Bota

"Shpenzimet nuk përputhen me axhendën"/ Rubio njofton anulimin e 83 për qind të programeve të organizatës USAID-it

"Shpenzimet nuk përputhen me axhendën"/ Rubio njofton
 

SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po anulonin 83 për qind të programeve të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shkurton shpenzimet që nuk përputhen me agjendën e saj.

USAID-i shpërndan ndihma humanitare në mbarë botën, me programe shëndetësore dhe emergjente në rreth 120 vende, dhe kritikët paralajmërojnë se reduktimi i punës së saj do të ndikojë miliona njerëz.

“Pas një rishikimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83 për qind të programeve të USAID-it”, tha Rubio në platformën e rrjeteve sociale X.

“5.200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin (dhe në disa raste madje dëmtonin) interesat kombëtare thelbësore të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Rubio.

Trump, i cili ka kërkuar mbylljen e agjencisë humanitare, nënshkroi një urdhër ekzekutiv në janar duke kërkuar ngrirjen e të gjithë ndihmës së huaj të SHBA-së për të lejuar kohë për të vlerësuar shpenzimet jashtë vendit.

Ky vendim kishte bërë jehonë edhe në Kosovë, ku USAID-i thotë se ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i në Kosovë ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Në shkurt të këtij viti, teksa listonte disa nga programet e USAID-it si shembuj të shpenzimeve të panevojshme qeveritare, Trumpi përmendi edhe një donacion për riciklim në Kosovë.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, faqja zyrtare e USAID-it kishte postuar në Facebook lidhur me këtë program, për dhurimin e 1.000 koshave të mbeturinave.

“Ky donacion do të ndihmojë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të grumbullimit të mbetjeve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për të pastruar rrugët këtu dhe për të devijuar materialet nga vendgrumbullimet lokale”, shkruhej në postimin e USAID-it.

Edhe pse ende nuk dihet se cilat programe do të anulohen, Rubio tha se 1.000 programet e mbetura do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.

Rubio të hënën falënderoi në mënyrë të veçantë Departamentin për Efiçencë Qeveritare (DOGE), të cilin miliarderi Elon Musk po e udhëheq në një përpjekje për të reduktuar shpenzimet dhe vendet e punës në nivel federal.

Musk, të cilin Rubio raportohet se e ka kritikuar për masat e tij të rrepta të kursimit, u përgjigj në X duke përshkruar shkurtimet e USAID si “të ashpra, por të nevojshme”.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte njoftuar muajin e kaluar synimin e tij për të shkurtuar 92 për qind të kontratave të USAID, duke identifikuar 5.800 grante që do të eliminohen.

Trump dhe aleatët e tij kanë argumentuar se ndihma e huaj është e kotë dhe nuk i shërben interesave të SHBA-së, por grupet humanitare thonë se një pjesë e madhe e ndihmës mbështet interesat amerikane duke promovuar stabilitetin dhe shëndetin jashtë vendit./REL

Open Youtube

Lala: Nëse do të ishte hetuar ‘Babalja’ sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

Lala: Nëse do të ishte hetuar ‘Babalja’ sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

???? SPAK përgjoi Veliajn në paraburgimin e Durrësit”, Lala: Gjatë kontrollit në qeli përdori…

4 vite burg për Bllakon/ “Morën milionat për inceneratorin që nuk ekziston”, Lala zbulon detaje

Lala për Salianjin: Në burg duhet të ishin edhe... Dosja e ‘Babale’ e pahetuar

“Shqetësuese çështja e Jetmir Olldashit”, Çela: Mbeti në hije, Daci për Salianjin: pse nuk kërkoi...

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, “U dënua pa ligj”, Rumano zbulon: ja arsyet pse u...

“90 faqe vetëm përgjime, pa faturat e...”, Lala zbulon: ja sa shanse ka Veliaj të lirohet nesër

“Nuk mund të mbrohet nga një avokat i huaj”, Daci për Veliajn: ja çfarë pritet nga Avokati Amerikan

Provat e reja për Veliajn, Avokati Daci:Duhet të dimë se çfarë ka Spak në dorë për të kuptuar...

Avokati amerikan i Veliajt, Lala zbulon detaje: si do ndikoi në seancë dhe sa pagoi...

A mund të hetohej në gjendje të lirë Veliaj? Lala: Konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK, ka guxim të…

'Në kushtet e Veliajt asnjë shqiptar s’ka shans të dalë nga burgu',Daci: Nëse është përgjuar nuk...

Seanca e Veliajt në GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Çela: Galeria kombëtare deri në 94 kishte stopuar të blinte vepra arti, por me ardhjen e Veliajt...

'Veliaj është përgjuar në qeli’, Gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka prova të reja

GJKKO shtyn vendimin për Veliajn, gazetarja jep detaje nga seanca

???? Kryeministër dhe kryebashkiak i Tiranës? Ja pse Rama nuk do jetë në listën për deputet

“Koalicioni tripolar, po dalin dhe…”, Sulo: Basha e Shehaj e thërrmojnë fare politikën,ndizen debate

“Partitë e vogla, thuajse të panjohura e…”, Murati analizon zgjedhjet: ja kritikat, ndërhyn Sulo

“Kandidatët për deputetë të jenë figura televizive”, Sulo ndez debate, Murati: As kryeministri nuk…

“Lënia e mandateve, kod mafioz”, Zekthi: Iku Najada Çomo.../ Vasili: Ta bëjmë prift kryeministrin?

“Nuk i pashë kandidatët e rinj”, Bala për listat e PS, Zekthi ndez debate në 'Open'

“Meta i bindur që i ka votat”, Bala: Mandatet e Tiranës thikë me dy presa, ndizen debatet

“Rama po bën filmat e 2009”, Sulo ndez debatet, Zekthi:E pazakontë mos të hyjë në listë kryeministri

“Në 96’ Berisha futi gjithë artistët në politikë”,Sulo:Eksperimenti i tij po përsëritet nga Rama sot

“Rama ka bërë fasada”, të rinjtë apo 'të vjetrit' në politikë/ Zekthi debate të ashpra me Sulon

Listat e PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit, Murati:Politika duhet të reformohet, por të mos jetë...

“Po sakrifikon emblemat e PS për 46 besnikët e tij”, Sulo: Lista e hapur, thertore elektorale

Të 'vjetrit' në “shesh beteje", Zekthi komenton vendimin e Ramës për listën e deputetëve në zgjedhje

"Parlament me "petale" s'ka sens", Bala: Mund të krijohet një grup brenda PS-së, Rama rrezikon të...

Rama nxjerr në fushë “të vjetrit”,Murati:Strategji elektorale, maksimizohet vota në favor të partisë

Skenarët e luftës në Europë Milo: Rusia e fitoi luftën, pse Shqipëria duhet të ruajë neutralitetin

Marrëveshja Trump-Putin/ “Duhet të përgatiten për...”, Lubonja analizon: Ja çfarë e pret Kosovën

Armë apo paqe mes SHBA- Evropë?/ Nesho analizon: Ja pse Ukraina nuk e njihte Kosovën

“Vendi ynë s’ka asnjë rol në Evropë”, Milo: E pafalshme që s’kemi infrastrukturë e ushtri

“Rusia përpiqet të fus duart në Serbi se..”, Zekthi: Ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë nëse...

“Evropa e përçarë, e pavendsur për lëvizjet e rradhës”, drejt armëve apo paqes? Lubonja ndez debate

"Evropianët kanë 3 vite na gënjejnë", Lubonja: Macron, Ursula në krizë me vendet e tyre, nuk do...

'Zelensky të kërkojë pendesë', Lubonja komenton deklaratën e Trump pas takimit në zyrën Ovale

Pezullimi i ndihmave ndaj Ukrainës, Nesho:Eshtë taktikë, Trump kërkon të fitojë çdo betejë

Ndërprerja e ndihmës, Zekthi:Trump ka ndryshuar narrativën, viktima tani janë amerikanët jo Ukraina

Pezullimi i ndihmës nga Trump, Zhulali: Rusia dhe Ukraina të ezauruara, Amerika do një lehtësim...

Pezullimi i ndihmës, Milo:Vendimi i Trump një presion që po i bëhet Ukrainës që të ulet në bisedime

Trump pezullon ndihmën për Ukrainën, Lubonja: Duhet parë si një pranim që lufta është humbur nga...

'Kufoma bën vetëm Edi Rama" Blushi: Amerikanët do të thonë se ka dy varre të hapura

“Çfarë influence do të ketë Trump tek votuesi i thjeshtë?”, Kikia: PD t’i shohë me realizëm situatat

“Sot ai nuk do të flë gjumë, varri i hapur i Ramës është dosja e...” Noka: Ka parë drejtorin e ri...

"Primaret dekurajuan kandidatët" Revoltohet Noka: Janë ftuar të gjithë, diçka dinë dhe diçka kanë

"Rama e ka marrë paralajmërimin, nuk ka këllqe tani që ka ardhur..." Noka: S’do të ketë vjedhje...

"Ilir Meta do të jetë i lirë dhe në qeveri më 11 maj", Blushi: Do rikthehet liria për shqiptarët