Aktualitet

Zbardhet incidenti i Nuredin Dumanit në burg/ Rrëfimi i policit: Më goditi me kovë dhe grusht

Zbardhet incidenti i Nuredin Dumanit në burg/ Rrëfimi i policit:
 

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur më 7 gusht 2026 në ambientet e sektorit “C” në paraburgimin nr. 313 në Tiranë, ku vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, ka goditur me kovë uji dhe grusht punonjësin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sinaj.

Sipas dëshmisë së efektivit të policisë, Rexhep Sinaj, paraditen e 7 gushtit, ai po hynte me shërbim në sektorin “C” të katit të dytë, ku është planizuar me punë nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

“…në duar po mbaja një qese me ushqime dhe, teksa po ngjisja shkallët drejt katit të dytë, në korridor ka dalë Nuredin Dumani dhe më ka goditur me një kovë uji, duke më lagur të gjithin. Në këtë moment më kanë rënë nga duart edhe ushqimet. Ndërsa Dumani më ka qëlluar edhe me grusht, duke më çarë në pjesën e hundës…” – ka dëshmuar efektivi i policisë, Rexhep Sinaj.

Mësohet se, pas ngjarjes, Sinaj i është nënshtruar edhe një vizite mjekoligjore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Efektivi i policisë, me origjinë nga Tepelena, ka treguar se gjatë shërbimit, herë pas here Nuredin Dumani e ka ofenduar rëndë nga familja dhe personaliteti, por ai në asnjë rast nuk ia ka kthyer dhe në asnjë rast nuk e ka ofenduar.

Sipas tij, pas goditjes, Nuredin Dumani është larguar drejt dhomës nr. 1, që ndodhet në katin e dytë në sektorin “C”, dhe se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e brendshme të sigurisë së burgut dhe është parë nga dy punonjës policie, Edmond Gjiriti dhe Kujtim Balliu.

Mësohet se të dy këta punonjës policie janë marrë në pyetje nga Policia e Burgjeve dhe kanë dëshmuar situatën e ndodhur më 7 gusht 2026, mes të paraburgosurit Dumani dhe efektivit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ndërsa për këtë ngjarje nuk është marrë në pyetje Nuredin Dumani.

Paralelisht me pyetjen e tyre, Policia e Burgjeve ka marrë edhe kamerat e sigurisë, ku dallohet qartë Nuredin Dumani, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe i qethur zero, që i gjuan me kovën e ujit punonjësit të policisë, Rexhep Sinaj.

Shkallët dhe ambienti i korridorit lagen nga uji dhe ushqimet shpërndahen në korridor. Pas kësaj shihen edhe dy punonjësit e policisë, si dhe disa të paraburgosur të tjerë, ku, pas qetësimit të situatës, ata largohen dhe dyert e sektorit “C” në katin e dytë mbyllen.

Rasti tregon se Nuredin Dumani, edhe pse i arrestuar prej 29 marsit 2022, ka dalë jashtë çdo rregulli dhe kontrolli institucional, duke mos shfaqur as pendesë për vrasjet e kryera. Ky nuk është incidenti i vetëm që bashkëpunëtori i SPAK, në disa dosje penale, ka kryer ndaj efektivëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ndërsa më parë Nuredin Dumani ka dhunuar fizikisht edhe të penduarin tjetër të SPAK, Amarildo Nikolli.

Herë pas here, efektivët e Mbrojtjes së Dëshmitarëve përdoren nga të penduarit e SPAK për të blerë cigare dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë në marketet afër burgut nr. 313 në Tiranë.

Ndërsa, nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme SPAK vijon ta mbajë Nuredin Dumanin si dëshmitar kryesor në dosjen “Plumbi i artë”, në dosjen penale kundër “Visit të Pojës” dhe anëtarëve të grupit të tij, në dosjen kundër Suel Çelës, në dosjen kundër Behar Bajrit dhe anëtarëve të grupit të tij, në dosjen kundër vëllezërve “Çopja”, në dosjen e trafikut të pistoletave nga Kosova në Shqipëri, në dosjen kundër Bujar Gërmizit dhe anëtarëve të tjerë dhe në një dosje të dy personave që konsiderohen “të fortë” në Fier dhe Durrës.

Ndërkohë, paralelisht me statusin e bashkëpunëtorit të SPAK, Nuredin Dumani është marrë i pandehur dhe rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në dosjen e “Plumbit të artë” dhe dosjen e “të fortit” të Shkodrës, Behar Bajri. Nuredin Dumani akuzohet zyrtarisht nga SPAK për 8 vrasje, disa tentativa vrasjeje, disa sigurime të kushteve për të kryer vrasje, disa grabitje me dhunë dhe armë dhe grup të strukturuar kriminal.

Incidenti me policin në burg vjen në një kohë kur SPAK është në fazën përfundimtare të dosjes penale “Plumbi i artë”, ku tashmë pritet leximi i pretencës, në të cilën prokuroria do të kërkojë para gjykatës masat e dënimit për secilin nga të pandehurit e procedimit nr. 75.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë