Bota

VIDEO/ Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, arrestime dhe incidente në Lyon e Lille, 76 të plagosur

VIDEO/ Përshkallëzohen protestat studentore në Francë,

Protestat studentore që kanë përfshirë Francën prej ditësh kanë vijuar edhe këtë të mërkurë, ndërsa në disa qytete janë shënuar incidente, përplasje me policinë dhe arrestime. Në Lyon, protestuesit kanë djegur kazanë mbeturinash, ndërsa policia është pozicionuar në zonat ku janë zhvilluar grumbullimet. Sipas mediave lokale, 14 persona janë arrestuar në Lyon. Ndërkohë, në Lille protestuesit kanë djegur gjithashtu kazanë mbeturinash, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Pamjet televizive kanë treguar gjithashtu prani të shtuar të forcave të policisë në Lyon, ndërsa studentë janë mbledhur pranë institucioneve arsimore në Lille dhe në Saint-Denis, në veri të Parisit.

Bilanci i protestave të ditëve të fundit është rënduar edhe nga numri i të plagosurve. Ministri francez i Arsimit, Edouard Geoffrey, deklaroi se që prej nisjes së protestave janë plagosur 76 persona, mes studentëve dhe stafit arsimor.


“Që nga fillimi i këtyre protestave, ka pasur 76 të plagosur, si midis studentëve ashtu edhe midis stafit”, tha Geoffrey për radion RTL. Protestat dhe bllokadat nisën javën e kaluar dhe u përkuan me një grevë më të gjerë të sektorit publik të martën. Ato janë shndërruar në një prej pikave të tensionit politik në Francë, në një periudhë kur qeveria po përballet me presion të shtuar mbi financat publike.


Të enjten, qeveria pritet të prezantojë buxhetin e Francës për vitin 2027, i cili pritet të përmbajë masa për shkurtimin e shpenzimeve dhe reduktimin e presionit mbi financat publike.

Në protestat studentore kanë marrë pjesë edhe politikanë të partisë së majtë radikale “Franca e Pabindur”. Përfaqësues të kampeve të tjera politike e kanë kritikuar partinë, duke e akuzuar se retorika e saj po kontribuon në nxitjen e zemërimit të studentëve. Në qendër të polemikave është edhe kryebashkiaku i Saint-Denis, Bali Bagayoko, i cili është pjesë e “Francës së Pabindur”. Ai ka deklaruar se qëndrimet e tij janë keqinterpretuar.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, tha se rreth 440 persona u arrestuan gjatë protestave të së martës, shumica e tyre të mitur. Sipas tij, gjatë trazirave janë regjistruar edhe shtatë incidente ku protestuesit kanë hedhur acid klorhidrik ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Protestat lidhen me shqetësimet e studentëve dhe nxënësve për kushtet në sistemin arsimor. Ata ankohen për mbipopullimin e klasave dhe mungesën e mësuesve.

Sipas OECD-së, shpenzimet publike të Francës për arsimin fillor dhe të mesëm janë në nivelin e mesëm krahasuar me vendet anëtare të organizatës. Ato janë rritur gjatë periudhës 2015-2022, megjithëse pesha e tyre në buxhet është ulur lehtë. Qeveria franceze i ka cilësuar protestat si të papërgjegjshme, por ka pranuar se problemet me të cilat përballen shkollat e mesme duhet të njihen dhe të trajtohen.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë