Bota

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë
 

LITUANI- Lituania e ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës e Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor. Ushtria lituane tha në një komunikatë se një avion luftarak, Sukhoi SU-30, dhe një avion cisternë, IL-78, nga enklava ruse e Kaliningradit kaluan në hapësirën ajrore të Lituanisë për 18 sekonda, mbase gjatë stërvitjeve për furnizim me karburant në ajër.

Vilniusi i kërkoi Rusisë të shpjegojë menjëherë arsyet e shkeljes së hapësirës ajrore të Lituanisë dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen, thuhej në komunikatë. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Lituanisë.

Kjo shkelje dëshmon edhe një herë rëndësinë e forcimit të gatishmërisë për mbrojtjen ajrore evropiane, tha ai në X. Ministria e Jashtme e Lituanisë njoftoi se e thirri të ngarkuarin me punë në Ambasadën ruse për të protestuar kundër shkeljes së hapësirës ajrore.

Rusia duhet ta ndalë sjelljen e saj agresive, ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e shteteve fqinje”, tha Ministria në X.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e mohoi se ka pasur ndonjë shkelje.

“Fluturimet u kryen në përputhje të rreptë me rregullat për përdorimin e hapësirës ajrore mbi territorin rus. Aeroplanët nuk devijuan nga rruga e tyre dhe nuk shkelën kufijtë e shteteve të tjera”, tha Ministria ruse në Telegram.

Dy avionë spanjollë, Eurofighter Typhoon pjesë e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik u ngritën menjëherë për t’iu përgjigjur këtij incidenti. Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, tha se avionët “vepruan me saktësi” në “një tjetër shembull të punës së suksesshme dhe të bashkërenduar të shërbimeve tona”.

Ajo shtoi se incidenti tregoi edhe një herë se Rusia sillet si një shtet terrorist pavarësisht së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë së vendeve fqinje. Megjithatë, veprime të tilla nuk do të na prekin, Lituania mbetet e vendosur, e bashkuar dhe e gatshme të mbrohet.

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, dhe ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, shprehën solidaritet të plotë me Lituaninë. Tri vendet baltike, anëtare të NATO-s dhe mbështetëse të forta të Ukrainës, kanë përjetuar shkelje të territorit të tyre nga avionë ose dronë rusë në muajt e fundit.

Në shtator, tre avionë rusë, MiG-31, hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta. Ky incident e shtyu Talinin të kërkonte mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të Atlantikut, i cili parashikon konsultime mes aleatëve në rast kërcënimi ndaj njërit prej tyre./REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë