Bota

Përmbytje katastrofike në Kretë, mijëra hektarë nën ujë! Fermerët humbin prodhimet

Përmbytje katastrofike në Kretë, mijëra hektarë

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Kretë, ndërsa Rrafshnalta e Lassithit është kthyer në një zonë të përmbytur, duke goditur rëndë sektorin bujqësor. Mijëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë, ndërsa prodhuesit kanë humbur të mbjellat pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Në qendër të dëmeve janë kulturat e patates. Sipas presidentit të Shoqatës Bujqësore të Rrafshnaltës Lassithi, Manolis Paterakis, rreth 5,000 deri në 6,000 hektarë me patate janë shkatërruar, me humbje që vlerësohen në 20,000 deri në 25,000 tonë prodhim.

“Shkatërrimi është total”, deklaroi Paterakis, duke përshkruar situatën në fushat e përmbytura. Në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri në tre ose katër metra, ndërsa qëndrimi i ujit për ditë me radhë rrezikon tërësisht të korrat.Për fermerët, dëmi nuk lidhet vetëm me humbjen e prodhimit të këtij viti. Ata kanë investuar tashmë në fara, plehra, pesticide, karburant dhe punë, ndërsa prodhimi që do t’u kthente këto shpenzime është shkatërruar nga përmbytjet. “Ata nuk do të jenë në gjendje të jetojnë, e lëre më të kultivojnë”, është paralajmërimi i fermerëve, të cilët druhen se pa ndihmë financiare do ta kenë të pamundur të rikthehen në fushat e tyre në sezonin e ardhshëm.

Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te patatet. Edhe fruta, perime dhe kultura të tjera janë dëmtuar rëndë. Kryetari i bashkisë së Rrafshnaltës Lassithi, Giorgos Athanasakis, ka deklaruar se “gjithçka u shkatërrua”, ndërsa një vlerësim paraprak e vendos dëmin financiar në rreth 8 milionë euro. Përmbytjet kanë goditur edhe infrastrukturën e zonës. Rrugë, kanale kulluese dhe rrjeti bujqësor kanë pësuar dëmtime, ndërsa prodhuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe rikonstruksionin e kanaleve dhe rrugëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Fermerët kërkojnë kompensim 100% të prodhimit të humbur, regjistrim të menjëhershëm të dëmeve, lehtësime tatimore dhe sigurimesh, si dhe ngrirjen e detyrimeve të kredisë. Sipas tyre, pa mbështetje të menjëhershme, kriza e krijuar nga përmbytjet mund të përhapet në të gjithë ekonominë lokale, pasi mijëra familje varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga bujqësia. Ndërkohë, një ekip qeveritar ka mbërritur në Kretë për të vlerësuar nga afër pasojat e motit të keq. Delegacioni ka nisur inspektimet në zonat më të prekura, përfshirë Rrafshnaltën Lassithi, Mylopotamos dhe Ierapetra, me qëllim përcaktimin e dëmeve dhe masave të nevojshme për mbështetjen e banorëve dhe fermerëve. Situata mbetet e rënduar edhe në zona të tjera të ishullit. Në Zoniana, dalja e një lumi nga shtrati përmbyti rrugët dhe detyroi banorët të ndërhynin për të mbrojtur banesat, ndërsa në zonat malore të Psiloritis janë raportuar edhe kafshë të ngordhura si pasojë e përmbytjeve. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për të arritur te tetë persona të bllokuar në Grykën e Samarisë, ndërsa reshjet e vazhdueshme po vështirësojnë operacionin e shpëtimit.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë