Analiza

BE po mbytet në urën e Ibrit

BE po mbytet në urën e Ibrit
 

Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria e lëvizjes brenda bllokut pa kontrolle kufitare dhe e dyta është valuta e përbashkët, euro. Nga veriu i Finlandës, nga sipas legjendës, vjen Babadimri, e deri në kufirin e Kroacisë me Malin e Zi diku mes Dubrovnikut dhe Hercegnovit mund të udhëtoni pa pasur nevojë të ndaleni në pikëkalimet kufitare për të treguar pasaportat. Me përjashtim të Danimarkës, nëse bini përmes atij shteti, nuk keni nevojë as të ndërroni para, sepse të gjitha kanë një valutë të përbashkët, euron. Dhe me të drejtë këto dy vlera liderët e BE-së i përmendin si arritjet më të mëdha në historinë e integrimeve evropiane.

Pikërisht këto vlera bënë që BE-ja të angazhohet që edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen sa më shumë ndaj njëra-tjetrës, të lehtësojnë kalimin përmes kufijve, me qëllim që një ditë të hiqen tërësisht. Dhe u angazhua që liria e lëvizjes të jetë fokus i veprimeve edhe të BE-së edhe të NATO-s në Kosovë po ashtu. Bazuar në parimet e lirisë së lëvizjes dhe atij se ura duhet të bashkojë e jo të ndajë njerëzit, BE-ja mori përsipër disa detyra edhe për atë që u quajt “Rivitalizim” i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sepse kjo me gjasë është ura e vetme në Evropës sot që ndan më shumë sesa që bashkon njerëzit. BE-ja dështoi në arritjen e qëllimeve. Ura nuk është e hapur për qarkullim të automjeteve. Dhe kjo, sado që të ketë përpjekje për të parandaluar hapjen e saj, është një dëshmi e dështimit, pafuqisë dhe joseriozitetit të BE-së.

Për më tepër, tash BE-ja paralajmërimet nga autoritetet e Kosovës se do të hapin këtë urë për qarkullimin e automjeteve i quan si të rrezikshme, si veprime që mund të sjellin rritje të tensioneve.

Është për keqardhje pse BE-ja mendon kështu. Është për keqardhje pse ura vazhdon të jetë e mbyllur. Është për keqardhje pse Qeveria e Kosovës e përdor edhe këtë temë për qëllime politike në prag të zgjedhjeve. Është po aq për keqardhje se si serbët në veri të Kosovës e konsiderojnë mbajtjen e urës të mbyllur si kusht për mbijetesën e tyre. Por në anën tjetër, mos-hapja e urës godet rëndë në vlerat e BE-së e besa edhe të NATO-s. NATO-ja, pa marrë parasysh se çfarë pyetjesh ua dërgoni strukturave të saj rreth Kosovës, gjithmonë përgjigjet me fjalinë se NATO është atje “për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë”.

Hapja për qarkullim të automjeteve e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk do t’ua ndryshojë shumë jetën qytetarëve në asnjërën anë të lumit. Edhe ashtu, disa qindra metra më larg është ura përmes së cilës kalojnë automjetet. Por mbajtja e asaj ure mbyllur është një simbol i dështimit të BE-së e cila e ka sjellë veten në një situatë në të cilën bllokimi i urës konsiderohet si ruajtje e stabilitetit e hapja si nxitje. Kjo është bizare sa edhe thëniet se përdorimi i euros është mënyrë e spastrimit etnik. BE-ja duhet të angazhohet që ura të hapet menjëherë, e jo të përhapë frikë nga hapja e saj. Nuk mundet më BE-ja vetëm të angazhohet për ruajtjen e status quos, duke lejuar politizimin e kësaj ure.

As vendimi për përdorimin e euros si valutë, as mbyllja e postave të Serbisë në territorin e Kosovës, e as hapja eventuale e urës mbi lumin Ibër nuk do të duhej të rrezikojnë mbijetesën e serbëve. Kjo përdoret si propagandë nga ana e Beogradit dhe u imponohet si narrativë edhe serbëve në Kosovë. E në fakt problemi i vetëm është tek insistimi i Serbisë që strukturat e saj shtetërore të vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë, sepse në këtë mënyrë dëshmohet prania e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron si pjesë të saj. Edhe opozita në Serbi, edhe disa struktura të serbëve në Kosovë, ankohen se si dita-ditës shteti i Serbisë po i humb institucionet e saj në territorin e Kosovës. Pra nuk janë as postat, as bankat, struktura “të mbështetura nga Serbia” siç pohon Brukseli, por janë struktura të Serbisë në territor të Kosovës. Këtë konfuzion e ka krijuar Bashkimi Evropian, e sidomos është rritur prej kur udhëheqjen e dialogut e ka marrë përsipër Miroslav Lajçak. Në vend të shpërbërjes së strukturave paralele ishte forcuar roli i tyre dhe në një moment ishte bërë sikur të jetë normal.

Kosova veten e konsideron si shtet. E në dialog, as diku tjetër, Kosova nuk mund të sillet sikur është neutrale ndaj statusit të vetvetes, sikur do të donin disa në BE. Prandaj Kosova ka bërë veprime në veri për të forcuar bindjen se ajo si shtet po e përhap sovranitetin në atë pjesë të vendit, dhe në terren në një masë ka arritur të ndryshojë situatën edhe pse është e tepruar të thuhet se Kosova e ka tërësisht nën kontroll edhe veriun. Veprimet që kanë dëshmuar rritjen e sovranitetit të Kosovës edhe në veri kanë pasur çmim jo të vogël për Kosovën.

Duket se kjo qeveri e Kosovës ka llogaritur se ia vlen të paguhet edhe ky çmim, i shprehur përmes sanksioneve të ashpra të BE-së ndaj Kosovës. Duke e parë se BE-ja nuk do t’ia heqë sanksionet Kosovës, e nuk e ka ndërmend t’i vendosë kurrfarë masash Serbisë, Qeveria e Kosovës mund të ketë vendosur që edhe më shumë të acarojë raportet me BE-në. Sepse në BE gjithmonë do të gjinden ata që do të bllokojnë heqjen e masave ndaj Kosovës dhe gjithmonë do të gjinden ata që do të bllokojnë vendosjen e masave ndaj Serbisë. Në BE e dinë saktësisht se Serbia e di saktësisht se kush janë fajtorët për dhunë në fund të majit të vitit të shkuar ndaj forcave të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve, e dinë saktësisht se kush ishin pjesëtarët e grupeve paramilitare serbe që kryen sulmin në Banjskë, por nuk ka veprime ndaj tyre. Dhe këtu Kosova ka absolutisht të drejtë të ndjehet si e diskriminuar dhe të mos ketë besim ndaj BE-së. Kur BE flet për humbjen e besimit ndaj autoriteteve të Kosovës, për shkak të veprimeve që i konsideron të kenë qenë të njëanshme dhe të pakoordinuara, duhet të kuptoj se edhe Kosova ka një varg dëshmish për të mos besuar në strukturat e BE-së, të cilat nuk kanë qasje të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ato sanksionojnë Kosovën dhe nuk duan të ndërmarrin asnjë masë ndaj Serbisë.

Edhe për urën mbi lumin Ibër bëhet garë se kush ka të drejtë të vendosë. Sepse ajo është bërë simbol dhe test i pushtetit. Beogradi insiston se pa pajtimin e Serbisë nuk mund të hapet ura. Por në anën tjetër, Kosova, nëse e konsideron veten si shtet, nuk mund të pres leje nga një shtet fqinj, për më tepër i cili ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës, nuk mund të pres leje nga Serbia për hapjen e urës. Kjo garë se kush e kontrollon veriun nuk është e re. Ekziston që nga çlirimi i Kosovës dhe po vazhdon. Qytetarët nga të dyja anët e lumit janë përdorur vetëm si vegël në këtë garë politike. E kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

E sa për seriozitetin e BE-së vetëm të rikujtojmë se fjalia e dëgjuar më së shpeshti në 12 vjetët e fundit ishte ajo se “status quoja është e paqëndrueshme”. Ndërkohë, BE-ja është angazhuar pikërisht për ruajtjen e status quos. Nëse vërtetë kanë frikë se hapja e urës do të nxitë tensione le të angazhohen për të parandaluar tensionet e jo për mos-hapjen e urës. Hapja e urës, nëse do të bëhej shpejt me angazhimin e BE-së, do të mund të shndërrohej në një simbol pozitiv dhe të kthente besimin ndaj BE-së. Në këtë situatë mbetet vetëm si simbol i dështimit të BE-së që pas aq shumë angazhimi në Kosovë, pas shpenzimit të aq shumë parave të taksapaguesve evropianë, të mos jetë në gjendje as të hapë një urë që duhet të bashkojë e jo të ndajë njerëz.

Autori Agustin Palokaj eshte korespondent i Koha Ditore ne Bruksel. Titulli origjinal: Ura e Mitrovicës, simbol ironik i pafuqisë dhe joseriozitetit të BE-së 

Open Youtube

“Ramës i do trapi që i ka vënë figurat e PS te lista e hapur”, Hila-Sulos: Pse Berishës nuk i do..?

“Ramës i do trapi që i ka vënë figurat e PS te lista e hapur”, Hila-Sulos: Pse Berishës nuk i do..?

“E ke ves të më vësh fjalë që s’i thashë”, “plas” në studio, Hila-Sulo: Braçe makineri votash...

“Po kush ka vota nga ata aman”, listat e PD trazon analistët: U është harruar emri

“S’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, Xhaferri: Për fajin tonë populli opozitar ka 12 në opozitë

"Rama nuk ka zbritur ndonjëherë nga kali i pushtetit”,Xhaferraj: S'e kemi luksin të eksperimentojmë

“Listën e zgjodhi kryetari”, Baçi i ashpër: Kandidatët s’kanë bosht politik, iu mungon…

E FORTË/ ‘Pirro Vëngu në SPAK’! Hila-Xhaferrajt: Memet e Berishës ato, ia keni marrë dorën

Baçi: Të mundësh Ramën duhet të bësh koalicione me emra që as PD-së nuk i shkojnë në mendje

Arion Sulo: Lista e PS me të rinj, por pa logjikë politike. Rama do të duket i ri dhe i pakorruptuar

“Për Çyrbjen ka pyetur bandat Rama”, Baçi: Mazhoranca nuk guxon të thërrasë në interpelancë Ramën

Listat PS dhe PD/ Hila: Ishalla vazhdoni me këto mendje. Xhaferri: Unë vazhdoj me program

“Rama është nisur për spastrim”,Sulo:Me SPAK në tavolinë do të duket i pa korruptuar me emrat e rinj

???? Listat, Lubonja: Tek PS janë njerëz pa vesh, sy e gojë… në PD janë besnikët

"Gazmend Bardhi do mbetet pa krahë, do i hiqen puplat një nga një", Hila: Mazniku meme gjithandej

"Listat PD dhe PS, një fasadë! Nuk ka zgjedhje normale": Lubonja: Parlamenti nuk përfaqëson...

"Hidhni paratë në fushatë ,rrini në listë të hapur se na duhen vota", Lubonja: Kush ka hyrë është...

"Lista e PS është rinovimi i dytë, janë sponsorizuar nga.." Hila: Tani mund të quhet partia e Ramës

Luarasi binjakëzim me LSE, Zv.rektorja Dasho: Sigurojmë bursa që mundësojm një punësim të sigurt

Binjakëzim Luarasi me LSE/zv.rektorja Dasho:Studentët mund të studiojnë si në Londër nga Shqipëria

“Luarasi” binjakëzohet me LSE/ Profesori Abdey: Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria

Përfaqësuesi i LSE,Rob Inglesen:Ne ofrojmë kurrikulën, ‘Luarasi’ ofron pjesën kryesore,të mësuarit

“Luarasi” binjakëzohet me London School of Economics/ “Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria”

"Mbështetësit e Veliajt të gjithë në listë të hapur”. Ja emrat e kandidatëve për deputet nga PS e PD

“E di që PD s'e kalon lumin, nuk fiton dot”, Dash Sula plas bombën, komenton kandidatët në lista

“Punoje dhe ti për votat personale, jo të partisë”, Bushkolaj debate të ashpra me Sulën

“Në listë ai që bashkoi votat me PS”, Dash Sula komenton kandidatët e PD për Qarkun e Tiranës

“Ceno Klosi emër i atakuar”, Bushkolaj: Lista e Fierit e fortë, ka “duar” Belinda. Sulo: Rama bëri..

Sula: Do të ketë probleme/ Prezantohen kandidatët e PS në disa qarqe, të ftuarit ndajnë detaje

U tërhoq nga listat e PD, Sula: Në lista nuk ka përfaqësim si duhet, tani po shoh aleancë me Shehin

Vasili zbulon emrat e kandidatëve të PS në Qarkun e Durrësit në ‘Open’

Bushkolaj analizon listat e PS: Pjesa më e madhe e mbështetësve të Veliajt në listën e hapur

“Do nis një jetë të re politike", u la jashtë kandidimit/ Dash Sula habit me deklaratën

LAJM I FUNDIT/ Prezantohet lista e PS në Tiranë, në listën e mbyllur kryeson Rama, ja të gjitha...

Dash Sula: PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kisha shanset 0 që të fitoja në listën e hapur

Nuk u zgjodh në listën e PD, Sula: Brenda shpirtin e kisha kete ndjesi, një pjesë aty janë lëpirës

Lala: Nëse do të ishte hetuar ‘Babalja’ sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

???? SPAK përgjoi Veliajn në paraburgimin e Durrësit”, Lala: Gjatë kontrollit në qeli përdori…

4 vite burg për Bllakon/ “Morën milionat për inceneratorin që nuk ekziston”, Lala zbulon detaje

Lala për Salianjin: Në burg duhet të ishin edhe... Dosja e ‘Babale’ e pahetuar

“Shqetësuese çështja e Jetmir Olldashit”, Çela: Mbeti në hije, Daci për Salianjin: pse nuk kërkoi...

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, “U dënua pa ligj”, Rumano zbulon: ja arsyet pse u...

“90 faqe vetëm përgjime, pa faturat e...”, Lala zbulon: ja sa shanse ka Veliaj të lirohet nesër

“Nuk mund të mbrohet nga një avokat i huaj”, Daci për Veliajn: ja çfarë pritet nga Avokati Amerikan

Provat e reja për Veliajn, Avokati Daci:Duhet të dimë se çfarë ka Spak në dorë për të kuptuar...

Avokati amerikan i Veliajt, Lala zbulon detaje: si do ndikoi në seancë dhe sa pagoi...

A mund të hetohej në gjendje të lirë Veliaj? Lala: Konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK, ka guxim të…

'Në kushtet e Veliajt asnjë shqiptar s’ka shans të dalë nga burgu',Daci: Nëse është përgjuar nuk...

Seanca e Veliajt në GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Çela: Galeria kombëtare deri në 94 kishte stopuar të blinte vepra arti, por me ardhjen e Veliajt...

'Veliaj është përgjuar në qeli’, Gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka prova të reja