
FRANCË- President i Francës, Emmanuel Macron do duhet të shpall zgjedhje të parakohshme ose të japë dorëheqjen, pasi Franca ndodhet në një gjendje kritike politike. Ish-aleatët e tij i janë bashkuar kundërshtarëve të tij, duke kërkuar që ai të veprojë për t'i dhënë fund kësaj krize politike. Sipas tyre kjo krizë në rritje, po dëmton ekonominë e dytë më të madhe të BE-së.
Kryeministri i parë i Macron i kërkoi presidentit të japë dorëheqjen, pasi Franca ndodhet në kaosin më të madh politk që nga themelimi i Republikës së Pestë në vitin 1958, sipas tij. Edouard Philippe, kryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2020 dhe tani udhëheqës i një partie aleate të Macron, tha se duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme presidenciale sapo të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm.
“Koha është thelbësore. Nuk do ta zgjasim atë që kemi përjetuar gjatë gjashtë muajve të fundit. Edhe 18 muaj të tjerë janë shumë të gjatë dhe po dëmtojnë Francën. Loja politike që po luajmë sot është shqetësuese.” tha Édouard Philippe.
Philippe nuk është i vetmi ish-kryeministër, i cili është kundër politikës dhe udhëheqjes së Macron. Edhe ish- kryeministri Gabriel Attal tha se nuk i kuptonte më vendimet e presidentit. Attal, i cili tani drejton partinë kryesore pro-Macron, ka deklaruar se ishte koha për të provuar diçka tjetër. Ai ka kritikuar Macron, për atë atë që ai e quajti vendosmëri e Macron për të mbajtur kontrollin.
Thirrjet erdhën pasi kryeministri Sebastien Lecornu, i cili u emërua vetëm 28 ditë më parë, dha dorëheqjen të hënën së bashku me kabinetin e tij 14-orësh. The Guardian shkruan se Macron i ka dhënë Lecornu-së afat deri të mërkurën në mbrëmje, për të përcaktuar një platformë për veprim dhe stabilitet. Presidenti Macron ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk do të japë dorëheqjen, para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027.
Thirrjet nga aleatët e Macronit pasqyruan kërkesa të ngjashme nga kundërshtarët e presidentit si në të majtë ashtu edhe në të djathtën ekstreme, përfshirë presidentin e RN-së të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella. Bardella tha se edhe ai mbështeste zgjedhje të reja parlamentare ose një votim të parakohshëm presidencial.
"I bëj thirrje presidentit të republikës të dëgjojë vuajtjet në vend, të dalë nga izolimi i tij dhe të shpërndajë asamblenë kombëtare. Ne duhet të kthehemi te populli francez në mënyrë që ata të mund të zgjedhin një shumicë për veten e tyre." tha Bardella./Dosja.al