Bota

Përshkallëzohen demonstratat kundër regjimit në Iran/ Krerët europianë apelojnë ndaj Teheranit për vetëpërmbajtje

Përshkallëzohen demonstratat kundër regjimit në Iran/
 

IRAN- Dhjetëra mijëra vetë po vazhdojnë protestat kundër regjimit në qytetet më të mëdha të Iranit. Videot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale tregojnë masa njerëzish në sheshet qendrore. Fillimisht, regjistrimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. 

Që nga fillimi i protestave, të paktën 51 demonstrues, përfshirë nëntë të mitur, janë vrarë, sipas shifrave të fundit nga organizata Iran Human Rights (IHR) me seli në Norvegji. Autoritetet dhe mediat iraniane deri më tani kanë raportuar 21 vdekje, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë.

Për shkak të ndërprerjes së internetit në mbarë vendin në Iran, vetëm disa regjistrime arritën të shpërndaheshin. Popullsia është shkëputur nga pjesa tjetër e botës për më shumë se 24 orë. Një video e publikuar nga aktivistët tregon turma njerëzish në lagjen Saadat Abad, në veri-perëndim të Teheranit. Një zë në sfond thotë, se një xhamie i është vënë flaka.

Pamjet tregojnë zjarre dhe skena kaotike në rrugë. "Vdekje diktatorit!" thërret turma në një pjesë tjetër të videos. Protestat nisën për shkak të devalvimit të monedhës, por ndërkohë intensiteti i tyre dhe thirrjet e demonstruesve dëshmojnë se kërkohet ndryshimi i regjimit. 

Forcat e sigurisë me automatikë

Studentët në Teheran raportuan për një situatë të tensionuar sigurie. Forca speciale sigurie të armatosura me armë Kalashnikov ishin vendosur çdo dhjetë metra përgjatë një rruge kryesore, sipas buletinit studentor "Amirkabir". Kishte shqetësim të madh për një përshkallëzim të dhunës.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Sakani, raportoi për shkallën e trazirave të një nate më parë (09.01.2026). Sipas tij, më shumë se 50 banka dhe disa ndërtesa qeveritare u dogjën. "Më shumë se 30 xhami u dogjën", tha ai në një video të shpërndarë nga agjencia e lajmeve Mehr.

Trump kërcënon sërish udhëheqjen e Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri me ndërhyrjeushtarake në Iran për shkak të protestave. "Irani është në telashe të mëdha", tha Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten (09.01.2026).

Mesazhi i tij drejtuar udhëheqjes në Teheran është: "Më mirë të mos filloni të qëlloni, sepse atëherë do të fillojmë të qëllojmë edhe ne."

"Nëse ata fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, ne do të ndërhyjmë", shtoi presidenti i SHBA-së. Kjo nuk do të thotë dërgim trupash tokësore në Iran, "por goditje ndaj tyre aty ku dhemb, shumë, shumë fort".

Berlini, Parisi dhe Londra thirrje për përmbajtje Teheranit

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje urgjente udhëheqjes iraniane që të përmbahet nga dhuna në sfondin e protestave masive.

"Jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet për dhunë ushtruar nga forcat iraniane të sigurisë dhe dënojmë ashpër vrasjen e demonstruesve”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Autoritetet iraniane janë përgjegjëse për mbrojtjen e popullsisë së tyre; ato duhet të lejojnë lirinë e shprehjes dhe tubimet paqësore pa frikën e hakmarrjes.

"Ne u bëjmë thirrje fuqimisht autoriteteve iraniane të ushtrojnë përmbajtje, të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë të drejtat themelore të qytetarëve iranianë", thuhet në deklaratë./DW

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë