Bota

Lufta në Lindjne e Mesme/ Trump sugjeron se tani preferohet presioni ekonomik, jo ushtarak, ndaj Iranit

Lufta në Lindjne e Mesme/ Trump sugjeron se tani preferohet presioni

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se është tërhequr nga kërcënimet për veprime të menjëhershme ushtarake kundër Iranit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Teheranin për Ngushticën e Hormuzit, duke sugjeruar se do të lejojë që presioni ekonomik ta detyrojë Republikën Islamike të arrijë një marrëveshje paqeje, e cila prej kohësh ka mbetur e paarritshme.

“Po e mbajmë me tone të ulëta”, i tha Trump portalit të lajmeve Axios, në një bisedë të shkurtër telefonike më 9 gusht, duke përdorur një shprehje që përgjithësisht i referohet veprimeve të përmbajtura.

“Ne vetëm po negociojmë pjesërisht me ta. Thjesht po e vëzhgojmë Iranin me inflacionin e tij të madh, dhe faktin që nuk kanë para”, u citua të ketë thënë Trump. Axios shtoi se Trump nuk bëri kërcënime të tjera ushtarake gjatë intervistës.

Trump tha se Irani është “në gjendje shumë të keqe” ekonomikisht, se nuk ka para për t’i paguar trupat e tij dhe se bllokada detare amerikane e ka përkeqësuar krizën ekonomike me të cilën përballet qeveria e vendit.

Sipas Axios, ai tha se, me çmimet e naftës që po bien nga nivelet e larta të kohëve të fundit, amerikanët po e ndiejnë më pak barrën e luftës - e cila, sipas shumë sondazheve, mbetet shumë jopopullore në mesin e publikut amerikan.

“Do të rregullohet. Gjithmonë rregullohet. Është si një lojë shahu”, tha Trump për procesin e negociatave me regjimin në Teheran, i cili herë pas here rifillon dhe ndërpritet.

“Të armatosur dhe gati për luftë”

Më 1 gusht, Trump tha se kishte vendosur të “shtynte” çdo sulm të ri ndaj Iranit, duke thënë se një marrëveshje me Teheranin ishte pranë.

“SHBA-ja është e armatosur dhe gati për luftë dhe e gatshme të veprojë kundër Republikës Islamike të Iranit në nivele të terrorit ushtarak, fuqisë dhe forcës që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pavarësisht kësaj, sapo na është kërkuar nga Irani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme që të shtyjmë çdo sulm, pasi janë dakorduar parametrat e një marrëveshjeje”, shkroi Trump në Truth Social.

“Kjo do të përfshinte HAPJEN E MENJËHERSHME, TË PLOTË DHE TOTALE TË NGUSHTICËS SË HORMUZIT dhe përfundimin e kërcënimit bërthamor të Iranit", shtoi presidenti amerikan.

“Bazuar në këtë kërkesë, kam rënë dakord, për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe, gjithashtu, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, ta anuloj sulmin, me kusht që të jemi në gjendje të arrijmë SHPEJT një MARRËVESHJE”, shkroi ai, duke shtuar se Izraeli i bashkohet këtij “angazhimi”.

Sipas mediave iraniane, burime ushtarake në Iran mohuan pretendimin e Trumpit se Teherani i kishte kërkuar Uashingtonit të përmbahej nga nisja e sulmeve të reja.

Më 9 gusht, mes deklaratave amerikane se një marrëveshje ishte pranë për të mundësuar hapjen e nNgushticës së Hormuzit, dega e fuqishme ushtarake elitare e Iranit tha se rruga ujore nuk do të rihapej derisa SHBA-ja të pranonte të gjitha kërkesat e Teheranit.

Irani e ka mbyllur këtë rrugë ujore jetike, duke kufizuar një burim të rëndësishëm të trafikut të cisternave të naftës për tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin.

Megjithëse Trump fillimisht tha se eliminimi i kërcënimit bërthamor të Teheranit ishte objektivi kryesor i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt, javët e fundit ai është përqendruar në qarkullimin e lirë të trafikut përmes ngushticës së rëndësishme të Hormuzit, përmes së cilës, para luftës, kalonte rreth 20 për qind e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror./REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë