Analiza

Analiza: Ndikimi i plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë në zgjedhjet e qershorit në BE

Analiza: Ndikimi i plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë
 

EUROPA- Ndërsa kryeministri sllovak Robert Fico po rikuperohej nga plagët e marra në sulmin e së mërkurës, incidenti rriti shqetësimet në Evropë para zgjedhjeve të 6-9 qershorit. Në 27 vendet e BE-së, peizazhi politik po polarizohet gjithnjë e më shumë nga retorika e ashpër mes partive kryesore dhe populistëve të ekstremit të djathtë.

“Është tronditëse që dikush mund të bëhet viktimë e ideve të tij politike. Tre javë përpara zgjedhjeve, kjo është jashtëzakonisht alarmante”, tha kryeministri belg Alexander De Croo, vendi të cilit kontrollon presidencën e BE-së.

"Le të bëjmë një fushatë intensive me fjalë, por jo përtej tyre", tha zoti De Croo për kanalin rajonal VRT. Duke nënvizuar seriozitetin e çështjes, De Croo paraqiti një ankesë në polici të enjten kundër një transmetuesi lidhur me një veprim, që megjithëse dukej se ishte shaka, bënte thirrje për "pushkatim" të kryeministrit.

Ngjarje të tilla nuk janë shaka. Në Gjermani javën e kaluar, një politikane e njohur nga Berlini u sulmua dhe pësoi lëndime në kokë dhe qafë. Një javë më parë, një kandidat nga partia e kancelarit Olaf Scholz u rrah gjatë fushatës për zgjedhjet e muajit të ardhshëm për Parlamentin Evropian dhe iu desh t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje mjekësore. Politika e kompromisit hodhi themelet për shoqërinë e famshme të mirëqenies evropiane, por vitet e fundit, debatet politike agresive kanë qenë në rritje.

“Ka pasur dialog dhe procesi i ngadalshëm politik prodhonte zgjidhje. Por tani, shpesh kjo nuk funksionon më”, thotë profesor Hendrik Vos nga Universiteti i Gentit.

Sllovakia është një rast i tillë. Mjeshtëria e kryeministrit Fico në përdorimin e politikës konfrontuese e ndihmoi atë të siguronte një mandat të tretë në detyrë. Fico bëri fushatë batuar në një platformë pro-ruse, anti-amerikane, një politikë të jashtme të çliruar nga lidhjet me BE-në, një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit dhe kundër të drejtave për komunitetin LGBTQ+. Pasi u rikthye në pushtet vitin e kaluar, ai menjëherë filloi të bënte ndryshime në zyrën e prokurorit kundër korrupsionit dhe forcoi kontrollin e qeverisë mbi transmetuesin publik, RTVS. Megjithatë, shqetësimet në BE për demokracinë dhe sundimin e ligjit tani janë tejkaluar nga ato për ngjarjen në terren.

"Politika e zotit Fico mund të jetë një kërcënim për demokracinë, por ky lloj i dhunës në politikën evropiane është një kërcënim shumë më i madh", thotë analisti Tom Theuns nga Universiteti Leiden.

“Në këtë periudhë të polarizimit në nivel evropian, ne shohim se cilësia e debatit demokratik ka shënuar hapa prapa dhe politikanët gjithnjë e më shumë po konsiderohen si armiq, si nga rivalët e tyre ashtu edhe nga publiku i gjerë”, thotë eksperti Theuns. "Një debat i tillë, në të cilin gjithnjë e më shumë rivalët politikë e quajnë njëri-tjetrin "armik", legjitimon dhunën në sytë e atyre që mund ta përdorin atë."

