Bota

Zelensky i gatshëm të takohet me Trump dhe Putin në Budapest: Ai nuk do t'i japë fund luftës

Zelensky i gatshëm të takohet me Trump dhe Putin në Budapest: Ai

BUDAPEST- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budapest për të diskutuar për paqe, ndonëse ka shprehur dyshime rreth gatishmërisë së presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.

“Nuk jam i sigurt që Putini është gati t’i japë fund luftës”, ka thënë Zelensky në një intervistë për rrjetin televiziv NBC më 19 tetor.

“Mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë agresionin”.

Presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putini preferon shtyrjen e “negociatave të vërteta për paqe” dhe heziton ta takojë atë, sepse kjo do të nënkuptonte që palët do të duhej të pajtoheshin për pozicione specifike dhe koncesione potenciale për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj liderit rus, duke thënë se Putini “frikësohet nga sanksionet” dhe që sanksionet sekondare do ta gjunjëzonin ekonominë ruse.

Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur Zelenskyn në Uashington më 17 tetor për të diskutuar për negociatat e së ardhmes për paqe.

Zelensky është nisur në Shtëpinë e Bardhë – për herë të tretë këtë vit – me idenë se do të diskutojë ndonjë marrëveshje për armët, që parasheh furnizimin e ushtrisë amerikane me dronë ukrainas, në këmbim të raketave me rreze të gjatë Tomahawk, mirëpo Trump ka qenë i ftohur ndaj një pakti të tillë.

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që menjëherë t’i ndalin luftimet, duke thënë se mjaftueshëm gjak është derdhur, dhe i ka bërë të ditura planet për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Budapest, në javët në vijim.

Data e saktë e samitit nuk është bërë e ditur. Përgjatë intervistës me NBC, Zelensky e ka përsëritur se është i hapur që të angazhohet në bisedime dypalëshe apo trepalëshe për paqe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në tavolinën e negociatave.

E përditshmja amerikane, Washington Post ka raportuar më 18 tetor se Putini ka kërkuar që Kievi të heqë dorë krejtësisht nga rajoni i Donjeckut, rajon me rëndësi strategjike në lindje të Ukrainës që është pjesërisht i kapur nga Rusia, si parakusht për dhënie fund të luftës.

Në disa komente që ka bërë Trumpi pas telefonatës së zhvilluar me Putinin, ka thënë se rajoni duhet të “shkëputet në situatën që është tani” që nënkupton se Rusia të kontrollojë 78 për qind të rajonit.

Megjithatë, në disa komente që i ka bërë më 19 tetor, Trump e ka mohuar se ka diskutuar që Ukraina të heqë dorë nga Donjecku. I pyetur në një intervistë për rrjetin televiziv Fox, nëse Putini është i gatshëm të pranojë një marrëveshje për paqe, Trump ka thënë se “ai do të marrë diçka”.

Koncesionet territoriale pritet të jenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje eventuale për Ukrainën, ndonëse është e paqartë se për çfarë mund të pajtohet Putini, apo se çfarë mund të ofrojë Kievi. Kushtetuta e Ukrainës parasheh referendum kombëtar për të miratuar çfarëdo ndryshimi në territorin shtetëror, votim që nuk mund të mbahet nën gjendjen aktuale të luftës, të shpallur prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022./REL

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë