Bota

Kush janë emrat e rinj të administratës së re Trump dhe çfarë thonë ekspertët për to

Kush janë emrat e rinj të administratës së re Trump dhe

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare, nga sekretari i Mbrojtjes tek ambasadori në Izrael. Por gama e përzgjedhjeve ka ngritur pikëpyetje mes ekspertëve. Ata thonë se disa prej emrave si senatori Marco Rubio, i cili pritet të mbajë pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re – janë ekspertë me përvojë, ndërsa të tjerëve sipas tyre, duket se u mungon ekspertiza, apo mbështetja që do t’u duhej për të kryer detyrën.

Analistët vlerësojnë emërimin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump të senatorit Marko Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit. Ata thonë se zoti Rubio e njeh mirë politikën e jashtme dhe do të dijë ta pasqyrojë axhendën e administratës së re.

“Mendoj se senatori Rubio, pasqyron në masë të madhe pikëpamjet e gjera republikane për rëndësinë e rolit të Shteve te Bashkuara në botë. Një ndjenjë disi dypartiake mes shumë anëtarëve të Kongresit mbi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve dhe aleatëve. Ai është mbështetës i fortë i Izraelit dhe shumë i ashpër në përballjen me Iranin. Mendoj se do të pasqyrojë axhendën e kësaj administrate dhe do ta percjellë shumë mirë atë mesazh. Por se sa do të jetë ai i përfshirë në vendimmarrjet ndërinstitucionale kjo është një tjetër çështje pasi nuk shoh shumë afërsi mes tij dhe Presidentit Trump”, thotë Jonathan Lord i programit për Sigurinë e Lindjes së Mesme, në qendrën për një Qasje të re ndaj Sigurisë në Amerikë.

Por emërimi nga Presidenti i zgjedhur Trump, i Pete Hegseth, gazetar i rrjetit televiziv ‘Fox Neës’ e veteran lufte, në pozitën e sekretarit të Mbrojtjes, shihet me mëdyshje nga ekspertët. Ata thonë se ai ka pak përvojë në menaxhim ndërsa do të jetë në krye të agjencie që ka 1.3 milionë anëtarëve të shërbimit aktiv dhe rreth 1 milion civilë që punojnë për ushtrinë.

“Emërimi i Hegseth për pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes ishte shumë i papritur dhe i pazakontë. Ai ka kualifikime të shkëlqyera si ushtarak e sa i takon shkollimit, por nuk ka përvojë të nivelit të lartë në çështje të sigurisë kombëtare dhe nuk ka drejtuar kurrë një organizatë të madhe. Presidenti Trump ka të ngjarë që e sheh atë si prishës të statu-quosë në një organizatë që ai e konsideron si të papërgjegjshme”, thotë Mark Cancias kolonel në pension i marinës amerikane dhe këshilltar i lartë i Qendrës për Studime Ndërkombëtare e Strategjike.

Zoti Trump ka dhënë pak detaje mbi politikën e tij të jashtme, por mbështetësit thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij “paqe përmes forcës” do të bëjë që udhëheqësit e huaj të përkulen para vullnetit e tij e të qetësojnë atë që republikanët e quajnë një “botë në zjarr”.

Administrata e parë e zotit Trump u shënjua shpesh në skenën botërore nga politika e tij tregtare proteksioniste, “Amerika e para”, si dhe retorika izoluese, përfshirë kërcënimet për t’u tërhequr nga NATO.

Mënyra se si zoti Trump do t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë, mund të vendosë tonin e axhendës së tij dhe të sinjalizojë qasjen e tij ndaj NATO-s dhe aleatëve kryesorë të SHBA-së, pasi zoti Biden punoi për të rindërtuar marrëdhëniet kyçe që u prishën nën udhëheqjen e paraardhësit të tij.

Zoti Trump ka qenë kritik ndaj mbështetjes së zotit Biden për Ukrainën dhe ka thenë se nën presidencën e tij, Uashingtoni do të rimendojë rolin e NATO-s. Vitin e kaluar ai i tha agjencisë ‘Reuters’ se Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë territor për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e kundërshtojnë dhe Presidenti në largim Biden nuk e ka sugjeruar asnjëherë.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi arsyet që qëndrojnë pas çdo emri të përzgjedhur nga zoti Trump, eksperti John Simon thotë. “Qartësisht besnikëria, përballja me Kinën, këto janë gjëra mendoj që kanë ndikuar tek zgjedhjet që janë bërë. Nëse flisni për dikë si Marco Rubio ose Mike Ëaltz, këta janë njerëz që kanë qenë në Kongres për shumë kohë në pozita që lidhen me politikën e jashtme, janë njerëz që udhëheqësit botërorë i njohin”, thote John Simon ish-ambasador në Bashkimin Afrikan, një organizatë ndërqeveritare, e themeluar për të nxitur unitet dhe solidaritetin mes shteteve afrikane.

Ekspertët shprehën gjithashtu shqetësim për përzgjedhjen e ish-ligjvënëses demokrate Tulsi Gabbard, për postin e drejtoreshës së Zbulimit Kombëtar.

Zonja Gabbard njihet për kundërshtimin e vazhdueshëm të ndërhyrjes amerikane në Siri dhe se është takuar fshehurazi me presidentin sirian Bashar al-Assad në janar 2017, i cili është akuzuar për abuzime të mëdha me të drejtat e njeriut. Takimi ngjalli kritika nga të dyja palët në Kongres.

“Emërimi i Tulsi Gabbard hedh një dritë shumë negative mbi gjithçka tjetër. Si mund të emërosh dikë që ka dëshmuar se është e papërgjegjshme nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, e cila që do të ulet në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e të mendosh se rezultati do të jetë pozitiv?! Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë zoti Simon.

Zoti Trump, i cili emëroi ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee si ambasador në Izrael, do të përballet gjithashtu me një situatë të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, që kërcënon të shdërrohet në një konflikt më të gjerë rajonal. Izraeli po lufton në Gazë dhe Liban ndërsa po përballet me armikun e përhershëm, Iranin. Zoti Trump ka shprehur mbështetjen për Izraelin për të shkatërruar Hamasin në Gazë, por ka thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu, një aleat i tij, duhet ta përfundojë punën shpejt.

Zoti Trump pritet të vazhdojë ta mbështesë Izraelin me armë, ekzistenca e të cilit siç ka thënë ai, do të rrezikohej nëse zonja Harris do të zgjidhej presidente, një pohim që administrata Biden e ka hedhur poshtë, duke theksuar mbështetjen e saj të fortë për Izraelin./Voa/

Open Youtube

Kush fiton Rama apo Berisha? Parashikimet sipas Lubonjës, Hilës, Çupit dhe Çuçit

Kush fiton Rama apo Berisha? Parashikimet sipas Lubonjës, Hilës, Çupit dhe Çuçit

Zgjedhjet 2025/ Çupi: Opozita fituese. Çuçi: S'keni çfarë ofroni ndryshe, Berishën e kemi provuar

"Premtimet e Berishës, kontradiktore", Lubonja i përgjigjet: Paratë do vijnë nga krimi i organizuar

Premtimet e Berishës/ Hila: Shqipëria shkon në falimentim. Çupi: Minimumi jetik do jetë 200 euro

"'Banda' merr lekët e veta", Lubonja thumbon: Pastrimin e parave të pista na e zbuloi vetë...

Rama vs Berisha/ Çuçi: S’doni të hetoheni, s'njihni SPAK, Çupi: Vetëm dhëmbët e Ramës nuk mpihen

“Vjedhin 250 mijë euro me tendera banal”, Lubonja: Tallen me njerëzit, një bandë më keq se tre

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, sherr Çupi-Hilës: Deputet e PD s’përdorin SkyEcc, ndërhyn Lubonja

“Në rrugët tuaja të zhytet foristrada deri në...”,debat Hila-Çupi:Vriten në mes qyteti, armë kemi...

“Rruga e Kombit më keq se e Kosovës”, debate të forta Çuçi-Çupit: E ke parë ndonjëherë?! Korrupsion

“Rrugët si salçiçe, kishit frikën e Grekut”, Hila-Çupi debate të forta, Çuçi: Ziheni kush vjedh...

“Rruga e Kombit, mega-aferë”,Çupi: Më shumë presin shirita se rrugë 10 vitë që..., Hila ndez debat

“Dyshe që duhet të ishte larguar me kohë”, Lubonja për përballjen Rama-Berisha: Janë konsumuar

“Policia e lidhur me...”, Lubonja për zgjedhjet e 2025: Nuk ka të ardhme, po s'u bashkove me krimin

Shehaj bën akuzën e fortë: Një parti e re e futur nga Rama. Shabani: Thuaji emrin!

Zgjedhjet 2025/ Shabani: Berisha nuk është e ardhmja. Sulo: Duhen ide që “shkundin”

Pse nuk bashkoheni me PD-në? Përgjigjet Shabani: Nëse bëhemi me Berishën...

"Shqipërisë nuk i vjen asnjë e keqe nga partitë e reja" Shehaj: Do të garojmë të vetme në zgjedhje

“Ti u bëre deputet” Shehaj: Kam votuar PD dhe nuk kam menduar t'i marr asgjë

‘Fol mirë, kush je ti që më skualifikon mua?’ Shehaj-Sulës: Mbaj garanci për ata që sjell unë

Partitë e reja në zgjedhje/ Kikia: Nuk e rrëzojnë dot qeverinë. Shehaj: Unë do ia dal!

Duka: Po jep përshtypjen sikur po futesh në zgjedhje vetëm për të forcuar partinë. Shehaj:Qëllimi...

A je gati të bashkohesh me Berishën? Shehaj çohet nga karrigia dhe përgjigjet...

“Kemi humbur mandate për 50 vota”, Duka: Ja pse opozita duhet të dalë me një listë të përbashkët

A je i fuqishëm përballë krimit dhe korrupsionit? Shehaj: Si bashkë, si i ndarë, krimit nuk...

Shabani: Janë 300 mijë votues që nuk duan as Ramën as Berishën, do zgjedhin partitë e reja

Agron Shehaj: Partitë e reja nuk janë opozitë e opozitës, por disa mund të jenë instrumenta të Ramës

Shehaj: Ka parti të reja që janë si instrument në duart e Ramës/ Shabani: Thuaj emra, s’mund të...

“PS do ta dorëzojë Xhaçkën”,Hila parashikon fatin e deputetes.Hazizaj:Venecia për mandatin e Xhaçkës

Trump rikthehet në skenën politike botërore. Studiuesi: Pas atentateve është një njeri ndryshe!

“Rënia e Assad”, Paralajmërimi i Tares: Periudhë e errët lideri i rebelëve, ekstremist i Al Kaedës

“Trump ka ndryshuar mbas dy atentateve”, Tare: Është qetësuar, Kristafi: Rrezaton fuqi, jam kurioz..

Trump vizitë në Francë/ Nesho: Ballkani jashtë vëmëndjes së tij, nëse se provokon Serbia...

A do rikthehen grupet radikale pas rënies së Assad?, Mediu: U lëshuan dy bomba për të treguar...

"Gratë Kurde si skllave seksi", Hila zbulon tre faktorët pse u rrëzua Damask, Turqia aktor kryesor

“Masakra me gaz helmues”,pse ra regjimi i Assad?, Nesho zbulon arsyet pse u bë diktator e pasurinë..

“Periudhë e errët Islamike do vijë”, rrëzimi i Assad/ Tare:Në Siri ka komunitete të vjetra Shqiptare

Rënia e regjimit të Assad/ Kristafi: Siria ra nga veprimet e Izraelit, ja dy shtyllat që hoqi…

Mediu: Venecia si vendosi përgjegjsi Xhaçkës, ndërhyn Nesho: Nëse s’është akt politik pse...

"Më thuaj pse mbahet mend Xhaçka?", reagon Hila: Himarës t'i hyjnë me themel, kanë çfarë nxjerrin

"Kishim 4 vite pa Gjykatë Kushtetuese”, Mediu: Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e…

“Venecia u ngatërrua me këmbët e veta”, mandati i Xhaçkës/ Hila: Konflikt interesi, ndërhyn Hazizaj

"Xhaçka”, Komisioni i Venecias / Hazizaj: Ka edukuar deputetët asgjë më shumë, përsëritje e…

Autori i vrasjes së 14 vjeçarit ballafaqim në prokurori, zbulohen detajet e reja nga hetimi

Dumani merr çmimin nga DASH, ekspertét në Open: Ja mesazhi i amerikanëve për politikanët

Vrau gruan dhe trupin ia fshehu /Gazetari: Autori u dorëzua pas presionit të familjarëve të viktimës

Deleted video

Dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Greqi/ Hajdarmataj: Gjakftohtësi, veglat te koka e krevatit…

“Kufoma kishte një javë, vinte aromë”/ Krimi makabër në Greqi, gazetari zbardh ngjarjen