Analiza

“Çfarë duan Amerika dhe Rusia që përplasen në Ukrainë?”, Blushi: Përfundimi që nuk do uroja është…

“Çfarë duan Amerika dhe Rusia që përplasen në
Ben Blushi

Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të mundshme mes Amerikës dhe Rusisë.

Më parë, Amerika dhe Rusia nuk kishin qenë njëkohësisht si kundërshtare në të njëjtin territor siç po ndodh sot në Ukrainë. Në çdo kuptim, diplomatik, ushtarak, ekonomik, të inteligjencës dhe informacionit, kjo është pothuajse një përplasje Amerikë Rusi. E para në llojin e vet. Për 70 vjet, Amerika e mbajti paktin me Rusinë. Sidomos në Evropë.

Megjithëse la gjysmën e Evropës, përfshi gjysmën e Gjermanisë edhe ne, të sovjetizoheshim, Amerika nuk ndërhyri. U soll nëpër botë dhe gjeti vende të tjera për të treguar madhështinë e vet. Në 1945 shkoi në Japoni me një bombë atomike, nga e cila u masakruan më shumë se 250 mijë japonezë. Kjo është bomba e parë nukleare e përdorur në histori. Amerika e përdori jo vetëm për ti dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, por edhe për ti demonstruar superfuqisë tjetër, Bashikimit Sovjetik forcën e vet. Japonia u bë një poligon ushtarak, njëlloj si Ukraina sot. Në 1965, Amerika shkoi në Vietnam me zjarr dhe napalm për të penguar këtë vend të bëhej komunist, pra të mos binte nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Përveç 60 mijë ushtarëve amerikanë qe vdiqën aty për një kauzë të kotë, edhe 2 milionë vietnamezë u zhdukën dhe u masakruan. Disa vite më vonë, në 1979 Rusia bëri të njëjtën gjë.

Shkoi në Afganistan për të caktuar aty një qeveri komuniste. Çmimi i luftës ishte 15 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe afro 2 milionë afganë. Megjithëse historia i njeh të dyja ndërhyrjet ushtarake, si të Amerikës në Vietnam dhe të Rusisë në Afganistan, si dështime, asnjëra nuk u ndal këtu. Më vonë Amerika shkoi vetë në Afganistan ku, pasi la edhe aty disa qindra mijë të vrarë të tjerë, iku në mënyrë të shëmtuar në gusht të vitit të shkuar, duke dështuar të vendosë një rregjim demokratik dhe properëndimor. Populli u bë me talebanët edhe për inat të pushtimit amerikan atje. Më pas shkoi në Irak duke e kthyer një vend normal, jo demokratik por të stabilizuar, në një kasaphanë ku vdiqën më shumë se 500 mijë njerëz nga të cilët 4000 ushtarë amerikanë dhe 1200 fëmijë irakenë. Çudia është se ndërkohë që të gjitha pushtimet e Amerikës dhe Rusisë kanë qenë thuajse dështime, ato sërish vazhdojnë të pushtojnë. Sot Rusia po masakron Ukrainën për të njëjtën arsye si Amerika, Vietnamin dhe Bashkimi Sovjetik Afganistanin.

Që ky vend mos kalojë nën ndikimin e superuqisë tjetër, por të mbetet një satelit i saj. A ka të drejtë në raport me Ukrainën. Jo. A ka të drejtë në raport me pushtimin e Vietnamit dhe Afganistanit nga superfuqia tjetër? Rusia mendon se po. Pra çështja është se superfuqitë nuk pushtojnë detyrimisht se duan apo se ju nevojitet, por sepse pushton superfuqia tjetër, diku tjetër, në një kohë tjetër. Pyetja është pse pushtojnë superfuqitë kur e dinë se mund te dështojnë siç kanë dështuar? Amerika dhe Rusia, njëlloj si Franca, Anglia apo Gjermania i përkasin një civilizimi. Civilizimet e botës së sotme janë tetë. Perëndimor, Kinez, Japonez, Islamik, Indian, Afrikan, Latin dhe Sllavoortodoks. Në fakt kulturalisht, fetarisht, biologjikisht dhe antropollogjikisht Perendimi dhe Rusia janë pothuajse një civilizim. Civilizimi i bardhë i Veriut ku hyn Evropa, Amerika, Kanadaja, Australia dhe Rusia, me rrënjë në civilizmin greko romak.

Evropa fillon në Portugali dhe mbaron në Rusi në malet Urale dhe në çdo kuptim Rusia është vetë Evropë dhe i përket këtij civilizimi. Por megjithëse janë kaq të ngjashëm dhe pothuajse binjake, megjithëse jane kaq të zhvilluar dhe kontrollojnë shumicën e ekonomisë së botës, shumicën e naftës dhe gazit, shumicën e parave, arit dhe bankave, megjithëse kanë prodhur shumicën e artit dhe dijeve të njerëzimit, megjithëse kanë krijuar demokracinë, pra kontrollin e qeverive nga popujt që i zgjedhin, megjithëse janë të vetmit që kanë eksploruar botën dhe kanë shkuar në Univers, sërish popujt e këtij civilizimi, civilizimit tone, vrasin më shumë se gjithë civilizimet e tjera bashkarisht. Civilizimi ynë vazhdon të vrasë çdo ditë në Ukrainë. Ai vret pa pushim dhe vetëm në një gjë nuk dështon dhe nuk ndalet.

Në vrasje masive. Sot qe flasim nuk luftohet as në Azi as në Afrikë as në Amerikë Latine,as në Arabi. Nderkohë që ne, në Evrope, në qendër të civilizimit të epërm verior vazhdojmë ti hapim plagë njëri tjetrit, civilizimet e tjera me shumë popuj të varfër anembanë botës, përpiqen të ngrihen pas pushtimeve koloniale të tmerrshme që superfuqitë e Perendimit, pra civilizimi ynë, u kanë bërë atyre për shekuj. Nëse bëjmë një bilanc të të gjitha vrasjeve që kanë shkaktuar pushtimet, luftërat fetare, ushtarake dhe kolonizimet e Perëndimit nëpër botë, nga India në Japoni në Afrikë, nga Iraku në Ukrainë, viktimat janë më shumë se 400 milion njerëz. E matur me kohën kur janë bërë këto vrasje dhe kur bota ishte më e vogël, pra afro, 2 miliardë njerëz deri në vitin 1940, këta të vrarë përbëjnë më shumë se 20 për qind të popullsisë së botës. Në Luftërat e Perëndimit kundër Kinës të quajtura Luftërat e Opiumit u vranë mbi 50 mijë kinezë.

Gjate kolonializimit të Afrikës janë vrarë më shumë se 10 milionë afrikanë. Në dy Luftërat botërore më shumë se 80 milionë. Në Hiroshima u zhdukën 250 mijë. Në Vietnam më shumë se 2 milionë. Në Afganistanin rus më shumë se 2 milionë. Në Afganistanin amerikan 200 mijë. Në Jugosllavi 140 mijë. Ukraina akoma nuk është në këtë llogari. Pyetja është pse vrasim kaq shumë? Çfarë duan më shumë Amerika me Rusinë që po përplasen me njëra tjetrën në Ukrainë? Ato kanë gjithshka, territore, popull, pyje, naftë, gaz, minerale, ato shkojnë në Hënë, kanë monedhat e forta, kanë flotat, florat dhe faunat më të bollshme, kanë nën kontroll shumicën e deteve dhe ujëdhesave si dhe burime njerëzore të pamatshme.

Ndoshta pas 100 viteve nuk do kemi më superfuqi, sepse lufta dhe konkurrenca do ti kenë zhdukur ose ndoshta do kemi vetëm nje superfuqi që dominon gjithë botën. Një superfuqi që luan vetëm. Pa kundërshtarë. Sa e tmerrshme. Por ndoshta më mirë kështu. Apo ndoshta më mirë pa superfuqi. Ky është një përfundim që unë nuk do ta uroja, për sa kohë që jetoj në një vend të vogël, që vazhdimisht ka qenë, ose i pushtuar, ose i dominuar nga njëra prej superfuqive të kohës. Në dy mijë vjet histori ne kemi kaluar nga romakët tek turqit, italianët, gjermanët, rusët, kinezët dhe amerikanët. Kështu ka qenë dhe kështu vazhdon dhe ndoshta kështu do të jetë. Ajo që do uroja, por që duket e pamundur, do ishte një botë me superfuqi paqësore. Superfuqi që nuk vrasin. E pamundur apo jo?

Open Youtube

Paralajmërimi i Bajramit: Metamorfoza s ka mbaruar ende, në dosjen e SPAK emra politikanësh

Paralajmërimi i Bajramit: Metamorfoza s ka mbaruar ende, në dosjen e SPAK emra politikanësh

Deklarata bombë: A e ka marrë Rama, Durim Bamin në avion për ta çuar te McGonigal

Kush e ka radhën për arrestimet e bujshme? Flasin panelistët në Open

“Berisha në arrest për firma,Rama hedh firma përditë”,Lubonja:Ramiz Alia futi në burg Nexhmie Hoxhën

Përballja e Dumanit me Nokën në Komisionin e Ligjeve, Zekthi: Noka në konflikt interesi sepse...

A e ka marrë Rama-Durim Bamin në avion për ta çuar te McGonigal? Peka: Nëse e bën SPAK këtë...

“Avdylët edhe nga burgu do marrin pjesë në fushata elektorale”,Peka: Kanë paratë dhe ushtarët e tyre

A pati dekonspirim operacioni i SPAK? Flet gazetari Armand Bajrami

“Dumani, Ndoka, do bëjnë vota për PS në 2025”/ Sulo kapet me Adriatik Lapajn

Lubonja: Sot nuk ka budalla në botë që nuk e di që në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit

Vetting zbulon skandalin në Lushnjë/ Ish-kinemaja u privatizua me dokumente false

Operacioni i SPAK/Lubonja: Dumani e pranoi vetë, ka hyrë leku në kazino, në blerje apartamentesh etj

Zekthi-Sulos: Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është në atë nivel sa ta kapi Rama prej veshi

Aksioni i SPAK/ Zekthi: Ky është sukses! Shqipëria 30 vjet që vidhet. Kjo punë nuk “shkokolepset”...

“Arben Ndoka u fut në parlament nga Rama”/ A po fut të vetët në burg? Flet Avenir Peka

“7 grupe kriminale janë 1/8 e shtabeve zgjedhore të PS”/ Peka: Lidhjet e politikës me krimin janë...

Operacioni revanzhi/ Sulo: Këta kriminalë janë kontraktuar nga Rama dhe PS për zgjedhje

A po ndërpret SPAK lidhjet e botës kriminale me politikën? Lapaj: Prerja e këtyre fijeve është...

“Sot drejtorët i japin tendera vetes”, Balliu: Edi Rama ndërtoi në Shqipëri sistemin e të fortit

“Dumani nuk kontrollon dot të gjitha ndërtimet”, Kikia-Hoxhës: SPAK duhet të parandalojë, jo të...

“Valter Bami u arrestua dhe doli për disa muaj”, Balliu-Baçit:Pse i la SPAK-u të arratisen në Dubai?

Baçi debat me Hoxhën: Dumani ishte i prerë, të ndalohet bashkëpunimi i policisë me kriminelin

“Policët kanë 500 euro kapelen dhe 400 mijë lek rrogën”, Balliu debat me Kikian: Ne flasim, por...

“SPAK-u nuk ka 5 ‘spiderman’ që të shpëtojë njerëzimin”, Kikia: Mafia të vret, duhet të kishin...

“Puna e Dumani lë për të dëshiruar”, Hoxha: Nuk ke asnjë njeri të arrestuar për çështjen e..

S'ka ndodhur kurrë që krimineli të bëhët deputet/Balliu:Ky do bëjë takim me diasporën në Dubai se...

"Nuk kanë qytetarët hallin e Berishës", Balliu-Kikias: Të kthehen paratë e vjedhura dhe...

"T'i hetojë, nuk jemi kundër ligjit", Hoxha-Baçit me tone të larta: Turp për qeverinë,për gjykatësen

“Kushtetuta është sfiduar”, Hoxha për dëshminë e Dumanit: Nuk e kemi marrë për “playboy”, por…

“Hetojnë 3 vjet Berishën pa akuza”, Balliu: Është ç'ështje e demokracisë e shtetit jo e partisë sonë

Baçi: Opozita po merret vetëm me çështjen Dumani-Berisha/ Balliu: Ne i kemi denoncuar para se SPAK..

Debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe Dumanit/ Kikia: Jo çdo gje përmes burgut...

5 orë para deputetëve, Mesazhet kryesore të Altin Dumanit/ Drejtësia nuk mund të sfidohet...

Negociatat për 40 mijë punëtorë të huaj/ Ekspertët përplasen ashpër: Në vend ka 75 mijë të papunë

Pse punësoni njerëz të pakualifikuar? Sejdarasi: Problemi më i madh i profesioneve është arsimi

“Sot të rinjtë nuk lexojnë”, Çuçi: 70% kërkojnë të punojnë në shtet sepse duan lehtësi

Teliti me tone të forta: 1.2 miliard euro shkuan për tendera në vend që të shkonin për vende pune

Pse arritëm në këtë pikë? Teliti debat me Zekjan: Mua më intereson që të punojnë të gjithë

Kush i siguron të drejtat e emigrantëve? Sejdarasi: Nuk kemi studim të mirëfilltë për kërkesat e...

Rritja e tatimit mbi fitim është 1.2 miliard euro/ Teliti: Duhej të aplikoheshin skemat e trajnimeve

Debat në studio, Zekja-Çuçit: Në Shqipëri 90 mijë njerëz qe marin ndihmë sociale,nuk duan të punojnë

“Jam i kënaqur me 600 mijë lekë”, Zekja: Mbas pandemisë çështja puntorëve është bërë si vaksinat

Debat në studio, Guxholli-Zekjas: Pse nuk i keni rritur rrogat, që mos merni puntor nga Nepali

Guxholli:Ç’farë duhet bërë për të mbajtur popullin të punojë këtu? Qeveria duhet të mari masa

“74 mijë njerëz të papunë në Shqipëri”, Sejdarasi: Nuk kanë dëshirë të punojnë në këtë sektor...

Dorëzohet biznesi vendas/ Shteti Shqiptar pritet të marrë 30-40 mijë punonjës të kualifikuar

Balluku në SPAK, Sefa: Zv/Kryeministrja do kthehet sërish, dosja s'mbyllet vetëm me drejtorët

Atentate dhe aleanca, kush janë politikanët e lidhur me grupet kriminale në dosjen Metamorfoza 3