Ndërsa kryeministri Fico ishte shtrirë në spital, presidentja në largim Zuzana Caputova, një nga kundërshtaret e tij më të forta, bëri thirrje për dalje nga "rrethi vicioz i urrejtjes dhe akuzave të ndërsjella". Zonja Caputova e pranoi se "atmosfera e tensionuar e urrejtjes ishte rezultat i punës sonë kolektive". Është shumë herët të thuhet se çfarë ndikimi mund të ketë sulmi ndaj kryeministrit Fico në zgjedhjet e BE-së, pasi ato janë të ndara dhe zhvillohen në 27 vende anëtare.

Megjithatë, incidenti ka të ngjarë të ketë efekt në Sllovaki, thotë Juraj Majcin, analist në Qendrën Evropiane të Politikave në Bruksel. Sulmi "me siguri nuk do të ndihmojë partitë më pak ekstreme", tha ai, duke shtuar se "shanset janë që njerëzit të jenë më të motivuar për të votuar për njerëz si zoti Fico". Edhe nëse zoti Fico dhe partia e tij Smer i fitojnë zgjedhjet, ndikimi i tyre në Parlamentin Evropian do të ishte i kufizuar. Fraksioni i tij i vogël parlamentar madje është pezulluar nga grupi socialist në Parlamentin Evropian. Vetë kryeministri Fico ka më shumë ndikim në samitet e udhëheqësve të BE-së, ku shpesh ai mund të kërcënojë me përdorim të vetos ndaj propozimeve që nuk i pëlqejnë atij.

Udhëheqësi sllovak është pjesë e një zhvendosjeje shumë më të madhe në Evropë drejt partive populiste të së majtës dhe të djathtës, një largim nga qendra dhe kompromiset e partive të mëdha dikur dominuese si partitë Demokristiane dhe ato Socialiste. Kryeministri Fico është i fundit në një listë çuditërisht të gjatë të viktimave politike në Evropën e pasluftës. Pavarësisht politikës së tyre jokonfrontuese të viteve të pasluftës, disa udhëheqës evropianë kanë rënë viktima të ekstremistëve më parë. Ndoshta rasti më i njohur është ai i vrasjes së kryeministri suedez Olaf Palme në vitin 1986. Një rast tjetër i njohur është ai i vrasjes së ministres së jashtme të Suedisë Anna Lindh në vitin 2003.

Wolfgang Schaeuble, një figurë e rëndësishme në ribashkimin e Gjermanisë dhe krizën financiare të BE-së një dekadë më parë, i mbijetoi një atentati në vitin 1990, por ai mbeti me aftësi të kufizuara. Një fat të ngjashëm patën disa politikanë dhe ish-politikanë të tjerë të Bashkimit Evropian. Edhe vetëm kërcënimet mund të kenë një ndikim të madh. Të enjten, politikani anti-islamik Geert Wilders përdori ndikimin e tij për të krijuar një qeveri të re holandeze me njërin nga kalicionet më radikale të ekstremit të djathtë në Holandë pas Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Wilders ka shkëlqyer gjithmonë në politikën e konfrontimit, që disa ekspertë e kanë krahasuar me gjuhën e urrejtjes. Rreth 20 vjet më parë, ai mori kërcënime nga xhihadistët përmes një video të publikuar në një faqe interneti, ku bëhej thirrje për prerjen e kokës së politikanit holandez. Pas kërcënimit, ai u transferua përkohësisht në një shtëpi të sigurt dhe tani ai është një nga poltikanët më të mbrojtur. Wilders tani udhëton me një makinë të blinduar, i rrethuar nga personeli i sigurisë. Shërbimet holandeze të sigurisë blenë një shtëpi dhe e shndërruan atë në një shtëpi të përhershme të sigurt. Në vitin 2002, politikani holandez Pim Fortuyn, pararendës i së djathtës ekstreme të sotme, u vra nga një aktivist i mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Gjatë një seance gjyqësore vitin e kaluar mbi kërcënimet me vdekje të bëra kundër tij nga lojtari pakistanez i kriketit Khalid Latif, zoti Wilders tha: “Nuk mësohesh kurrë me të gjitha këto masa sigurie.”/ VOA

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë