
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin e AKSHI-t, ku u zbulua dhe përfshirja e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni që ndihmonte në arrati biznesmenin e shumëkërkuar nga SPAK, Ergys Agasi.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se rendi i ditës duhet të jetë vetëm çështja e Hysenit, ndërsa shtoi se shqiptarët presin autopsi për të vërtetën.
“Nuk mund të mbrohesh nga asgjë. Jeni më shumë se kurrë Ergys Agas dhe Vlora Hyseni. Asgjë nuk mund t’ju mbrojë. Nuk keni asnjë interes tjetër, përveç interesave tuaj individual. Çfarë përgjegjësie ndjeni ju pas kësaj? Apo kërkoni ta paraqesin histori rozë apo të paraqesin Ramën viktimë të saj, apo kërkoni që ta mbuloni me partneritetin e SHISH me shërbimet e tjera. Këto janë të turpshme për një shtet, që është narko-shtet. E patë apo jo, një vend i madh mik kishte planifikuar ta dekoronte me një çmim të lartë. Rama me ndihmësen e saj, e ka pasur kryesore, u përpoq që t’ia faturojë Vali Bixhgës. Jo mor zotëri, në asnjë rast shefi i Kabinetit të qeverisë nuk ka lidhje. Shef shërbimi ka vetëm dy lidhje, kryeministrin dhe presidentin e vendit. Tani që kanë shpëryer ujërat e zeza tuajt në të katërt anët! Çfarë të përfundoj? S’ka gjë tjetër veç kësaj sot. Ka rënë siguria kombëtare. Se je ti i papërgjegjshëm dhe do të kalosh se nuk ka ndodhur gjë! Shqiptarët duan autopsinë e plotë, të vërtetën e kësaj ccështje. Njeriu i paguar nga shtetit, për të ruajtur sekretet, ka bashkëpunuar me bandat, me padrinot e Ramës. Kjo nuk është një ditë si të tjerat. Asnjë ditë s’ka pasur si kjo! Fatos Klosi ka bashkëpunuar me bandat, i ka përdorur ato kundër kundërshtarët politikë, por kjo ishte ushtare e bandës, e turpshme! Së fundi thotë; e kisha bashkëpunëtor! Shteti i narkosve, nuk shkohet më tutje. Shikoni se sa e ulët, pa karakter dhe një ditë përpara, nxjerr Batonin, që u thotë shqiptarëve; prisni një herë nëse ka pasur detyrë apo jo?! Pse jeni kaq antishqiptarë mo? Si mund të toleroni një gjë të tillë. Si mund të personifikoni veten me Vlora Hysenin, me Ergys Agasin? Jeni skllevër të mëkateve tuaja! Si mund të silleni në këtë mënyrë, sikur nuk ka ndodhur asgjë! Ndaj sot debati do të jetë vetëm për këtë çështje dhe kreu juaj të njoftojë dorëheqjen dhe të vijë me urgjencë këtu!”, tha ai.
