Bota

"Protesta më e madhe në Serbi!" Studentët bllokojnë Beogradin: Përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave në Novi Sad

"Protesta më e madhe në Serbi!" Studentët
 

SERBIA- Studentët dhe qytetarët kanë ecur prej ditësh në drejtim të kryeqytetit të Serbisë. Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.

Rruga e gjatë e Millosh Obrenoviç në qytetin e vogël Obrenovac

Rreth 32 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit serb ndodhet Obrenovaci. Qendra e tij ishte e mbushur me njerëz darkën e së enjtes, më 13 shkurt, dy ditë para protestës së madhe të paralajmëruar në Beograd.

Në fillim gjithçka dukej e qetë, por më pas, një radhë njerëzish ecte drejt kryqëzimit të fundit që shpie në dalje të qytetit, afër një shkolle të mesme dhe një taverne serbe. "Aty do të vijnë studentët nga të dyja anët", thotë Marija, një grua që ecën bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre. "Jemi nisur sepse e duam këtë vend dhe duam të jetojmë këtu, por jo në një vend ku mbizotëron diktatura", thotë ajo për DW, ndërsa ecën me flamurin e ngritur në shtizë. "Ka shumë njerëz që ende kanë frikë të dalin në rrugë, por populli është ngritur dhe kjo jep shpresë", thotë i shoqi, i cili sugjeron që të citohet më shumë e shoqja, pasi të dy mendojnë njësoj.

"Pumpaj…", brohoret i biri, rreth dhjetë vjeç. Në shqip "pumpaj" do të thotë të fryj, dhe kjo është motoja kryesore e protestave në Serbi. Shumë prej tyre mbajnë pompa për gomat e biçikletave dhe vuvuzela për të bërë sa më shumë zhurmë dhe për të "fryrë" derisa pushteti të "pëlcasë".

Vendtakimi është te shkolla fillore që mban emrin e poetit për fëmijë, mjekut dhe politikanit Jovan Jovanoviq Zmaj dhe te taverna serbe "Čudo" – shqip "Çudia".

Protestat filluan kundër korrupsionit dhe me kërkesën për përgjegjësi për shkak të rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 15 persona dhe dy u lënduan. Por tani ato janë kthyer në një lëvizje masive që kërkon zgjidhje politike.

Motoçiklistët, traktoristët dhe studentët

Vajza të reja të veshura me kostume kombëtare mbajnë në duar bukë pogaçe dhe kripë për mikpritje tradicionale ndaj studentëve që kanë nisur ecjen katër ditë më parë nga vende të ndryshme të Serbisë, në marshim për protesta. Radhët e qytetarëve duken të pafundme në këtë qytet të vogël dhe gjithçka gumëzhin pa pushim. "Edhe 20-30 minuta do të arrijnë studentët…", thërret një i ri me megafon i veshur me gëzof të verdhë, i cili mban rendin në rrugë.

Pak më vonë dëgjohen dy makina policie që duken si një shkëndijë në fund të rrugës në distancë. Pas tyre, dalin në hije disa drita të tjera. Motoristët e Serbisë u janë bashkuar studentëve që kur ndodhën incidentet dhe dhuna muaj më parë. Ata prinë të parët duke përshëndetur dhe brohoritur, ndërsa nga krahu tjetër dhjetra traktorë gjigantë, disa me njerëz sipër tyre brohorasin. Pak më vonë, studentët nisen drejt rrugës kryesore. Në qiell shpërthejnë fishekzjarret. Për studentët, lule, shtrëngim duarsh dhe përqafime bashkë me lot. "Kam ecur dy ditë, por jemi duke marshuar për lirinë", thotë Milloshi, një student nga qyteti Shabac.

Këto pamje kanë qenë të shumta javën që shkoi, pasi nga të gjitha anët e Serbisë ka grupe që janë nisur në këmbë. Kur të arrijnë në Beograd, ata do të vendosen te shtëpitë e studentëve të tjerë, fakultetet dhe njerëzit e panjohur që në grupe të ndryshme në internet ofrojnë strehim për protestuesit.

Protestave u janë bashkuar edhe një numër bujqish nga Serbia, që janë nisur me makineritë e tyre drejt Beogradit. Traktorët u raportuan edhe para kampit të atyre që mbështesin ndalimin e bojkotit në universitete dhe në media u raportua se pushteti po sjell traktorët e tyre në disa qendra në periferi të Beogradit si kundërpërgjigje.

Studentët që "duan të mësojnë" - dhe beretat e kuqe

Dita e 6 marsit shënoi momentin kur në Parkun e Pionierëve, pranë godinës së Presidencës, zbarkuan disa qindra persona të rinj me tenda për të krijuar një kamp. Në një njoftim për shtyp, ata thanë se janë grupi që dëshiron të ndalojë bojkotin e universiteteve, grevat dhe të rikthejë normalitetin. Ata e quajtën veten "Studentët 2.0" dhe thanë se janë "studentët që duan të mësojnë".

Ata i dërguan një letër institucioneve, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryetares së parlamentit Ana Brnabiç dhe zyrtarëve të tjerë, ku deklaruan se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe kërkojnë kthimin në normalitet.

"Ne nuk duam dhunë, por duam të kthehemi dhe të studiojmë", tha Millosh Pavlloviç, një student i mjekësisë që u identifikua si një nga drejtuesit e grupit. Fakulteti i tij u distancua nga ai, duke e quajtur një njeri të pushtetit që nuk i përfaqëson.

Në rrjetet sociale, disa nga studentët e grupit u identifikuan si figurantë në emisione të ndryshme televizive, ndërsa mediat e Beogradit pretendojnë se shumica nuk janë studentë dhe kanë indekse të reja.

Disa ditë më vonë, atyre iu bashkuan edhe disa persona të tjerë: veteranët e beretave të kuqe, ish-pjesëtarët specialë të Sigurimit të Shtetit, njësi që lidhen me luftrat e ish-Jugosllavisë, atë të Kosovës dhe vrasjen e kryeministrit, Zoran Gjingjiç, në vitin 2003. Këtij grupi në park, iu bashkuan gjithashtu një numër i serbëve të Kosovës.

Presidenti Aleksandar Vuçiç u shfaq nga tarraca e tij duke folur për grupin e studentëve, duke përmendur situatën aktuale dhe Donald Trumpin e ri, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ku dha një intervistë për podcastin që Trump i ri drejton. "Protestat janë financuar edhe nga Amerika…”, tha Trump Jr, duke cituar bisedën me presidentin serb. Një ditë para protestës të së shtunës, Vuçiç apeloi te Studentët 2.0 që të largoheshin pas protestës dhe i priti ata në selinë e tij. "E falenderoj presidentin, pasi ishte i vetmi që na priti dhe na dëgjoi”, tha Pavlloviç, i cili kryeson grupin. 

E ardhmja politike e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prej ditësh ka paralajmëruar rrezikun e dhunës së mundshme në protestat e së shtunës. "Ata duan të krijojnë dhunë dhe kjo është mënyra e vetme e tyre”, tha Vuçiç në një adresim për mediat.

"Ne e dimë që po planifikohen trazira më 15 mars. Janë nervozë sepse e dinë që revolucioni me ngjyra nuk do t'iu kalojë", deklaroi ai. Presidenti, në një adresim të jashtëzakonshëm nga Presidenca, tha se e kishte paralajmëruar qartë se çfarë do të ndodhte që para dhjetë ditësh. "Thashë se ka një rënie të numrave për ata që bllokojnë Serbinë dhe se njerëzit tani e kanë kuptuar këtë, se mbështetja për ato tubime të organizuara nga opozita po bie dhe se do të kalojnë në radikalizim", shtoi ai.

Dushan Spasojeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë për DW, se protestat kanë ndikuar jetën e përgjithshme në Serbi. "Në një gjendje normale, qeveria do të plotësonte kërkesat e studentëve dhe gjithçka do të ishte në rregull. Ose, mund të kishim edhe zgjedhje të jashtëzakonshme që do të tregonin nëse ekziston një mazhorancë tjetër”, u shpreh ai. Por ai beson se kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike nuk ekzistojnë më. "Ne kemi nevojë për një zgjidhje të jashtëzakonshme dhe shumica e njerëzve do të pajtoheshin se është e nevojshme një qeveri tranzicioni me përfaqësues nga pushteti, opozita, si dhe ekspertë dhe profesorë universitarë për të dalë nga kriza me një periudhë 6-12 mujore, e më pas të mbahen zgjedhje”, tha Spasojeviç.

Por ky opsion nuk është i pranueshëm për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili disa herë ka përsëritur publikisht se kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviç, që u pranua në Kuvendin e Serbisë, pavarësisht tensioneve të shumta që ndodhën këto ditë. Vuçiç ka paralajmëruar një mandatar të ri. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet. Për momentin, ata nuk kanë ndërmend të ndalen./ DW

Open Youtube

???? Listat, Lubonja: Tek PS janë njerëz pa vesh, sy e gojë… në PD janë besnikët

???? Listat, Lubonja: Tek PS janë njerëz pa vesh, sy e gojë… në PD janë besnikët

"Gazmend Bardhi do mbetet pa krahë, do i hiqen puplat një nga një", Hila: Mazniku meme gjithandej

"Listat PD dhe PS, një fasadë! Nuk ka zgjedhje normale": Lubonja: Parlamenti nuk përfaqëson...

"Hidhni paratë në fushatë ,rrini në listë të hapur se na duhen vota", Lubonja: Kush ka hyrë është...

"Lista e PS është rinovimi i dytë, janë sponsorizuar nga.." Hila: Tani mund të quhet partia e Ramës

Luarasi binjakëzim me LSE, Zv.rektorja Dasho: Sigurojmë bursa që mundësojm një punësim të sigurt

Binjakëzim Luarasi me LSE/zv.rektorja Dasho:Studentët mund të studiojnë si në Londër nga Shqipëria

“Luarasi” binjakëzohet me LSE/ Profesori Abdey: Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria

Përfaqësuesi i LSE,Rob Inglesen:Ne ofrojmë kurrikulën, ‘Luarasi’ ofron pjesën kryesore,të mësuarit

“Luarasi” binjakëzohet me London School of Economics/ “Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria”

"Mbështetësit e Veliajt të gjithë në listë të hapur”. Ja emrat e kandidatëve për deputet nga PS e PD

“E di që PD s'e kalon lumin, nuk fiton dot”, Dash Sula plas bombën, komenton kandidatët në lista

“Punoje dhe ti për votat personale, jo të partisë”, Bushkolaj debate të ashpra me Sulën

“Në listë ai që bashkoi votat me PS”, Dash Sula komenton kandidatët e PD për Qarkun e Tiranës

“Ceno Klosi emër i atakuar”, Bushkolaj: Lista e Fierit e fortë, ka “duar” Belinda. Sulo: Rama bëri..

Sula: Do të ketë probleme/ Prezantohen kandidatët e PS në disa qarqe, të ftuarit ndajnë detaje

U tërhoq nga listat e PD, Sula: Në lista nuk ka përfaqësim si duhet, tani po shoh aleancë me Shehin

Vasili zbulon emrat e kandidatëve të PS në Qarkun e Durrësit në ‘Open’

Bushkolaj analizon listat e PS: Pjesa më e madhe e mbështetësve të Veliajt në listën e hapur

“Do nis një jetë të re politike", u la jashtë kandidimit/ Dash Sula habit me deklaratën

LAJM I FUNDIT/ Prezantohet lista e PS në Tiranë, në listën e mbyllur kryeson Rama, ja të gjitha...

Dash Sula: PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kisha shanset 0 që të fitoja në listën e hapur

Nuk u zgjodh në listën e PD, Sula: Brenda shpirtin e kisha kete ndjesi, një pjesë aty janë lëpirës

Lala: Nëse do të ishte hetuar ‘Babalja’ sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

???? SPAK përgjoi Veliajn në paraburgimin e Durrësit”, Lala: Gjatë kontrollit në qeli përdori…

4 vite burg për Bllakon/ “Morën milionat për inceneratorin që nuk ekziston”, Lala zbulon detaje

Lala për Salianjin: Në burg duhet të ishin edhe... Dosja e ‘Babale’ e pahetuar

“Shqetësuese çështja e Jetmir Olldashit”, Çela: Mbeti në hije, Daci për Salianjin: pse nuk kërkoi...

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, “U dënua pa ligj”, Rumano zbulon: ja arsyet pse u...

“90 faqe vetëm përgjime, pa faturat e...”, Lala zbulon: ja sa shanse ka Veliaj të lirohet nesër

“Nuk mund të mbrohet nga një avokat i huaj”, Daci për Veliajn: ja çfarë pritet nga Avokati Amerikan

Provat e reja për Veliajn, Avokati Daci:Duhet të dimë se çfarë ka Spak në dorë për të kuptuar...

Avokati amerikan i Veliajt, Lala zbulon detaje: si do ndikoi në seancë dhe sa pagoi...

A mund të hetohej në gjendje të lirë Veliaj? Lala: Konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK, ka guxim të…

'Në kushtet e Veliajt asnjë shqiptar s’ka shans të dalë nga burgu',Daci: Nëse është përgjuar nuk...

Seanca e Veliajt në GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Çela: Galeria kombëtare deri në 94 kishte stopuar të blinte vepra arti, por me ardhjen e Veliajt...

'Veliaj është përgjuar në qeli’, Gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka prova të reja

GJKKO shtyn vendimin për Veliajn, gazetarja jep detaje nga seanca

???? Kryeministër dhe kryebashkiak i Tiranës? Ja pse Rama nuk do jetë në listën për deputet

“Koalicioni tripolar, po dalin dhe…”, Sulo: Basha e Shehaj e thërrmojnë fare politikën,ndizen debate

“Partitë e vogla, thuajse të panjohura e…”, Murati analizon zgjedhjet: ja kritikat, ndërhyn Sulo

“Kandidatët për deputetë të jenë figura televizive”, Sulo ndez debate, Murati: As kryeministri nuk…

“Lënia e mandateve, kod mafioz”, Zekthi: Iku Najada Çomo.../ Vasili: Ta bëjmë prift kryeministrin?

“Nuk i pashë kandidatët e rinj”, Bala për listat e PS, Zekthi ndez debate në 'Open'

“Meta i bindur që i ka votat”, Bala: Mandatet e Tiranës thikë me dy presa, ndizen debatet

“Rama po bën filmat e 2009”, Sulo ndez debatet, Zekthi:E pazakontë mos të hyjë në listë kryeministri

“Në 96’ Berisha futi gjithë artistët në politikë”,Sulo:Eksperimenti i tij po përsëritet nga Rama sot

“Rama ka bërë fasada”, të rinjtë apo 'të vjetrit' në politikë/ Zekthi debate të ashpra me Sulon

Listat e PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit, Murati:Politika duhet të reformohet, por të mos jetë...