Aktualitet

Tensione dhe përplasje në Komisionin e Ekonomisë/ Gjyqtarët duan mbi 9-fishin e asaj që parashikon draft-i i PS-së

Tensione dhe përplasje në Komisionin e Ekonomisë/ Gjyqtarët

TIRANA- Mazhoranca vijon të mbështesë propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Projektligji është shqyrtuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku socialistët argumentuan se formula respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mundësitë financiare të shtetit.

Bazuar në draftin përkatës, rritja do të jetë rreth 8500 lekë për pagën referuese të magjistratëve. Në lidhje me këtë, propozuesja e draftit Aulona Byklykbashi u shpreh se Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, por ia ka lënë Kuvendit zgjedhjen e mënyrës së llogaritjes. Sipas saj, me anë të kësaj nisme synohet jo vetëm përcaktimi i pagave por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit. 

“Me këtë nismë synojmë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Synojmë përcaktimin e pagave, por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit. Neni 138 garanton se pagat e përfitimeve dhe gjyqtarëve nuk mund të ulen. Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, zgjedhja është te ligjvënësi me kushtin që të mos ketë ulje. Koeficienti 0.38 është zgjedhur për garancitë kushtetuese për magjistratë, por edhe nga ana tjetër ta themi hapur, ka marrë në konsideratë mundësitë e buxhetit të shtetit”, tha propozuesja e draftit Aulona Byklykbashi.

Projektligji ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë, pasi përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se koeficienti i propozuar përmbush kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa nga Ministria e Financave u tha se kostoja është e pranueshme dhe bie dakord me këtë. 

“Falënderojmë propozuesit. Mendojmë se plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”, tha përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë. “Kostoja është e pranueshme, jemi dakord”, u tha nga Ministria e Financave. 

Nga ana tjetër, deputeti Eno Bozdo u shpreh se kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke shtuar se që në prill i është kërkuar qeverisë një projektligj. Në fund, ai bëri me dije se Partia Demokratike ka deklaruar se do të votojë kundër projektligjit të mazhorancës, i cili pritet të kalojë për miratim në seancën e 17 shtatorit. 

“Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që në prill iu kërkua qeverisë një projektligj dhe nuk e solli, por e sollën kolegët. Ne nuk na intereson fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj për ne. Në emër të grupit njoftoj se ne do të votojmë kundër këtij projektligji”, tha Bozdo. 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë