Aktualitet

Me kërkesë të Dumanit, ‘Vettingu’ shkarkon nga detyra prokurorin që parandaloi arratisjen e 'gjeneralit’ Rus, Kokunov

Me kërkesë të Dumanit, ‘Vettingu’ shkarkon nga detyra

TIRANË- Është shkarkuar sot nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, prokurori i Shkodrës, Agron Bushati, i cili për gati 30 vite me radhë ka qenë pjesë e Drejtësisë, duke filluar karrierën fillimisht si Oficer i Policisë Gjyqësore dhe më pas prokuror në Shkodër.

Kreu i SPAK Altin Dumani, i qëndroi ankimit të bërë nga ana e Komisionerit Publik për subjektin Agron Bushati, duke shtuar në dosje dhe një masë disiplinore “Vërejtje Publike” që Këshilli i Lartë i Prokurorisë mori ndaj tij, në muajin Tetor 2024. Nga sot Agron Bushati, që në prokurorinë e Shkodrës drejtonte seksionin e ekzekutimeve të vendimeve penale është lënë pa punë, për shkak së ndërprerjes nga KPA të funksionit të tij si magjistrat.

Bushati, kishte kaluar me sukses procesin e vettingut në shkallën e parë, por një ankim i bërë nga Komisioneri Publik dhe i mbrojtur fort deri në fund nga Altin Dumani, ccoi në shkarkimin e prokurorit të ndershëm në Shkodër.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Agron Bushati, ka shërbyer në prokurorinë e Shkodrës duke kaluar një sërë sfidash me dosjet penale që kanë pasur ngarkesa me interes publik. E fundit ishte ajo e arrestimit në Shkodrës dhe më pas ndjekja gjyqësore e procesit të ekstradimit në Rusi, të Igor Kokunovit.

Në muajin Tetor 2023, kapja në pikën kufitare të Hanit të Hotit të një shtetasi Rus i lidhur me mafian Ruse, u kthye në çështjen serioze në gjykatën e Shkodrës.

Sapo është vunë në dijeni për arrestimin e tij në Shqipëri, autoritetet ruse, në vitin 2023 sollën në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e rusit Igor Kokunov, që sipas tyre ishte i përfshirë në disa krime në rajonet e Moskës.

Sipas kartelës së kuqe të publikuar nga drejtësia ruse në sistemet e kërkimit të Interpol Moska, ai mban gradën “Gjeneral Hajdut” titull që e ka marrë nga një komision i mafies Ruse.

Por gjatë kohës që ai mbahej i izoluar në burgun e Reçit, në Shqipëri kanë mbërritur dy shtetas Ukrainas, Yvheni Petrenko dhe Bogdan Karychkivskyi, të cilët shfaqën interes për ta takuar “gjeneralin” Rus, Kokunov.

Dy ukrainasit kanë dëshiruar të hyjnë në burgun e Reccit dhe njëherësh të krijonin kushtet në gjykatën e Shkodrës, për të nxjerë në “arrest shtëpie”, Kokunovin, me qëllim arratisjen më pas të tij.

Nisur nga ky plan, shtetasi rus i arrestuar në Shkodër, Igor Kokunov, brenda 8 ditëve të muajit Tetor 2023 i është drejtuar 3 herë gjykatës së Shkodrës me kërkesë për të zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, me pretekstin se Kokunov ishte i sëmurë nga zemra.

Kërkesë e cila është hedhur poshtë nga prokurori Bushati dhe miratuar edhe nga gjykata e Shkodrës.

Nisur nga kjo situatë e paprecedentë lëvizjesh të kryera nga Kokunov dhe dy shtetasit Ukrainas Yvheni Petrenko dhe Bogdan Karychkivskyi që ndodheshin jashtë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka urdhëruar transferimin e Kokunovit nga burgu i Reçit drejt izolimit të tij në paraburgimin Nr. 313 në Tiranë.

Kjo lëvizje solli një parandalim të zbutjes së masës së sigurisë që mund të sillte arratisjen dhe më pas ekstradimin e “gjeneralit” Rus në drejtim të Moskës, aty ku shteti Rus e kishte dënuar me 15 vite burgim.

Kokunov, akuzohej për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Ai njihet ndryshe dhe me emrin “Vasya Bandit” dhe fillimisht u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020. Ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë