Aktualitet

Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, ZBARDHET VENDIMI i plotë

Gjykata Kushtetuese i ndërpreu mandatin gjyqtares Sonila Bejtja, ZBARDHET

TIRANË- Vendimi i plotë i Gjykata Kushtetuese është zbardhur për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Kërkes për deklarimi të mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është bërë nga Presidenti Bajram Begaj. Në vendimin e GJK thuhet se mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues e cakton vetëm Gjykata dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.

Sipas vendimit, Gjykata vlerëson se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues.

Gjithashtu Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues. Kjo bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.

Në vendimin e GJK thuhet se është bërë parashikimi edhe për gjyqtarët e tjerë, kohëzgjatja e mandateve të të cilëve bëhet sipas ligjit, i cili ishte pjesë e së njëjtës paketë legjislative me ndryshimet kushtetuese. Më tej në vendim thuhet se fillimi i mandatit të gjyqtarit të GJK përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson. Në fund, Gjykata Kushtetuese nënvizon se vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese në datën 16.10.2025 mori në shqyrtim çështjen nr. 1 (P) 2025 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Gjykata vlerësoi, fillimisht, se kërkesa e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ndonëse në objektin e saj përmban kërkimin për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, referuar shkaqeve në përmbajtje të kësaj kërkese, në thelb, parashtrohet kërkimi që Gjykata të zgjidhë një mosmarrëveshje kompetencash në lidhje me mbarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe ushtrimin nga Presidenti, në cilësinë e organit të emërtesës, të kompetencës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese që përcaktojnë kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

Gjykata vlerësoi se paqartësia e krijuar lidhur me kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ka në dukje karakteristikat e një mosmarrëveshjeje kompetencash midis organeve të përfshira në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Gjykata çmon se për mandatet e gjyqtarëve kushtetues janë të zbatueshme dy parime kushtetuese, ai i përtëritjes së pjesshme të Gjykatës çdo tre vjet me një të tretën e saj dhe ai i kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, çka bën të nevojshëm interpretimin përfundimtar të Kushtetutës lidhur me ndërveprimin e këtyre parimeve.

Gjykata mban në konsideratë se përmbajta e çdo dispozite të Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, pasi çdo dispozitë kushtetuese ka një lidhje të caktuar me dispozitat e tjera dhe së bashku ato formojnë një tërësi normash të harmonizuara.

Gjykata mori në analizë, ndër të tjera, përmbajtjen e nenit 127, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës që bën fjalë për mandatin kushtetues 9-vjeçar, nenit 125, pika 3, që parashikon qëndrimin në detyrë të gjyqtarit kushtetues, nenit 125, pika 6, që parashikon përtëritjen e pjesshme periodike të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, që ka parashikuar rregullimet kalimtare për kohëzgjatjen e mandateve kushtetuese dhe përtëritjen e rregullt të Gjykatës.

Në interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës Gjykata vlerësoi se përmes kësaj dispozite kushtetuese është synuar nga kushtetutëbërësi të rregullohet regjimi tranzitor i mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar/zgjedhur menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016. Gjykata vlerësoi se qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së saj, parim i përcaktuar shprehimisht në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës.

Për sa më sipër, në vlerësimin e Gjykatës, parimi i përtëritjes së pjesshme për këta gjyqtarë mbizotëron në raport me parimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, duke vënë theksin se kohëzgjatja e këtyre mandateve si më sipër ka qenë e kufizuar në kohë që në krye të herës, pasi vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm përmes këtij interpretimi do të garantohet qëllimi kryesor i dispozitës kalimtare, nenit 179, pika 3, të Kushtetutës. Të njëjtit qëllim i shërben edhe parashikimi i shprehur në po këtë dispozitë për përcaktimin e dy mandateve më të shkurtra se 9 vjet.

Gjykata vlerëson të theksojë se në këtë dispozitë, në funksion të garantimit të përtëritjes së rregullt, është bërë parashikimi edhe për gjyqtarët e tjerë, kohëzgjatja e mandateve të të cilëve bëhet sipas ligjit, i cili ishte pjesë e së njëjtës paketë legjislative me ndryshimet kushtetuese. Ndonëse në pikën 4 të nenit 86 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” nuk parashikohet shprehimisht koha e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në përmbajtje të kësaj dispozite është përcaktuar skema kohore e përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, skemë sipas të cilës përtëritja e parë me një të tretën bëhet në vitin 2025, përtëritja e dytë me një të tretën bëhet në vitin 2028 dhe përtëritja e tretë me një të tretën bëhet në vitin 2031.

Në përfundim, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi:

Njëzëri,
1. Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.
2. Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Me shumicë votash,
3. Interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës si vijon:
Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028. Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.

Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë