Aktualitet

Ku i gjetët 4 makinat e ujit? Të dënohet dhuna ndaj studentëve/ Përplasje në Komisionin e Shëndetësisë, opozita mbyll mbledhjen. Shalsi: Sjellja juaj në kufijtë e komikes

Ku i gjetët 4 makinat e ujit? Të dënohet dhuna ndaj

Bardh Spahia kundërshtoi projektbuxhetin, duke e cilësuar atë si një buxhet që nuk u shërben qytetarëve, por interesave të një grupi të ngushtë njerëzish. Ndërsa Erisa Xhixho, ngriti akuza për standarde të dyfishta në drejtësi dhe denoncoi, sipas saj, presionin dhe intimidimin e të rinjve protestues.

Debati u përshkallëzua edhe gjatë përplasjes mes Bardh Spahisë dhe Eduart Shalsit, ku nuk munguan replikat dhe akuzat politike.

Pjesë nga debati:

Bardh Spahia: Është absurde të ulesh e të pretendosh e të diskutosh për një buxhet i cili mbart në vetvete vetëm interesin e një grusht njerëzish, të cilët kanë vendosur që nëpërmjet parave publike, parave të qytetarëve shqiptarë të mbushin xhepat e tyre me qindra e miliona euro, që tjetërsohen. E në vend që të sigurojnë shërbime, pajisje, trajtime jetike për popullin shqiptar, sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve shqiptarë. E kemi parë se si është hartuar apo konceptuar ky projektbuxhet, pa asnjë lloj konsultimi. E kemi parë dhe te paketa fiskale që u prezantua nga kryeministri, e cila është kthyer në një barrë të madhe e të rëndë për qytetarët shqiptarë.

Erisa Xhixho: Belinda Balluku në liri, kjo Karçanaj kishte shkuar në SPAK, në liri për organizatë kriminale e të rinjtë burgosen nga 3 e 4 ditë. 20 ditë i kishit dhënë burg një të riu te Shkencat e Natyrës. Vlora Hyseni në liri. Këto në liri, fukarenjtë në burgje, fukarenjtë me gjoba. Kam takuar 15-vjeçarin që i ishte vënë thika në qafë dhe i thoshte: ai ishte i paguar në protestë. Kaq të dëshpëruar jeni për të gjetur filma Netflix. Thika i ishte vënë brenda makinave të paidentifikuara, banditë që terrorizojnë të rinjtë nëpër rrugica, që u shkojnë nëpër shtëpi. Turp, nuk janë të denjë për atë uniformë të Policisë së Shtetit. Belinda Balluku në liri, Mirlinda Karçanaj në liri, Vlora Hyseni në liri e të rinjtë tanë të burgosur. Pasuria e Belindës me Mirlindën 2 miliardë euro shkon. Ndërkohë që studentët nuk mbyllin dot muajin, kjo është banda që na drejton.

Janë blerë nja 4 bote uji me urgjencë për të shpërndarë protestuesit. Këto 4 bote uji nga mbinë? Apo kanë lekë shteti për të shpërndarë protestuesit, për pensione, për atë PET scan-in, për mbështetje për studentët, nuk ka ky shtet. Gjithashtu dronë, ça janë këto dronë? Dronë keni blerë, dronë pa vulën e Policisë së Shtetit që vijnë vërdallë e identifikojnë protestuesit.

Shkon ministri i Shëndetësisë pa urdhër, pa gjë, shkon e shantazhon aty, i thotë dhe mik i Erion Velisë. Këtu duhet të ketë një hetim të plotë të gjithë ngjarjes, të shantazhit, të gjuhës mafioze që ju përdorni. Dhe në fakt ato mesazhe treguan që këtu kemi 1 mafie që ka kapur shtetin dhe kjo është axhenda nr. 1 e këtij parlamenti, nuk ka asnjë axhendë tjetër. Ju duhet të reflektoni, të distancoheni nga ky kryeministër që drejton 1 organizatë kriminale, që e ka kthyer tërë në një lavatriçe të pastrimit të parave. Nuk mund të vazhdojë në normalitet ky parlament që bën gjoja sikur diskuton buxhetin, paketën fiskale.

Ky buxhet i 2027 është buxhet që duhet të hakmerret ndaj protestuesve, rrisni taksën, rrisni TVSH-në në 21%, rrisni tatimfitimin, rrisni dividendin. Po a e dini që jeni në suficit? 52% të parealizuara shpenzimet në Bashkinë e Tiranës, mos flas për suficit janar-shtator që jeni miliona euro në suficit. Pse doni t’i rrisni prapë taksat? Për çfarë? Për t’i vjedhur në megaafera korruptive?

Bardh Spahia:  Edhe pse dëgjova nga kolegët e mazhorancës të shqetësuar për dhunën ndaj institucioneve.

Eduard Shalsi: Po dëgjoni 2 fjalë, pse keni frikë? Ke akoma.

Bardh Spahia: Nuk ka vend në këtë komision për propagandë të dalë boje, në vend t’i kishin harxhuar lekët për makinat e ujit për jetën e qytetarëve.

Eduard Shalsi: Vazhdoni, rrugë të mbarë. Keni çuar në kufijtë e komikes sjelljen tuaj.

Bardh Spahia: Mbledhja konsiderohet e mbyllur me rregullore, pastaj merrni ju vendimin për ta rifilluar, por konsiderohet e mbyllur kur ngrihet kryetari.

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë