Bota

Ideja e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor ka ngecur

Ideja e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor ka

Duke shqyrtuar ngjarjet e fundit dhe ato aktuale, njerëzit do të të falnin lehtë po të mendoje se BE-ja po ndjek një kurs zgjerimi në Ballkanin Perëndimor. Në pamje të parë, gjërat duken se po ecin në drejtimin e duhur nga turi i fundit në rajon i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deri te Samiti i nivelit të lartë i Procesit të Berlinit për liderët e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur këtë javë në Londër.

Por a nuk i kemi dëgjuar të gjitha këto edhe më parë?

Dy nga gjashtë vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Shqipëria, duken afër anëtarësimit në BE. Por vendet e tjera janë në ujëra të trazuara: Serbia ka mbetur e bllokuar në mes të rrugës; Maqedonia e Veriut po përpiqet të niset nga porti; Bosnja dhe Hercegovina duhet ta bëjë anijen e saj të aftë për lundrim; ndërsa Kosova është pa dalje në det.

Sa i përket zgjerimit të BE-së, Brukseli i ka çuar këto vende për dekada me radhë në një rrugë me ‘lule’ një strategji e gabuar (nëse mund të quhet strategji fare) që ka dëmtuar imazhin e BE-së në rajon dhe ka bërë që njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor të humbasin besimin në projektin evropian.

Këto demokraci të reja kanë nevojë për ndihmë dhe inkurajim nga Brukseli për të zbatuar reformat veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, korrupsionin dhe lirinë e medias. Por ato duhet ta dinë se në fund të procesit ekziston një mundësi reale për anëtarësim në BE. Të gjitha provat e disponueshme nga dy dekadat e fundit tregojnë se ky nuk është një bast i sigurt.

Shtetet anëtare të BE-së deklaruan se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian në Deklaratën e Selanikut të vitit 2003. Që atëherë, vetëm Kroacia ka përfunduar procesin e anëtarësimit. Për vendet e tjera të rajonit, ka pasur më shumë zhgënjim sesa përparim, ndërsa BE-ja ka ndryshuar kushtet gjatë lojës ose ka vendosur pengesa të reja në rrugën e shteteve që synojnë anëtarësimin.

Asnjë vend nuk ka bërë përpjekje më dramatike se Maqedonia e Veriut. Në vitin 2019, ajo ndërmori hapin radikal të ndryshimit të emrit nga “Maqedoni” në “Maqedoni e Veriut” për të zgjidhur një mosmarrëveshje të pakuptimtë, por të dëmshme me Greqinë. Kryeministri që promovoi këtë ndryshim, Zoran Zaev, arriti ta bindte një elektorat skeptik të votonte për ndryshimin e emrit me premtimin se do të hapej rruga për anëtarësim në NATO dhe BE.

Aleanca ushtarake e mbajti shpejt fjalën e dhënë, por BE-ja lejoi Bullgarinë të vendoste veto ndaj procesit duke ngritur një mosmarrëveshje edhe më të pakuptimtë për çështje identitare të lashta. Gjatë ndalesës së shkurtër në Shkup javën e kaluar, Ursula von der Leyen mbajti qëndrimin e zakonshëm të Brukselit, duke i thënë Maqedonisë së Veriut se “topi është në fushën tuaj”. Me fjalë të tjera, BE-ja nuk ka ndërmend të lëvizë as gishtin për t’u ndihmuar.

Në Serbi, mbështetja për anëtarësimin në BE ka rënë në nivelin më të ulët historik prej vetëm 33 për qind. Kjo është pjesërisht pasojë e qëndrimit të paqartë të vetë Beogradit ndaj Brukselit dhe Perëndimit në përgjithësi nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vučić. Por kjo reflekton edhe sjelljen e paparashikueshme të BE-së, e cila ka tundur vazhdimisht “karotën” e një rruge të qartë drejt anëtarësimit, vetëm për t’u tërhequr sërish, siç ndodhi kur ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se nuk do të ketë “më shumë zgjerim të BE-së”. Vrulli i Serbisë drejt anëtarësimit nuk u rikuperua kurrë.

Këto janë shembujt më të dukshëm të mënyrës se si Brukseli e ka zhgënjyer Ballkanin. Megjithëse Von der Leyen deklaroi me entuziazëm javën e kaluar se “Mali i Zi mund t’ia dalë” dhe të bashkohet me BE-në deri në vitin 2028, ka plot arsye për skepticizëm. Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme ndaj komentit të vakët të saj se “na pëlqen ambicia juaj” për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Nëse dy dekadat e fundit kanë treguar diçka, ajo është se vetëm një lunatik do të priste një udhëtim të qetë nga Ballkani Perëndimor drejt Brukselit.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë