Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ KQZ certifikon "Lëvizjen Bashkë" si të parin subjekt më 11 Maj

Zgjedhjet parlamentare/ KQZ certifikon "Lëvizjen Bashkë" si
 

TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar "Lëvizjen Bashkë" si të parin subjekt në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Në një postim në rrjete sociale Lëvizja Bashkë thotë se kjo është sipas tyre një dëshmi e seriozitetit dhe integritetit me të cilin kjo parti i qaset politikës. 

Ndër të tjera në reagim thuhet se kandidatët për deputet të kësaj force politike janë njerëz që kanë kontribuar për të mirën publike dhe të gatshëm të ndryshojnë politikën nga brenda. 

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi zyrtarisht Lëvizjen BASHKË si subjektin e parë të regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky nuk është thjesht një hap teknik, por një dëshmi e seriozitetit dhe integritetit me të cilin Lëvizja BASHKË i qaset politikës.

Në një skenë politike ku pazaret dhe llogaritë e minutës së fundit janë normë, ne dorëzuam listat 6 ditë përpara afatit, duke treguar se nuk bëhemi pjesë e lojërave të errëta të pushtetit. Qindra aktivistë e përkrahës nga Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça, Kukësi e deri në Sarandë, me 5.500 firma të mbledhura rrugë më rrugë, na dërguan krenarisht në këtë garë si një forcë e re, e majtë, demokratike dhe e pakompromis në politikën shqiptare.

Kandidatët tanë janë qytetarë të ndershëm dhe profesionistë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfaqësuar një politikë që bazohet në meritë dhe jo në klientelizëm. Redi Muçi (Tiranë), inxhinier dhe pedagog; Mirela Ruko (Fier), sociologe dhe aktiviste për të drejtat e punëtorëve; Artan Kacani (Durrës), arkitekt-urbanist; Oltion Fociro (Elbasan), pedagog dhe ekspert në informatikë; Gabriel Rakaj (Shkodër), inxhinier fizike dhe kërkues shkencor; Ilir Zoto (Vlorë), avokat dhe mbrojtës i të drejtave të qytetarëve; Petro Lubonja (Korçë), profesionist në turizëm dhe aktivist i diasporës; Elio Shyti (Berat), zhvillues softuerësh dhe një nga figurat kryesore të nismës “Dua të Votoj 2025”; Alban Metallari (Kukës), inxhinier dhe kërkues shkencor ndërkombëtar; Emiljando Kita (Lezhë), politolog dhe aktivist; Besjan Kica (Dibër), fermer dhe specialist në mbrojtjen e bimëve; Klevis Bedaj (Gjirokastër), specialist IT dhe njohës i industrisë së turizmit.

Ata janë më shumë se emra në një liste — janë njerëz që kanë kontribuar realisht për të mirën publike, të gatshëm të ndryshojnë politikën nga brenda. Në një vend ku politika ka humbur çdo kredibilitet, mbështetja e qindra aktivistëve dhe mijëra qytetarëve që dhanë firmën, zërin dhe fytyrën e tyre për ne, është dëshmi e një ndryshimi të pashmangshëm. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim! Ne zotohemi se nuk do ta tradhtojmë kurrë besimin tuaj! Më 11 maj, ndryshimi bëhet realitet!

levizja bashke zgjedhje 11 maj

Open Youtube

???? Listat, Lubonja: Tek PS janë njerëz pa vesh, sy e gojë… në PD janë besnikët

???? Listat, Lubonja: Tek PS janë njerëz pa vesh, sy e gojë… në PD janë besnikët

"Gazmend Bardhi do mbetet pa krahë, do i hiqen puplat një nga një", Hila: Mazniku meme gjithandej

"Listat PD dhe PS, një fasadë! Nuk ka zgjedhje normale": Lubonja: Parlamenti nuk përfaqëson...

"Hidhni paratë në fushatë ,rrini në listë të hapur se na duhen vota", Lubonja: Kush ka hyrë është...

"Lista e PS është rinovimi i dytë, janë sponsorizuar nga.." Hila: Tani mund të quhet partia e Ramës

Luarasi binjakëzim me LSE, Zv.rektorja Dasho: Sigurojmë bursa që mundësojm një punësim të sigurt

Binjakëzim Luarasi me LSE/zv.rektorja Dasho:Studentët mund të studiojnë si në Londër nga Shqipëria

“Luarasi” binjakëzohet me LSE/ Profesori Abdey: Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria

Përfaqësuesi i LSE,Rob Inglesen:Ne ofrojmë kurrikulën, ‘Luarasi’ ofron pjesën kryesore,të mësuarit

“Luarasi” binjakëzohet me London School of Economics/ “Diplomë ndërkombëtare pa ikur nga Shqipëria”

"Mbështetësit e Veliajt të gjithë në listë të hapur”. Ja emrat e kandidatëve për deputet nga PS e PD

“E di që PD s'e kalon lumin, nuk fiton dot”, Dash Sula plas bombën, komenton kandidatët në lista

“Punoje dhe ti për votat personale, jo të partisë”, Bushkolaj debate të ashpra me Sulën

“Në listë ai që bashkoi votat me PS”, Dash Sula komenton kandidatët e PD për Qarkun e Tiranës

“Ceno Klosi emër i atakuar”, Bushkolaj: Lista e Fierit e fortë, ka “duar” Belinda. Sulo: Rama bëri..

Sula: Do të ketë probleme/ Prezantohen kandidatët e PS në disa qarqe, të ftuarit ndajnë detaje

U tërhoq nga listat e PD, Sula: Në lista nuk ka përfaqësim si duhet, tani po shoh aleancë me Shehin

Vasili zbulon emrat e kandidatëve të PS në Qarkun e Durrësit në ‘Open’

Bushkolaj analizon listat e PS: Pjesa më e madhe e mbështetësve të Veliajt në listën e hapur

“Do nis një jetë të re politike", u la jashtë kandidimit/ Dash Sula habit me deklaratën

LAJM I FUNDIT/ Prezantohet lista e PS në Tiranë, në listën e mbyllur kryeson Rama, ja të gjitha...

Dash Sula: PD në Elbasan nuk i kalon 5 mandate, i kisha shanset 0 që të fitoja në listën e hapur

Nuk u zgjodh në listën e PD, Sula: Brenda shpirtin e kisha kete ndjesi, një pjesë aty janë lëpirës

Lala: Nëse do të ishte hetuar ‘Babalja’ sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

???? SPAK përgjoi Veliajn në paraburgimin e Durrësit”, Lala: Gjatë kontrollit në qeli përdori…

4 vite burg për Bllakon/ “Morën milionat për inceneratorin që nuk ekziston”, Lala zbulon detaje

Lala për Salianjin: Në burg duhet të ishin edhe... Dosja e ‘Babale’ e pahetuar

“Shqetësuese çështja e Jetmir Olldashit”, Çela: Mbeti në hije, Daci për Salianjin: pse nuk kërkoi...

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, “U dënua pa ligj”, Rumano zbulon: ja arsyet pse u...

“90 faqe vetëm përgjime, pa faturat e...”, Lala zbulon: ja sa shanse ka Veliaj të lirohet nesër

“Nuk mund të mbrohet nga një avokat i huaj”, Daci për Veliajn: ja çfarë pritet nga Avokati Amerikan

Provat e reja për Veliajn, Avokati Daci:Duhet të dimë se çfarë ka Spak në dorë për të kuptuar...

Avokati amerikan i Veliajt, Lala zbulon detaje: si do ndikoi në seancë dhe sa pagoi...

A mund të hetohej në gjendje të lirë Veliaj? Lala: Konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK, ka guxim të…

'Në kushtet e Veliajt asnjë shqiptar s’ka shans të dalë nga burgu',Daci: Nëse është përgjuar nuk...

Seanca e Veliajt në GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Çela: Galeria kombëtare deri në 94 kishte stopuar të blinte vepra arti, por me ardhjen e Veliajt...

'Veliaj është përgjuar në qeli’, Gazetarja Klodiana Lala: SPAK ka prova të reja

GJKKO shtyn vendimin për Veliajn, gazetarja jep detaje nga seanca

???? Kryeministër dhe kryebashkiak i Tiranës? Ja pse Rama nuk do jetë në listën për deputet

“Koalicioni tripolar, po dalin dhe…”, Sulo: Basha e Shehaj e thërrmojnë fare politikën,ndizen debate

“Partitë e vogla, thuajse të panjohura e…”, Murati analizon zgjedhjet: ja kritikat, ndërhyn Sulo

“Kandidatët për deputetë të jenë figura televizive”, Sulo ndez debate, Murati: As kryeministri nuk…

“Lënia e mandateve, kod mafioz”, Zekthi: Iku Najada Çomo.../ Vasili: Ta bëjmë prift kryeministrin?

“Nuk i pashë kandidatët e rinj”, Bala për listat e PS, Zekthi ndez debate në 'Open'

“Meta i bindur që i ka votat”, Bala: Mandatet e Tiranës thikë me dy presa, ndizen debatet

“Rama po bën filmat e 2009”, Sulo ndez debatet, Zekthi:E pazakontë mos të hyjë në listë kryeministri

“Në 96’ Berisha futi gjithë artistët në politikë”,Sulo:Eksperimenti i tij po përsëritet nga Rama sot

“Rama ka bërë fasada”, të rinjtë apo 'të vjetrit' në politikë/ Zekthi debate të ashpra me Sulon

Listat e PS dhe PD në zgjedhjet e 11 majit, Murati:Politika duhet të reformohet, por të mos jetë...