Aktualitet

U ekzekutua në Elbasan! Nëna shpëtoi Mond Hykën nga burgu, i mori autorësinë e armës Braziliane:…ka qënë e burrit që ka vdekur…

U ekzekutua në Elbasan! Nëna shpëtoi Mond Hykën nga burgu, i

Mond Mëhalla alias Mond Hyka, i cili ditën e djeshme (E diel) mbeti i vrarë me 3 plumba në oborrin e karburantit të tij “Xhaxhi Oil”, është dënuar në muajin Tetor 2025 me 1 vit burgim për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtjes të armëve të ftohta”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari i Elbasanit Elis Dine, vendosi të ulë dënimin në 8 muaj burgim dhe këtë kohë burgimi ta pezullojë duke ja kaluar në 16 muaj për të mbajtur kontakt me shërbimin e provës dhe mos kryejë asnjë vepër penale.

Viktima e djeshme e rregjistruar në Elbasan, u dënua vetëm për një thikë të madhe luftarake, me dorezë të zezë, e cila është gjendur brenda një këllëfi të zi, dy fishekë luftarake dhe një shkop gome me ngjyrë të zezë si ato të policisë.

Ndërkohë për një armë zjarri tip “TAURUS”, kalibër 9mm pistolotë prodhim Brazilian, ai është zhveshur nga përgjegjësia penale, pasi autorësinë e kësaj arme e mori nëna e tij, Fatmire Mëhalla, e cila fillimisht deklaroi në polici se arma e gjetur në banesën e saj i përket djalit, por disa muaj më vonë në një pyetje të dytë ajo ka deklaruar se pistoleta i përkiste burrit të saj që i kishte vdekur, por nuk dinte që sendi i paligjshëm ishte ende në banesë.

Një qëndrim i kundërt nga i pari që solli lirimin nga përgjegjësia penale të Mond Mëhallës alias Hykës por njëherësh çoi në ndjekje penale nënën e tij Fatmira Mëhalla, e cila u dënua me 1 vit burgim për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtjes të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar e moshuara, Fatmirë është dënuar me 8 muaj burgim, i cili është pezulluar duke u vënë në shërbim prove për një periudhë 16 mujore.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno arma dhe sendet e tjera të paligjshme në banesën e nënës dhe biznesin e Mond Mëhallës, janë gjetur pas dyshimeve se ai ishte i implikuar në tregtinë e kokainës në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, në 20 janar 2024 gjykata e Elbasanit ka lejuar kontrollin e banesave dhe automjeve të Mond Myka alias Mëhalla.

Shërbimet e policisë gjyqësore kanë bërë kontrollin e banesës së Mond Hyka, e ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë karburant “Xhaxhi Oil”.

Ndërkohë gjatë kontrollit, në banesën e shtetases Fatmirë Mëhalla (nëna e Mondit), në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit të djalit të saj, në sirtarin e komodinës, u konstatua një çantë marsup, me ngjyrë kafe, në brendësi të saj u konstatua një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Brazil” me 7 fishekë metalizato.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një pasaportë dhe kartë identifikuese Sllovene tërësisht e falsifikuar me emrin, Cvelto Smerekov si dhe një lejë qëndrimi Gjermane e rregullt.

Më pas u krye kontroll në biznesin e Mond Mëhalla, me mbishkrimin “Xhaxhi Oil”. Në katin e parë të këtij subjekti, tek zyra administrative u konstatuan 21.000 euro.

Gjatë kontrollit të katit të dytë të zyrave, u konstatua një thikë e madhe luftarake, me dorezë të zezë, e futur në këllëf të zi, dy fishekë luftarake dhe një shkop gome mengjyrë të zezë si ato të policisë.

Vetë Edmond Mëhalla nuk është arritur të kapet nga policia gjatë fazës së kontrolleve. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se dy ditë pas kontrolle të ushtruar në datën 22 janar 2024 është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale nëna e Edmond Mëhallës, Fatmirë Mëhalla, e cila ka deklaruar se:

”…në banesë jeton e vetme që  mbas vdekjes së bashkëshortit të saj.Tek dhoma ku u gjet arma e zjarrit  është dhoma e gjumit e djalit të saj, Edmond Mëhalla, por ai nuk jeton aty, por në një banesë tjetër në një pallat në afërsi të gjykatës. Nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në banesë…”.

(Ne foto: Pistoleta e gjetur ne 2024)

Ndërkohë 20 ditë pas këtij deklarimi, Fatmirë Mëhalla është paraqitur vetë në polici duke dhënë një deklarim të kundërt me atë të parin dhe pretenduar se arma e zjarrit prodhim Brazilian, i përkiste burrit të saj të vdekur.

Në dëshminë e saj ajo ka deklaruar se: “…jam paraqitur vetë në polici për të dhënë deklarime në lidhje me armën, e cila është gjetur në banesën time nga kontrolli i ushtruar nga policia. Ajo armë është gjetur në një dhomë në katin e dytë të banesës së saj,e cila i përkiste bashkëshortit të saj dhe e ka mbajt që në kohën kur ishte gjallë. Kjo shtetase ka menduar se arma ka qenë me leje. Arma u gjet në sirtarin e komodinës së njërës prej dhomave të katit të dytë të banesës dhe aty mund të jetë vendosur nga bashkëshorti, që në kohën kur ishte gjallë. Nuk kishte dijeni se aty ndodhej arma. Mbas vdekjes se bashkëshortit ka jetuar e vetme në banesë dhe ka fjetur në katin e parë. Deklaron se ka tre fëmijë. Një vajzë, e cila është martuar dhe jeton me bashkëshortin, ndërsa dy djemtë janë martuar dhe jetojnë në banesat e tyre…”.

Gjithashtu për këtë fakt është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale dhe biznesmeni që ditën e djeshme mbeti i vrarë, Mond Mëhalla, i cili ka deklaruar në policie se:

“…lidhur me thikën dhe shkopin e gomës të gjetur në katin e dytë të godinës së karburantit, unë i kam blerë si relikë dhe i kam vendosur si zbukurim tek zyrat e karburantit. Nuk kam pasur dijeni që këto sende ishin të kundraligjshme…”.

Ndërsa për sa i përket dy dokumentave sllovene të falsifikuara është marë në pyetje A.B., i cili ka deklaruar se:

“…Në lidhje me dokumentet e identifikimit sllovene që u gjetën në banesë i ka bërë tek një person në qytetin e Tiranës, të cilin nuk e njeh. I ka parë që reklamoheshin në një faqe interneti dhe ka kontaktuar nëpërmjet një faqeje interneti, ku pasi e ka takuar i ka paguar shumën prej 3000 eurosh, për t’u pajisur me këto dokumente. Sipas tij këto dokumente janë të rregullta…”.

Por e kundërta rezultoi gjatë kryerjes së aktit të ekspertimit, ku dolën tërësisht të falsifikuara./ 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë