Analiza

Parimi i shkencës dhe koshiencës/ A e kemi zbatuar këtë parim?

Parimi i shkencës dhe koshiencës/ A e kemi zbatuar këtë
 

Mendoj që çdokush që ka zgjedhur të shërbejë në fushën e shëndetësisë duhet të bazohet në 3 principe kryesore.

Të ketë mjaftueshëm njohuri mjekësore.

Të dijë të verë në praktikë dijet.

Të jetë i vetëdijshëm që çdo gjë që bën është në të mirën e pacientit, që në të gjitha rastet është i brishtë fizikisht dhe psikologjikisht dhe ndihet i vetmuar në një spital i rrethuar nga mjekë dhe infermierë të panjohur për të.

Vetëm kur arrijmë të jemi profesionalisht korrektë, të përgatitur dhe në sinkron me të sëmurin i’a dalim të japim ndihmën që kërkohet nga pacienti.

Ne jetojmë në kohët e një krize të madhe të shëndetësisë që varet edhe nga shoqëria ku jetojmë, por jo vetëm. Ne jetojmë në një moment të një krize të thellë të etikës njerëzore. Për mendimin tim, kësaj krize nuk i ka shpëtuar as mjekësia. Dhe si rrjedhojë dhe mjekët. Që normalisht janë ata që duhet të kurojnë trupi dhe shpirtin e pacientit, por që në fakt sillen si tregtarë të halleve te pacientëve. Kjo është një krize e madhe sociale dhe karikatura e etikës dhe e deontologjisë.

Fakt është që e gjithë marrëdhënia mes mjekut dhe pacientit ndikohet edhe nga organizimi dhe politikat e qeverisë për shëndetësinë, nga strukturat ekonomike dhe farmaceutike. Por mbetem e bindur që çdokush nga ne duhet të bëjë pjesën që i takon. A shkakton mosfunksionimi i sistemit shëndetësor një mosfunksionim dhe një rrënim të mënyrës se si ne mjekët konsiderojmë pacientët? A reflektohet kjo krizë e shoqërisë edhe në politikë, në arsim dhe kudo tjetër? Personalisht besoj që po. Por ne mjekët kemi bërë një betim të veçantë kur kemi nisur punën tonë. Betimin e Hipokratit: “primum non nuocere”. Parë thjesht, ky betim duket i formuluar gabim, sepse thjesht të thotë : “mos dëmto”. Por po ta shohësh më kujdes betimi të thotë: bëj më të mirën për pacientin.

Në praktikën time të përditshme ndodhem para përgjegjëisë për të marrë vendime dhe jo gjithmonë arrij të bëj mrekullinë që ata do dëshironin, apo unë vetë. Por shkenca, etika dhe deontologjia më shtyjnë të bëj më të mirën e mundshme. Pak më lart nuk e listova ligjin, sepse ndodh që shpesh herë ligji nuk është më e mira e mundshme për individin në situata të caktuara dhe ta respektosh atë në mjekësi jo domosdoshmërisht është e mira etike.

Vetëm kur jemi të aftë të arrijmë të sillemi me pacientin jo më si një objekt, por si një qënie njerëzore, ja kemi dalë të bëjmë më të mirën në punën tonë. Pas 29 vitesh si drejtuese e repartit të sëmundjeve të brendshme në Spitalin e San Marinos i’a lejoj vetes, që me eksperiencën dhe rrugëtimin e gjatë në mjekësi të them, se çdo mjek duhet të ketë përgatitjen e duhur dhe të vihet në kushtet e duhura për të treguar profesionalizmin. Por meqë jemi ne ata që merremi me jetën e njeriut, duhet t’i bëjmë mirë llogaritë, që të merresh me jetën e njerëzve është biznesi i vetëm ku bilanci duhet të dalë negativ. Duhet të japim më shumë se sa marrim.

E konsideroj absurde që njerëzit duhen ushqyer me shembuj negativë që të reagojnë për padrejtësitë. Linçimi nuk është mënyra për të gjetur drejtësinë. Ne mjekët duhet të ndjekim parimin e shkencës dhe koshiencës. Dhe para se ekspertët të flasin dhe gjykojnë duhet ta drejtojnë këtë pyetje nga vetja: a e kemi zbatuar këtë parim?

Doktore Silvana Shametaj Ruli

Mjeke kirurge. Aktualisht drejtuese që prej 9 vitesh në Departamentin e Geriatrisë Pneumologjike.

Reponsabile për 20 vjet në Departamentin e sëmundjeve të brendshme në Spitalin e San Marinos. Gjatë kësaj kohë, 11 vite përgjegjëse e shërbimit të nefrologjisë dhe hemodializës në Spitalin e San Marinos/Marre nga Vna.al

Open Youtube

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

“Rama në problem me SHBA prej Mc Gonigal”, Zhulali i kthehet Hilës, plasin debatet

“A do të arrijë La Civita të kthejë rrotën?”,Lubonja:S’kam parë asgjë deri tani, nëse bind Rubion...

“Njerzve i shkëlqejnë sytë kur i përmend 200 euro minimum jetik”, Zhulali: Për bukën e gojës...

“Nuk erdha të dëgjoj ty!”, Kaçaj ndez debate/ Zekthi: Opozita i detyrohet shqiptareve

“Erdhi të mundë Ramën e Soros”, Kaçaj për La Civita: Nuk është lobim, por person politik

“La Civita e morëm si strateg”, Zhulali zbulon risitë e fushatës së PD, ja çfarë pritet

"PS duhet të shkarkonte Veliajn"/Kaçaj: Të bënte zgjedhje për bashkinë brenda 45 ditëve

"S'mund të shantazhohet prokurori"/ Zekthi për Veliajn, plasin debate të ashpra me Lubonjën

“Veliajt vetëm 41 biss i mungon”, Hila kapet me Zhulalin: Kreu juaj dilte në ballkon, ka lën nam!

"Veliaj dirigjon nga qelia punët jashtë", Zhulali e ashpër: Ja rreziku i tij për të prishur provat

"Veliaj jepte instruksione si të përgjigjeshin të tjerët në prokurori", Bajrami: Kishte rrezikshmëri

"I dolën dosjet pa shkuar në gjykatë”/ Kaçaj: Ja çfarë ndodhi në rastin e Berishës

"Dokumentet e SPAK, i nxjerr dikush nga brenda"/ Hila: Politike, i pëlqen ballafaqimi mediatik

“SPAK i nxjerr vetë dosjet”/ Lubonja analizon: Ja arsyet, Zekthi: Mund të vriten njerëz nëse del...

“Kisha informacione sekrete dhe nuk i publikova se...”, gazetari për SPAK: Nëse kam dyshime...

“SPAK nuk është redaktori im”, Bajrami: Nuk këshillohem se çfarë duhet të publikoj

???? Open| Çfarë mesazhi do të sjellë nesër nga SHBA LaCivita?

Shabani: Anulimi i PPP-ve vendimi i parë nëse vijmë në pushtet

“Kemi propozuar vendosjen e Euros”, Barbara Doda e partisë “Mundësia”:Oligarkia e mban gjallë shteti

Debat në studio/Doda: Shqipëria meriton një qeveri të pakorruptuar.Shabani: Ke qeverisur me Berishën

Doda: “Mundësia” në Kuvend me grupin e vet. Baçi: Të gjitha forcat politike do marrim deputetë

Shabani: Votat e “Nisma Thurje” nuk bashkohen me Ramën e Berishën. Akti i fundit politik nëse..

Shabani, Dodës: Nuk është e domosdoshme të bashkohemi, por të mos zihemi...

“Partitë e reja kanë qartësuar bindjet e tyre, nuk bashkohen!”, Kikia ndez debatet

“Hyni në parlament të bëni pazare!”, Doda ndez debatet/ Shabani i ashpër: E latë mandatin përgjysëm!

“Ke ardhur të pastrosh imazhin e Lapajt!”, Doda debate të ashpra me Shabanin: Ti ke pronar...

“Ne nuk bëjmë pazare!”, Doda kapet me Baçin: Eskpontentë të partive të reja,pjesë e të korruptuarve!

Plas debati / Doda: Hape pak fletën e votimit, kryetar nuk je ti, Shabani: Mos e merr personale!

“PS-PD nuk duan asnjë front”, Shabani: Mund të bashkohemi pas zgjedhjeve për...

“Kur pushtetin e merr një njeri, njerëzit korruptohen”, Shabani: Beteja jonë ishte lista!

Sherri “Shehaj-Lapaj”, akuzat mes dy partive të reja vijojnë në OPEN

"Partitë e reja nuk u bënë dot bashkë",Baçi i prerë/Shabani:Rama dhe Berisha s’e donin polin e tretë

"Ndershmëria shihet në pushtet!", Kikia: Si do të përballen partitë e reja me të vjetrat?

"Kisha dyshime, terreni mi hoqi"/ Doda: Opozita nuk është monopol, partitë e reja kanë mundësi

"SPAK ka kapur të gjithë ato që blenë votat", Shabani për diasporën: Do votojë për ndryshim!

Shabani thumbon Ramën: A mund ta blejnë me shumë se 50% të qytetarëve?

“Kujtoj diasporën, kush ishte arsyeja që u largua?”,Hysaj: As nigerianët nuk qëndrojnë,plasin debate

“U kujtuat pas 12 vitesh për program!”, PS-PD përplasen në debat/ Dhame: PD të përfshijë të rinjtë!

“Lagja nr.1 gropat më të mëdha se ti në këmbë! Hysaj kapet me Malajn: Prandaj ju çuam në SPAK!

“Pse të djeg i kishe shokë, iu doli boja!”/Xhaferri ndez debatet/A do shkrihet SPAK?Përplaset PS-PD

“Kam qënë afër diasporës së fundmi”, Dhame: Jam e sigurt që do të kontribojnë në fitoren e PS!

"Patronazhistët bëjnë dhe foto me mua nëpër takime", Hysaj-Malaj debate të forta

“Narkoeuro ra me 40%”, Xhaferri kapet me Malajn: Nuk shpikët Chat gpt! Çmenduri!

“Ku e merr Rama garacinë e integrimit në 2030?”, Hysaj-Malaj debate me tone të ashpra

Rama i ndikuar nga La Civita? PS-PD debate të ashpra/ Dhame-Hysajt: Shkollat janë plot, pse...

Dhame: Rama ekspert specialist, s'ka nevojë për të huaj, ndërhyn Malaj: La civita ka punën e tij

"La civita trajnim intensiv për fushatën"/ Xhaferri zbulon: Ja çfarë pritet të zhvillohet

Kandidatja e PD për Durrësin, Jola Hysaj: Çfarë e pengoi Ramën të realizojë në 12 vjet premtimet?

"Do prezantojmë risitë e mandatit të katërt", Dhame zbulon: Ja surprizat që priten nga PS