Analiza

Analiza e DW/ Rreziku i populizmit çfarë e mbron demokracinë? Shkencëtarët, politikanët dhe vëzhguesit politikë në mbarë botën paralajmërojnë për…

Analiza e DW/ Rreziku i populizmit çfarë e mbron demokracinë?
 

Hans Pfeifer
Populizmi ka shumë fytyra, por modeli është gjithmonë i njëjtë. Pavarësisht nëse është botëkuptimi i Donald Trump në SHBA, Narendra Modi në Indi apo politikani i AfDBjörn Höcke në Gjermani- gjithmonë flitet për të ashtuquajturat elita që punojnë kundër popullit. Flitet për zhvlerësim të pjesëve të shoqërisë si gjoja armiq të popullit. “Ata” kundër “neve”. Ata “atje lart” kundrejt nesh “këtu poshtë”.

Kriza klimatike, luftërat, digjitalizimi i përshpejtuar, lëvizjet populiste i premtojnë shpëtim një shoqërie për një kohë të shkurtër. Votoni për ne dhe gjithçka do të jetë më mirë, gjithçka do të kthehet në kohët e së shkuarës gjoja më të mirë. Ata e paraqesin veten si liderë të fortë, karizmatikë që do të rregullojnë të gjitha dhe gjithçka. Kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe të drejtës, ata i shpallin gjykatat dhe institucionet e tjera demokratike armiq të popullit.

Dëshira për një lider
Drejtuesi i Alternativës për Gjermaninë, AfD, për Tyringi Björn Höcke flirton edhe me rolin si “shpëtimtar i Gjermanisë”. Dëshira e gjermanëve për një person historik që një ditë do të shëronte të gjitha plagët e njerëzve, do të kapërcente ndasitë dhe do t’i vendoste gjërat në rregull, është ngulitur thellë në shpirtin tonë. Unë jam i bindur për këtë, shkruan Höcke në librin e tij “Kurrë në të njëjtin lum dy herë”. Höcke bëri edhe një film për të, që e stilizon si perandorin e paqes Friedrich Barbarossa, i cili është kthyer dhe është zgjuar pas një gjumi të gjatë në një shpellë në Kyffhäuserberg, për të shpëtuar perandorinë me ndjekësit e tij besnikë.

Rritja e partive populiste është kthyer në një sfidë serioze për shtetet demokratike. Kështu mendon edhe politologu i shquar gjerman Hans Vorländer. “Ajo që shohim është se vlerat qendrore të populistëve të krahut të djathtë vihen në pikëpyetje, si barazia, dinjiteti njerëzor apo e drejta për liri nga diskriminimi”, thotë ai.

Vorländer ka shumë vite që studion fenomenin e populizmit. “Është e nevojshme që të kuptojmë se partitë populiste të djathta nuk do të zhduken thjesht. Duhet të mësojmë të përballemi me to,” analizoi ai në një intervistë për DW. “Në Gjermani është më e vështirë se në vendet e tjera, sepse ne kemi parë që forca të tilla mund të shkatërrojnë demokracinë,” thotë ai.

Rreziku për institucionet demokratike
Shkencëtarët, politikanët dhe vëzhguesit politikë në mbarë botën paralajmërojnë për cenueshmërinë e shoqërive të hapura. Sulmi në Kapitol në Uashington nga mbështetësit fanatikë të Trump më 6 janar 2021 tregoi se sa aktuale ishin këto paralajmërime.

Në Gjermani, ka gjithnjë e më shumë dëshmi se sa e rrezikshme mund të jetë AfD për shtetin kushtetues. Në fillim të shtatorit, AfD, një parti ekstremiste e djathtë, u zgjodh për herë të parë në historinë e Republikës Federale si forca politike më e fortë në Tyringi, pra më e forta në një land. Björn Höcke u festua nga mbështetësit e tij.

Në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve, partia tregoi se si do të sillej në rast fitoreje. Takimi i parë u drejtua nga një politikan i AfD-së, i cili nuk e përfilli vullnetin e deputetëve. Kjo u ndal më pas nga Gjykata.

Por pavarësisht nga të gjitha hulumtimet mbi rreziqet dhe pavarësisht të gjitha raportimeve në media për gënjeshtra, teori konspirative dhe propagandë të rrezikshme të përhapur nga populistët, rritja e tyre vazhdon. Pra, çfarë duhet të bëhet?

Investimet – një zgjidhje për problemin?

Instituti për Ekonominë Botërore nga Kieil ka propozuar një zgjidhje interesante për Evropën – investimet. Instituti analizoi ndikimin e investimeve publike në rajonet ekonomikisht të dobëta të Evropëstek partitë populiste të krahut të djathtë. Rezultati i studimit të prillit 2024 është: Në rajonet e mbështetura, pjesa e votave të partive populiste të krahut të djathtë ra me 15 deri në 20 për qind. E thënë thjesht, autorët e studimit arrijnë në përfundimin: “100 euro e financimit rajonal të BE-së për kokë banori, redukton përqindjen e votave të partive populiste të krahut të djathtë në një rajon mesatarisht me 0,5 pikë përqindjeje”.

Studiues si Hans Vorländer i Universitetit Teknik të Dresdenit pajtohet, se duhet të investohet shumë më tepër në edukimin politik, nëse duam të mbrojmë të rinjtë në veçanti nga ofertat populiste në mediat sociale. Sipas Vorländer, do të jetë më e vështirë për partitë demokratike të arrijnë votuesit në zgjedhjet paraprake, sepse ato do të humbnin fuqinë e tyre të integrimit.

“Ne duhet të shohim se demokracia partiake po humbet strukturën dhe fuqinë e saj. Demokracia partiake po shndërrohet në demokraci të lëvizshme, e cila është shumë më e paqëndrueshme.”

Angazhimi i qytetarëve
Ekspertët kërkojnë që njerëzit të përfshihen më shumë në vendimmarrjen politike edhe në kohën ndërmjet zgjedhjeve. Sociologu Steffen Mau, për shembull, është në favor të të ashtuquajturve këshilla qytetarësh, në të cilët qytetarët bashkërisht merren me një çështje politike për një periudhë të gjatë kohore dhe bëjnë propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve. Kjo synon të zbusë pozicionet ekstreme.

Gjermania po diskuton edhe masën përfundimtare kundër kërcënimeve ndaj demokracisë: procedurat ligjore për ndalimin e AfD. Gjykatat, shërbimet e sigurisë dhe organizatat civile kanë vite që konfirmojnë dhe mbledhin prova për rrezikun që paraqet kjo parti. Një ndalim i tillë partiak ka pengesa të mëdha ligjore në Gjermani. Ajo duhet të kërkohet nga Bundestagu, Bundesrati ose qeveria federale. Më pas shqyrtohet në gjykatën më të lartë të Gjermanisë: Gjykatën Kushtetuese. Në historinë e Republikës Federale, partitë janë ndaluar vetëm dy herë. Hera e fundit ishte në vitin 1956.

Politologu Hans Vorländer beson se një kërkesë e tillë është e justifikuar: “Partitë demokratike duhet ta bëjnë të qartë se janë të gatshme të tregojnë kufijtë e tyre.”/DW/

Open Youtube

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

“Rama në problem me SHBA prej Mc Gonigal”, Zhulali i kthehet Hilës, plasin debatet

“A do të arrijë La Civita të kthejë rrotën?”,Lubonja:S’kam parë asgjë deri tani, nëse bind Rubion...

“Njerzve i shkëlqejnë sytë kur i përmend 200 euro minimum jetik”, Zhulali: Për bukën e gojës...

“Nuk erdha të dëgjoj ty!”, Kaçaj ndez debate/ Zekthi: Opozita i detyrohet shqiptareve

“Erdhi të mundë Ramën e Soros”, Kaçaj për La Civita: Nuk është lobim, por person politik

“La Civita e morëm si strateg”, Zhulali zbulon risitë e fushatës së PD, ja çfarë pritet

"PS duhet të shkarkonte Veliajn"/Kaçaj: Të bënte zgjedhje për bashkinë brenda 45 ditëve

"S'mund të shantazhohet prokurori"/ Zekthi për Veliajn, plasin debate të ashpra me Lubonjën

“Veliajt vetëm 41 biss i mungon”, Hila kapet me Zhulalin: Kreu juaj dilte në ballkon, ka lën nam!

"Veliaj dirigjon nga qelia punët jashtë", Zhulali e ashpër: Ja rreziku i tij për të prishur provat

"Veliaj jepte instruksione si të përgjigjeshin të tjerët në prokurori", Bajrami: Kishte rrezikshmëri

"I dolën dosjet pa shkuar në gjykatë”/ Kaçaj: Ja çfarë ndodhi në rastin e Berishës

"Dokumentet e SPAK, i nxjerr dikush nga brenda"/ Hila: Politike, i pëlqen ballafaqimi mediatik

“SPAK i nxjerr vetë dosjet”/ Lubonja analizon: Ja arsyet, Zekthi: Mund të vriten njerëz nëse del...

“Kisha informacione sekrete dhe nuk i publikova se...”, gazetari për SPAK: Nëse kam dyshime...

“SPAK nuk është redaktori im”, Bajrami: Nuk këshillohem se çfarë duhet të publikoj

???? Open| Çfarë mesazhi do të sjellë nesër nga SHBA LaCivita?

Shabani: Anulimi i PPP-ve vendimi i parë nëse vijmë në pushtet

“Kemi propozuar vendosjen e Euros”, Barbara Doda e partisë “Mundësia”:Oligarkia e mban gjallë shteti

Debat në studio/Doda: Shqipëria meriton një qeveri të pakorruptuar.Shabani: Ke qeverisur me Berishën

Doda: “Mundësia” në Kuvend me grupin e vet. Baçi: Të gjitha forcat politike do marrim deputetë

Shabani: Votat e “Nisma Thurje” nuk bashkohen me Ramën e Berishën. Akti i fundit politik nëse..

Shabani, Dodës: Nuk është e domosdoshme të bashkohemi, por të mos zihemi...

“Partitë e reja kanë qartësuar bindjet e tyre, nuk bashkohen!”, Kikia ndez debatet

“Hyni në parlament të bëni pazare!”, Doda ndez debatet/ Shabani i ashpër: E latë mandatin përgjysëm!

“Ke ardhur të pastrosh imazhin e Lapajt!”, Doda debate të ashpra me Shabanin: Ti ke pronar...

“Ne nuk bëjmë pazare!”, Doda kapet me Baçin: Eskpontentë të partive të reja,pjesë e të korruptuarve!

Plas debati / Doda: Hape pak fletën e votimit, kryetar nuk je ti, Shabani: Mos e merr personale!

“PS-PD nuk duan asnjë front”, Shabani: Mund të bashkohemi pas zgjedhjeve për...

“Kur pushtetin e merr një njeri, njerëzit korruptohen”, Shabani: Beteja jonë ishte lista!

Sherri “Shehaj-Lapaj”, akuzat mes dy partive të reja vijojnë në OPEN

"Partitë e reja nuk u bënë dot bashkë",Baçi i prerë/Shabani:Rama dhe Berisha s’e donin polin e tretë

"Ndershmëria shihet në pushtet!", Kikia: Si do të përballen partitë e reja me të vjetrat?

"Kisha dyshime, terreni mi hoqi"/ Doda: Opozita nuk është monopol, partitë e reja kanë mundësi

"SPAK ka kapur të gjithë ato që blenë votat", Shabani për diasporën: Do votojë për ndryshim!

Shabani thumbon Ramën: A mund ta blejnë me shumë se 50% të qytetarëve?

“Kujtoj diasporën, kush ishte arsyeja që u largua?”,Hysaj: As nigerianët nuk qëndrojnë,plasin debate

“U kujtuat pas 12 vitesh për program!”, PS-PD përplasen në debat/ Dhame: PD të përfshijë të rinjtë!

“Lagja nr.1 gropat më të mëdha se ti në këmbë! Hysaj kapet me Malajn: Prandaj ju çuam në SPAK!

“Pse të djeg i kishe shokë, iu doli boja!”/Xhaferri ndez debatet/A do shkrihet SPAK?Përplaset PS-PD

“Kam qënë afër diasporës së fundmi”, Dhame: Jam e sigurt që do të kontribojnë në fitoren e PS!

"Patronazhistët bëjnë dhe foto me mua nëpër takime", Hysaj-Malaj debate të forta

“Narkoeuro ra me 40%”, Xhaferri kapet me Malajn: Nuk shpikët Chat gpt! Çmenduri!

“Ku e merr Rama garacinë e integrimit në 2030?”, Hysaj-Malaj debate me tone të ashpra

Rama i ndikuar nga La Civita? PS-PD debate të ashpra/ Dhame-Hysajt: Shkollat janë plot, pse...

Dhame: Rama ekspert specialist, s'ka nevojë për të huaj, ndërhyn Malaj: La civita ka punën e tij

"La civita trajnim intensiv për fushatën"/ Xhaferri zbulon: Ja çfarë pritet të zhvillohet

Kandidatja e PD për Durrësin, Jola Hysaj: Çfarë e pengoi Ramën të realizojë në 12 vjet premtimet?

"Do prezantojmë risitë e mandatit të katërt", Dhame zbulon: Ja surprizat që priten nga PS