por padyshim unë nuk di asgjë për historitë dhe sfidat e saj personale të tjera në familje dhe me shëndetin mendor.

Gjithsesi, zhdukja e saj e qëllimshme për planet e saj në Amerikë, e ktheu artisten në Shqipëri në një ikonë. Ajo “vdiq” për ne madhërisht, siç vdiq Vaçe Zela, e cila iu largua mikrofonit kohë para se të ikte nga kjo jetë. Ndaj kjo video që doli tani ishte tronditëse, sepse ne e kishim zhdukur tashmë nga jeta mes artistëve të gjallë me koncerte e Instagram-e dhe e kishim vendosur në një mazoleum me të vdekurit e mëdhenj.

Parashqevia është gjallë, me emër tjetër dhe mbledh ndihma.

Idhulli ynë, ‘pop star’-i ynë, e para ‘sex simbol’ në Shqipëri, ‘Malena’ e viteve ’80-të, u shfaq e dobët, e pambrojtur, e braktisur. Ky ishte takimi që Parashqevia në 1000 vjet s’do ia uronte kurrë vetes së saj. Do ishte mirë të mos e kishim parë atë video, po e pamë dhe ndoshta nuk ndodhi pa qëllim.

Vivi e largoi Shqipërinë qëllimisht për kaq e kaq vite, por sot nëse ajo është në gjendje të kuptojë, mund të shohë që Shqipëria është ajo që e ka dashur më shumë dhe që kurrsesi nuk do ta linte të endej rrugëve si një “e moshuar që i gëzohet një batanijeje”.

Gazetari dhe moderatori Flavio Qarri në reagimin e tij thotë se dihej prej 15 vitesh gjendja e saj e rënduar psikologjike dhe financiare. Sipas tij ndihma më e madhe që mund t’i jepet është ruajtja e dinjitet të kulmit të saj të karrierës si artiste.

Që Parashqevi Simaku ka qënë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe rrjedhimisht financiare është sekret publik prej 15 vjetësh. E dinë shqiptarët e Amerikës dhe shumica e qarqeve të gazetarëve. Shumë janë afruar për ta ndihmuar në privatësinë e shenjtë për të. Nëse doni ta ndihmoni, ajo e ka treguar prej kohësh si e do ndihmën. Ta lënë rehat. Nuk do e dimë kurrë se çfarë i ndodhi yllit më të shndritshëm të skenës shqiptare që humbi rrugës veten dhe shkëlqimin e saj. Donacioni që mund të bëjmë është të ruajmë dinjitetin e kulmit të saj, dhe të kursejmë përdhunimin e rënies.

Pedagogu dhe gazetari Mentor Kikia shprehet se rikthimi i Parashqevisë tregon gjendjen ku ka përfunduar dhe jo artistja vetë. Në reagimin e tij, Kikia thotë Parashqevia u rikthye në vëmendje jo me artin e saj, por me imponimin e të tjerëve. Sipas gazetarit, me këtë rast u vërtetua se etja për audience dhe klikime nuk njeh as kod etike dhe as parime gazetareske.

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia. Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut dhe Nertila Kokës. Unë bëja pjesë tek “grupi i Parashqevisë”. Pas ’90-ës, Parashqevia dhe Nertila ndoqën jetën e tyre, duke mos qenë më prezent në skenën e këngës, ndërsa ne mund të adhuronim edhe këngëtarë e grupe të huaja… Por, së fundmi, Parashqevia na u rikthye “dhunshëm” në vëmendje, jo me artin e asaj por me jetën e saj dhe, jo me dëshirën e saj por me imponimin e të tjerëve.

U bënë të gjitha bashkë: Kurioziteti për këngëtaren që shumëkush e kishte në memorie me sharmin dhe talentin e saj, dëshira e pastër e shume shqiptareve për ta ndihmuar me zemër e shpirt, media online e etur për klikime me titujt “joshës”, mëshira publike për “yllin që kishte përfunduar rrugëve duke lypur”, ironia, bullizimi, adhurimi, humori i zi… Nuk mungonin në këtë parashqevimani as tituj lajmesh të tipit: “Shikoni se ku ka degraduar këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku”, “Parashqevia lyp rrugëve”…. U nxorrën nga sepetet e arkivit intevista e shkrime, me rrëfime dhe aludime të kolegëve për dashnorët e Parashqevisë…

Në fakt, çfarë i ka ndodhur Parashqevisë?  I ka ndodhur ajo që mund ti ndoshë gjithkujt! Ajo iku në Amerikë me një ëndërr, por ëndërrat jo gjithmonë realizohen. Jeta i mori jo për mirë dhe ajo vendosi, apo iu dorëzua jetës, dhe e jetoi atë siç mundi, ku mundi, me çfarë mundi dhe pa i rënë kujt më qafë, në asnjë lloj forme. Ne këtu dinim që Parashqevia është në SHBA dhe nuk po bën jetë arti. Kaq, të tjerat nuk kishin interes publik.

Nuk di të them nëse rikthimi i saj në vemendjen publike kaq vrullshëm ishte një “skenar konspirativ” PR-i, ishte një dëshirë për ta ndihmuar pastërtisht dhe vërtet(por që doli jashtë kontrollit), apo thjeshtë një mjet për të bërë “lajm” dhe marrë klikime, siç rëndom përdoret çdo gjë sot nga rrjeti… Por reagimi që prodhoi ishte vërtet i jashtëzakonshëm, në përmasat e një fenomeni social. Kishte nje solidaritet te jashtezakonshem, vertet, por mania për të rishpërndarë videon që tregonte se “ku kishte përfunduar Parashqevia” u shndërrua në një lloj dhune verbale. Edhë ata që e mëshironin, mëshirën e shprehnin publikisht shoqëruar me videon e pamëshirshme. Ishte si ti kërkosh falje dikujt pse i ke publikuar një foto të padëshiruar, dhe tekstin e faljes ta shoqërosh me të njëjtën foto.

Por në mesin e kësaj zallamahie online, kur shumëkush mund të ketë parë “imazhin e shëmtuar të një shoqërie”, unë pashë një shoqëri që qëndronte më lart se një pushtet, siç është media. Etja për audiencë(klikime) dëshmoi se nuk njeh as parime, as kod etike, as mëshirë.  Në mesin e turmave që garonin të merrnin pjesë në këtë kuvendim të llahtarshëm për jetën e një njeriu, pa pyetur fare për atë, pashë njerëz të ndershëm që evokuan kohët e arta të këngëtares. Rikthyen këngët e saj si një kundërpeshë ndaj “diskreditimit” publik që po i bëhej. Parë në këtë këndvështrim, ishte një fenomen për tu analizuar nga specialistët e komunikimit publik.

Jeta të vë para sprovave. Mund të detyrohesh të shesësh shtëpinë, nëse ta lyp nevoja. Mund te jesh “dikush” sot dhe detyrohesh nesër të punosh edhe “punë të rëndomta”, edhe pse unë mendoj se punë të rondomtë nuk ka. Nëse jeta të vë për poshtë, të tjetërson, ajo nuk ka mëshirë. Por ajo nuk ta merr as emrin e mirë, as faqen e as integritetin. Ai që është i varfër nuk është pa dinjitet.  Dhe këtu, më shumë se sa fati i keq, ai që ta vë shkelmin në fyt, është ai që gajaset me fatin tënd. Ai që thotë: Ja si ka përfunduar!  Ai që ta zë frymën, është ai që salçiçet e ndihmës që të jep, më parë ti var në qafë dhe të filmon, për tia hedhur videot turmës së uritur të mediave. Kjo histeri tregoi se edhe fatkeqësinë duhet ta ruash për vete, pasi edhe vdekja e dikujt shërben si ushqim për dikë tjetër. Ndërsa, sa për Parashqevinë, ajo e fitoi “debatin”, pasi këngët e saj u rikthyen sërish në vëmendje, për të na kujtuar madhështinë e saj si këngëtare dhe për të na treguar se ne nuk i detyrohemi mëshirë Parashqevisë, por i detyrohemi ta paguajmë për këngët që ka kënduar e kënaqësinë që na ka dhuruat(sipas të drejtës së autorit, meqë jemi në ekonomi tregu).

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë